01/09/2026
Kontrollet e rregullta mjekësore janë një pjesë e rëndësishme e kujdesit për shëndetin, edhe atëherë kur nuk kemi simptoma apo shqetësime të dukshme.
Përmes kontrolleve periodike dhe analizave laboratorike mund të vlerësohet gjendja e përgjithshme e organizmit dhe të identifikohen në kohë ndryshime që mund të kërkojnë vëmendje ose ekzaminime të mëtejshme.
Lloji dhe shpeshtësia e kontrolleve varen nga mosha, gjendja shëndetësore, historia familjare dhe faktorët individualë të rrezikut. Për këtë arsye, kontrollet duhet të përshtaten sipas nevojave të secilit person dhe rekomandimit të mjekut.
Mos prisni shfaqjen e simptomave për t’u kujdesur për shëndetin tuaj.
Në ERA MED, realizoni analizat dhe kontrollet e nevojshme për monitorimin e gjendjes suaj shëndetësore.
📍 ERA MED – Qendra Diagnostike-Teraputike
📞 +383 49 897 333
📍 Rr. Hamdi Berisha, Malishevë