Spitali i Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” Mitrovicë

Spitali i Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” Mitrovicë Ofron shërbime shëndetësore të nivelit dytësor, bazuar në Ligjin për Shëndetësi, si njësi përbërëse e ShSKUK.

Në kuzhinën e Spitalit të Përgjithshëm"Dr. Sami Haxhibeqiri" në Mitrovicë, dita nis herët, atëherë kur kuzhinieret fillo...
24/06/2026

Në kuzhinën e Spitalit të Përgjithshëm"Dr. Sami Haxhibeqiri" në Mitrovicë, dita nis herët, atëherë kur kuzhinieret fillojnë të përgatisin vaktet e para për mbi 350 pacientë.

​Me një kujdes të jashtëzakonshëm për çdo detaj, me saktësi përgatitet supa e ngrohtë e mëngjesit, vezët e ziera apo të fërguara, si dhe desertët shoqërues që sjellin energjinë e duhur.

Çdo përbërës zgjidhet dhe trajtohet me dashuri, sikur të gatuhej për familjet tona.

​Puna vazhdon me të njëjtin ritëm e pasion edhe për vaktet vijuese.

Dreka dhe darka vijnë të kompletuara me gjellët kryesore të pasura me vlera ushqyese, sallatat e freskëta dhe pemët.

Menuja është e balancuar dhe e hartuar për të ofruar jo vetëm shije, por mbi të gjitha, shëndet.

​Pastërtia dhe kujdesi nuk janë thjesht rregulla, por kulturë pune. I gjithë procesi udhëhiqet nga standardet më të larta të higjienës prej 8 punëtoreve të kuzhinës dhe udhëheqëses së tyre, e cila monitoron me sy kritik çdo hap.

​Për të siguruar pastërti dhe ruajtje të freskisë, i gjithë ushqimi shpërndahet i ambalazhuar në pako njëpërdorimshe, sterile dhe të sigurta.

22/06/2026

Dr. Arben Hajrizi, Specialist i Gjinekologjisë në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, flet për PAP-testin, si metodë diagnostikuese që ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të qafës së mitrës.

Është përmbyllur me sukses java e dhurimit vullnetar të gjakut në Njësinë e Transfuzionit, në Spitalin e Përgjithshëm "D...
19/06/2026

Është përmbyllur me sukses java e dhurimit vullnetar të gjakut në Njësinë e Transfuzionit, në Spitalin e Përgjithshëm "Dr.Sami Haxhibeqiri" në Mitrovicë, e cila menaxhohet nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë.

​Dhuruesit i janë përgjigjur pozitivisht ftesës sonë, andaj jemi jashtëzakonisht falënderues secilit prej tyre.

Dhurimi i gjakut nga ana juaj është një akt i lartë human që shpëton jetë njerëzish.

​Dr. Keti, Dr. Arta dhe i gjithë stafi i infermierëve nga Njësia e Transfuzionit të Gjakut ju falënderojnë përzemërsisht dhe janë mirënjohës për solidaritetin e treguar.

​Ju njoftojmë se mundësia për të dhuruar gjak vullnetarisht vazhdon të mbetet e hapur çdo ditë pune!

Reparti i Internos në Spitalin e Përgjithshëm "Dr. Sami Haxhibeqiri" në Mitrovicë po merr pamje moderne.​Renovimet kanë ...
18/06/2026

Reparti i Internos në Spitalin e Përgjithshëm "Dr. Sami Haxhibeqiri" në Mitrovicë po merr pamje moderne.

​Renovimet kanë përfunduar dhe tashmë po kryhen detajet e fundit për funksionalizim të plotë.

​Ky repart tashmë do të ofrojë kushte shumë më të mira për pacientët që marrin mjekim dhe stafin që ofron shërbime shëndetësore.

​Renovimet do të vazhdojnë edhe në repartet e tjera, me qëllim të përmirësimit të kushteve.

