Psikologe-Terapiste stimulimi Besa Salihu

Psikologe-Terapiste stimulimi Besa Salihu +38345444480 📲

04/09/2026
Terapia e stimulimit është e rëndësishme për zhvillimin e përgjithshëm të fëmijës dhe mund të fillojë që në moshat e her...
08/05/2026

Terapia e stimulimit është e rëndësishme për zhvillimin e përgjithshëm të fëmijës dhe mund të fillojë që në moshat e hershme kur vërehen vështirësi apo vonesa në zhvillim. Ajo përkrah aftësitë kognitive, receptive, ekspresive, sociale, emocionale dhe vetëndihmuese.
Përmes lojës dhe aktiviteteve të strukturuara, fëmija mëson të komunikojë, të kuptojë udhëzimet, të shprehë nevojat e tij, të rrisë vëmendjen dhe të zhvillojë pavarësinë në jetën e përditshme.
Kjo terapi ndihmon gjithashtu në përmirësimin e ndërveprimit me të tjerët dhe në zhvillimin e aftësive bazë të nevojshme për moshën e tij.

Gabimet më të shpeshta të prindërve që pa vetëdije forcojnë sjelljet e padëshiruara te fëmijët •Dhënia e lodrës kur fëmi...
27/09/2025

Gabimet më të shpeshta të prindërve që pa vetëdije forcojnë sjelljet e padëshiruara te fëmijët
•Dhënia e lodrës kur fëmija qan
kjo e mëson fëmijën se çdo gjë mund të arrihet duke qarë.
•Mosaplikimi i pasojës pas një sjelljeje negative
kur mungon pasoja, fëmija nuk kupton rëndësinë e veprimeve të veta dhe nuk motivohen të ndjekin kërkesat e të rriturve.
•Konsistenca me fjalën “JO”
kur thuhet “jo”, ajo duhet të mbetet “jo”, përndryshe fëmija mëson të mos e marrë seriozisht.
•Premtimet duhet të mbahen
prindi nuk duhet të thotë “po” vetëm për ta qetësuar fëmijën. Nëse është premtuar se diçka do të ndodhë pasi të qetësohet, atëherë premtimi duhet përmbushur.

➡️ Fëmijët kuptojnë shumë dhe mësojnë kryesisht nga veprimet dhe premtimet e prindërve.

Shkruan shkronjën që mungon në fjalë • Ndihmon në zhvillimin e vëmendjes dhe përqendrimit, sepse fëmija duhet të shikojë...
24/09/2025

Shkruan shkronjën që mungon në fjalë

• Ndihmon në zhvillimin e vëmendjes dhe përqendrimit, sepse fëmija duhet të shikojë me kujdes fjalën dhe të vërejë cila shkronjë mungon.
• Përforcon aftësitë gjuhësore dhe drejtshkrimin, duke i mësuar fëmijës se si shkruhen fjalët në mënyrën e saktë. Kjo e ndihmon të lexojë dhe të shkruajë më lehtë edhe në të ardhmen.
• Nxit kujtesën vizuale dhe dëgjimore, sepse fëmija duhet ta kujtojë si duket fjala e plotë dhe ta lidhë tingullin me shkronjën që mungon.
• Përmirëson aftësitë motorike fine, pasi përmes shkrimit të shkronjës fëmija stërvit dorën dhe gishtat, gjë që është e rëndësishme për shkrimin, vizatimin dhe punët e tjera të vogla.
• Rrit vetëbesimin dhe motivimin, sepse kur fëmija e plotëson saktë fjalën, ai ndjehet i suksesshëm dhe i aftë, gjë që e inkurajon të vazhdojë të mësojë.

Rëndësia e mësimit të veprimeve përmes fotove• Ndihmon në zhvillimin e komunikimit fëmija mëson t’i lidhë veprimet me fj...
24/09/2025

Rëndësia e mësimit të veprimeve përmes fotove
• Ndihmon në zhvillimin e komunikimit
fëmija mëson t’i lidhë veprimet me fjalët, duke e pasuruar fjalorin.
• Nxit kujtesën vizuale
fotot e ndihmojnë fëmijën të mbajë mend më lehtë veprimet.
• Përmirëson të kuptuarit social
fëmija mëson çfarë bëjnë njerëzit në situata të ndryshme dhe si të sillet.
• Forcon lidhjen mes gjuhës dhe veprimit
ndihmon fëmijën të kuptojë se çdo fjalë lidhet me një veprim të caktuar.
• Mbështet zhvillimin e të menduarit
fëmija fillon të lidhë shkakun me pasojën

Address

Rr. Mbreti Zog
Lipjan
14000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+38349633162

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Psikologe-Terapiste stimulimi Besa Salihu posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Psikologe-Terapiste stimulimi Besa Salihu:

Shortcuts

Share