18/08/2026
Pas 6 viteve studime në Fakultetin e Mjekësisë, 4 viteve specializim në Shëndetësi Publike, 2 viteve trajnim në Epidemiologji të Terrenit dhe 4 viteve studime doktorale, në ambientet e Universitetit të Bratisllavës “Comenius” sot përmbylla me sukses një rrugëtim të gjatë akademik dhe profesional, duke mbrojtur temën e doktoratës dhe fituar titullin Doktor i Shkencave.
Këtë arritje ia dedikoj familjes sime, që ka qenë mbështetja ime në çdo hap, dhe vendit tim e qytetarëve të tij, të cilëve kam nderin t’u shërbej tash e 10 vite dhe të cilëve do të vazhdoj t’u shërbej, kudo dhe në çfarëdo përgjegjësie që e ardhmja do të më besojë.
Një kapitull i rëndësishëm përmbyllet sot dhe misioni vazhdon.
Faleminderit Zot, më bëjë vyeshëm për populli tim dhe shembull për djalin tim🙏
Dr. Donjet Bislimi MD. PhD.
Specialist i Shëndetësisë Publike