17/06/2026

Pa lista pritjeje!
Dr. Gëzim Berisha, drejtor ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, flet për shërbimet shëndetësore që ofrohen në spital.

Sot, në Njësinë e Transfuzionit të Gjakut që ndodhet në Spitalin e Mitrovicës, po shënohet 14 qershori,  Dita Ndërkombët...
14/06/2026

Sot, në Njësinë e Transfuzionit të Gjakut që ndodhet në Spitalin e Mitrovicës, po shënohet 14 qershori, Dita Ndërkombëtare e Dhurimit të Gjakut, përmes një aksioni vullnetar.

Për të dhuruar gjak janë paraqitur vullnetarë të shumtë, duke përfshirë mjekë, infermierë, policë dhe qytetarë të tjerë.

Eja edhe ti, dhuro gjak, ndihmo pacientët dhe shpëto jetë!

Ju mirëpresim dhe ju falenderojmë që po përkrahni në vazhdimësi thirrjet tona për dhurim vullnetar të gjakut.

Aksioni do të vazhdojë deri me datë 18 qershor, në kuadër të organizimit që po bëhet nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë.

Dr. Ilir Bajraktari, specialist i Kardiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm "Dr. Sami Haxhibeqiri" në Mitrovicë, tregon p...
12/06/2026

Dr. Ilir Bajraktari, specialist i Kardiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm "Dr. Sami Haxhibeqiri" në Mitrovicë, tregon për faqen e spitalit se hipertensioni (shtypja e lartë e gjakut) është një gjendje ku gjaku ushtron presion më të lartë se normale në enët e gjakut.

​Mjeku sqaron se hipertensioni shpesh zhvillohet gradualisht dhe lidhet me faktorë si:

​✅ predispozita familjare;
✅ konsumimi i tepërt i kripës;
✅ mbipesha;
✅ mungesa e aktivitetit fizik;
✅ stresi dhe shprehitë e dëmshme.

​Dr. Bajraktari shpjegon se hipertensioni shpesh nuk jep simptoma të qarta, por me kalimin e kohës mund të dëmtojë zemrën, trurin dhe veshkat.

​​𝐊𝐞𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐚𝐭:

✅ të matni rregullisht shtypjen e gjakut;
✅ të kufizoni kripën në ushqim;
✅ të mbani peshë normale trupore;
✅ të kryeni aktivitet fizik çdo ditë;
✅ të shmangni duhanin dhe alkoolin;
✅ të merrni terapinë sipas udhëzimeve të mjekut.

​𝐌𝐞𝐬𝐚𝐳𝐡𝐢 𝐢 𝐦𝐣𝐞𝐤𝐮𝐭:

Kujdesi i hershëm dhe kontrollet e rregullta janë çelësi për mbrojtjen e zemrës suaj. ❤️

RADIOLOGIA SEJDIU: KANCERI I GJIRIT MUND TË ZBULOHET ME KONTROLLE  TË HERSHMEMe Dr. Arbnore Sejdiu, specialiste e Rradio...
11/06/2026

RADIOLOGIA SEJDIU: KANCERI I GJIRIT MUND TË ZBULOHET ME KONTROLLE TË HERSHME

Me Dr. Arbnore Sejdiu, specialiste e Rradiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm“Dr. Sami Haxhibeqiri”në Mitrovicë, flasim për rolin e mamografisë, ultrazërit të gjirit dhe diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve të gjirit, si dhe për rëndësinë e kontrolleve të rregullta në ruajtjen e shëndetit dhe ndërgjegjësimin për kujdesin ndaj vetes.

𝐃𝐨𝐤𝐭𝐨𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞̈, 𝐬𝐚 𝐢 𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐡𝐞̈𝐦 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐝𝐢𝐚𝐠𝐧𝐨𝐬𝐭𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐡𝐞𝐫𝐬𝐡𝐞̈𝐦 𝐧𝐞̈ 𝐥𝐮𝐟𝐭𝐞̈𝐧 𝐤𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐫 𝐤𝐚𝐧𝐜𝐞𝐫𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐫𝐢𝐭?

𝐃𝐫.𝐀𝐫𝐛𝐧𝐨𝐫𝐞 𝐒𝐞𝐣𝐝𝐢𝐮: Diagnostikimi i hershëm është një nga faktorët më të rëndësishëm në trajtimin e suksesshëm të kancerit të gjirit. Kur sëmundja zbulohet në fazat e para, mundësitë për shërim janë shumë të larta, trajtimi është më pak agresiv dhe cilësia e jetës së pacientes ruhet më mirë.

𝐂𝐢𝐥𝐢 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐫𝐨𝐥𝐢 𝐢 𝐫𝐚𝐝𝐢𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢𝐬𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐳𝐛𝐮𝐥𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐡𝐞𝐫𝐬𝐡𝐞̈𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐚𝐧𝐜𝐞𝐫𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐫𝐢𝐭?

𝐃𝐫.𝐀𝐫𝐛𝐧𝐨𝐫𝐞 𝐒𝐞𝐣𝐝𝐢𝐮: Radiologjia ka një rol kyç në zbulimin e hershëm të ndryshimeve në gji, shpesh përpara se ato të japin simptoma. Përmes mamografisë, ultrazërit dhe, në raste të caktuara, rezonancës magnetike, mund të identifikohen lezione shumë të vogla dhe të fillohet trajtimi në kohë.

𝐂̧𝐟𝐚𝐫𝐞̈ 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐦𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐬𝐞 𝐤𝐨𝐧𝐬𝐢𝐝𝐞𝐫𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐞𝐤𝐳𝐚𝐦𝐢𝐧𝐢𝐦𝐢 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐬𝐨𝐫?

𝐃𝐫.𝐀𝐫𝐛𝐧𝐨𝐫𝐞 𝐒𝐞𝐣𝐝𝐢𝐮: Mamografia është një ekzaminim radiologjik i gjirit që përdor doza shumë të ulëta të rrezatimit për të krijuar imazhe të detajuara të indit të gjirit. Ajo konsiderohet metoda standarde e depistimit të kancerit të gjirit, sepse mund të zbulojë ndryshime shumë të hershme, edhe para se të shfaqen simptoma apo të preken me dorë. Kjo mundëson diagnostikim dhe trajtim në kohë, duke rritur ndjeshëm mundësitë për shërim.

𝐍𝐞̈ 𝐜̧𝐟𝐚𝐫𝐞̈ 𝐦𝐨𝐬𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐤𝐨𝐦𝐚𝐧𝐝𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐪𝐞̈ 𝐠𝐫𝐚𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐢𝐥𝐥𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐨𝐥𝐥𝐞𝐭 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐭𝐚 𝐦𝐞 𝐦𝐚𝐦𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢?

𝐃𝐫.𝐀𝐫𝐛𝐧𝐨𝐫𝐞 𝐒𝐞𝐣𝐝𝐢𝐮: Për gratë me rrezik mesatar, rekomandohet fillimi i mamografisë së rregullt nga mosha 40 vjeç, me intervale të përshtatura sipas moshës dhe këshillës së mjekut. Gratë me histori familjare ose faktorë të tjerë rreziku mund të kenë nevojë të fillojnë kontrollet më herët.

𝐂𝐢𝐥𝐢 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐫𝐨𝐥𝐢 𝐢 𝐮𝐥𝐭𝐫𝐚𝐳𝐞̈𝐫𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐮𝐫 𝐫𝐞𝐤𝐨𝐦𝐚𝐧𝐝𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐚𝐢 𝐤𝐫𝐚𝐡𝐚𝐬 𝐦𝐚𝐦𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐬𝐞̈?

𝐃𝐫.𝐀𝐫𝐛𝐧𝐨𝐫𝐞 𝐒𝐞𝐣𝐝𝐢𝐮: Ultrazëri i gjirit është një metodë që ndihmon në vlerësimin e ndryshimeve të zbuluara në mamografi ose gjatë ekzaminimit klinik. Ai është veçanërisht i dobishëm tek gratë me inde të dendura të gjirit dhe tek gratë më të reja.

𝐀 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐳𝐛𝐮𝐥𝐨𝐣𝐞̈ 𝐦𝐚𝐦𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐚 𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢 𝐩𝐚𝐫𝐚 𝐬𝐞 𝐚𝐭𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐞̈𝐡𝐞𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐞𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐨𝐬𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐚𝐩𝐢𝐧 𝐬𝐢𝐦𝐩𝐭𝐨𝐦𝐚?

𝐃𝐫.𝐀𝐫𝐛𝐧𝐨𝐫𝐞 𝐒𝐞𝐣𝐝𝐢𝐮:Po. Një nga avantazhet më të mëdha të mamografisë është aftësia e saj për të zbuluar ndryshime shumë të vogla, si mikro-kalcifikimet ose lezione të hershme, vite përpara se ato të bëhen të prekshme apo të shkaktojnë simptoma.

𝐂𝐢𝐥𝐚𝐭 𝐣𝐚𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐞𝐧𝐣𝐚𝐭 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐮𝐤 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐧 𝐧𝐞𝐠𝐥𝐢𝐳𝐡𝐮𝐚𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐨𝐥𝐥 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐞𝐧𝐣𝐞̈𝐡𝐞𝐫𝐬𝐡𝐞̈𝐦 𝐭𝐞 𝐦𝐣𝐞𝐤𝐮?

𝐃𝐫.𝐀𝐫𝐛𝐧𝐨𝐫𝐞 𝐒𝐞𝐣𝐝𝐢𝐮: Çdo masë ose fryrje e re në gji, ndryshime në formën ose madhësinë e gjirit, tërheqje të thithkës, rrjedhje nga thithka, skuqje apo ndryshime të lëkurës së gjirit, si dhe dhimbje të vazhdueshme, duhet të vlerësohen nga mjeku pa vonesë.

𝐀 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐣𝐧𝐞̈ 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐨𝐥𝐥𝐞 𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐬𝐡𝐭𝐚 𝐠𝐫𝐚𝐭𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐚𝐧𝐞̈ 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐚𝐧𝐜𝐞𝐫𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐫𝐢𝐭?

𝐃𝐫.𝐀𝐫𝐛𝐧𝐨𝐫𝐞 𝐒𝐞𝐣𝐝𝐢𝐮:Po. Gratë me histori familjare të kancerit të gjirit ose të vezoreve konsiderohen me rrezik më të lartë dhe duhet të ndjekin një program individual të depistimit, i cili mund të përfshijë kontrolle më të shpeshta dhe metoda shtesë diagnostikuese.

𝐒𝐚 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐬𝐡 𝐫𝐞𝐤𝐨𝐦𝐚𝐧𝐝𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐨𝐥𝐥𝐞𝐭 𝐫𝐚𝐝𝐢𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢𝐤𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐫𝐢𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐠𝐫𝐚𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚 𝐟𝐚𝐤𝐭𝐨𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐣𝐨𝐡𝐮𝐫 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐮?

𝐃𝐫.𝐀𝐫𝐛𝐧𝐨𝐫𝐞 𝐒𝐞𝐣𝐝𝐢𝐮: Në përgjithësi, për gratë me rrezik mesatar rekomandohet mamografia periodike sipas moshës dhe udhëzimeve të specialistit. Frekuenca e kontrolleve përcaktohet individualisht, por kontrollet e rregullta janë thelbësore për zbulimin e hershëm.

𝐒𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐠𝐫𝐚 𝐤𝐚𝐧𝐞̈ 𝐟𝐫𝐢𝐤𝐞̈ 𝐧𝐠𝐚 𝐦𝐚𝐦𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐚. 𝐀 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐞̈ 𝐞 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐚 𝐳𝐠𝐣𝐚𝐭 𝐞𝐤𝐳𝐚𝐦𝐢𝐧𝐢𝐦𝐢?

𝐃𝐫.𝐀𝐫𝐛𝐧𝐨𝐫𝐞 𝐒𝐞𝐣𝐝𝐢: Mamografia është një procedurë e sigurt, me ekspozim minimal ndaj rrezatimit. Ekzaminimi zgjat vetëm disa minuta. Mund të shkaktojë një ndjesi të lehtë presioni ose parehatie, por kjo është e përkohshme dhe përfitimet e ekzaminimit janë shumë më të mëdha.
𝐂𝐢𝐥𝐚𝐭 𝐣𝐚𝐧𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐢𝐭𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐤𝐨𝐦𝐛𝐢𝐧𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐦𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐬𝐞̈ 𝐦𝐞 𝐮𝐥𝐭𝐫𝐚𝐳𝐞̈𝐫𝐢𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐝𝐢𝐚𝐠𝐧𝐨𝐬𝐭𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐬𝐞̈𝐦𝐮𝐧𝐝𝐣𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐫𝐢𝐭?

𝐃𝐫.𝐀𝐫𝐛𝐧𝐨𝐫𝐞 𝐒𝐞𝐣𝐝𝐢𝐮: Kombinimi i këtyre metodave rrit ndjeshmërinë diagnostikuese, sidomos tek gratë me inde të dendura të gjirit. Mamografia dhe ultrazëri plotësojnë njëra-tjetrën, duke mundësuar identifikimin më të saktë të ndryshimeve dhe diferencimin e lezioneve beninje nga ato malinje.

𝐂𝐢𝐥𝐢 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐦𝐞𝐬𝐚𝐳𝐡𝐢 𝐣𝐮𝐚𝐣 𝐩𝐞̈𝐫 𝐠𝐫𝐚𝐭𝐞̈ 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐨𝐥𝐥𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐭𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐫𝐢𝐭?

𝐃𝐫.𝐀𝐫𝐛𝐧𝐨𝐫𝐞 𝐒𝐞𝐣𝐝𝐢𝐮: Mesazhi im për çdo grua është të mos presë shfaqjen e simptomave. Kontrollet e rregullta dhe diagnostikimi i hershëm shpëtojnë jetë.

Të kujdesemi për shëndetin tonë, sepse jeta është dhurata më e çmuar 🩷.
Shëndeti juaj është prioriteti ynë 🤍.

Dhuro gjak, jep shpresë, bashkohu edhe ti në Aksionin për Ditën Ndërkombëtare të Dhurimit të GjakutNjësia e Qendrës Komb...
10/06/2026

Dhuro gjak, jep shpresë, bashkohu edhe ti në Aksionin për Ditën Ndërkombëtare të Dhurimit të Gjakut

Njësia e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut në Mitrovicë, e cila shërben në kuadër të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë dhe ofron shërbime për nevoja të pacientëve të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm "Dr. Sami Haxhibeqiri" në Mitrovicë, nga data 11 qershor deri më 18 qershor 2026, do të fillojë organizimin e aktiviteteve për dhurim vullnetar të gjakut.

​Çdo vit më 14 qershor, bota bashkohet për të shënuar "Ditën Ndërkombëtare të Dhurimit të Gjakut".

​Për nder të kësaj dite, Njësia e Qendrës Kombëtare për Transfuzionin e Gjakut, me përkrahje nga Spitali i Përgjithshëm "Dr.Sami Haxhibeqiri" në Mitrovicë do të organizojë aktivitete për dhurim vullnetar të gjakut.

​Aksioni për dhurim të gjakut do të organizohet nga data 11.06.2026 deri më 18.06.2026 në Njësinë e Transfuzionit të Gjakut, në ambientet e spitalit.

Për t'iu përshtatur sa më mirë mundësive tuaja, qendra do të jetë e hapur edhe gjatë fundjavës, ​e shtunë dhe e diel, nga ora 07:00 deri në 14:00.

Ju sjellim mesazhet e dy specialistsve të Transfuzionit, lidhur me rëndësinë e dhurimit të gjakut.

Dr. Kimete Miftari- "Janë çastet e vështirësive ato që na përcaktojnë. Tejkalo motivin edhe ti bashkë me ne, duke dhuruar gjak dhe duke shpëtuar jetë"

Dr. Arta Kalludra- "Dhuro gjak, jep shpresë, zgjat jetë!"

Dr. Fatbardh Rexha, mjeku i Spitalit të Mitrovicës që kreu mbi 2 mijë operacione​Në rrugëtimin e tij 9-vjeçar si kirurg ...
09/06/2026

Dr. Fatbardh Rexha, mjeku i Spitalit të Mitrovicës që kreu mbi 2 mijë operacione

​Në rrugëtimin e tij 9-vjeçar si kirurg në Spitalin e Përgjithshëm "Dr. Sami Haxhibeqiri" në Mitrovicë, Dr. Fatbardh Rexha, specialist i Kirurgjisë, dëshmon çdo ditë se mjekësia nuk është thjesht një profesion, por një mision njerëzor.

​Vitet e tij të punës shquhen për një dinamikë të jashtëzakonshme pune, me mbi 2 mijë operacione, mbi 1 mijë procedura invazive dhe endoskopike (ndërhyrje me aparaturë laparaskop, pa hapur barkun), si dhe me mijëra ekzaminime fizike të kryera me sukses.

​Për Dr. Fatbardhin, pas çdo shifre dhe suksesi qëndron një e vërtetë e madhe.

​"Shëndeti është e drejtë, jo luks, realizimi i kësaj të drejte dhe përmirësimi i kualitetit të jetës së pacientëve është satisfaksioni më i madh në karrierën time. Kirurgjia është një fushë komplekse që kërkon angazhim maksimal, besim të plotë dhe, mbi të gjitha, empati-dhembshuri dhe mirëkuptim për tjetrin", thekson ai.

​Dr. Bardhi, siç e njohin në spital dhe në popullatë, tregoi se ky rrugëtim është i pamundur pa një punë të konsoliduar ekipore.

Duke sqaruar punënne tij, ai na tregon se çdo ndërhyrje, nga programet elektive (operacionet e planifikuara me kohë) si kolelitiazat (gurët në tëmth), herniet e paretit abdominal (dhjami ose zorrët që dalin nga muri i barkut / thyerjet në bark) dhe tumoret e traktit intestinal (sëmundjet tumorale në zorrë), kërkon bashkërendim të plotë të forcave mes kolegëve.

​"Secili rast është i veçantë dhe i paprecedent (i paparë më herët), kjo i jep kuptim numrit të madh të rasteve, i cili me punë e përkushtim përkthehet në kualitet të lartë të shërbimit", u shpreh ai.

​Sipas tij, në mesin e shumë rasteve të ndjeshme, traumat (lëndimet dhe plagosjet e rënda nga aksidentet) mbeten sfidat më delikate.

Një shembull i guximit profesional dhe i bashkëpunimit, që është sukses i Spitalit të Mitrovicës.

​Vendosmëria e Dr. Fatbardhit me kolegët dhe koordinimi me ekipin e anestezionit bënë që operacionet të përfundojnë me sukses të plotë, duke shpëtuar jetë.

​Me një vizion të qartë për të ardhmen, Dr. Fatbardhi beson se angazhimi në profesion duhet të jetë i vazhdueshëm, bashkëpunimi obligativ dhe qasja ndaj pacientit gjithmonë afirmative dhe mbështetëse e pozitive.

Address

Lagja Bajr-Mitrovicë
Mitrovica
40000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Spitali i Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” Mitrovicë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category