17/02/2026
🌿 Alergjitë ajrore – çfarë duhet të dimë?
Alergjitë ajrore janë reagime të sistemit imunitar ndaj grimcave shumë të vogla që ndodhen në ajër dhe që thithen gjatë frymëmarrjes. Tek personat alergjikë, trupi i percepton këto substanca si të rrezikshme dhe shkakton simptoma të ndryshme.
🔎 Cilat janë llojet më të shpeshta të alergjive ajrore?
• Riniti alergjik (alergjia e hundës)
• Konjuktiviti alergjik (irritimi i syve)
• Astma alergjike
🌼 Çfarë i shkakton alergjitë ajrore?
• Polenët e bimëve (barishte, pemë, lule, shkurre)
• Pluhuri i shtëpisë
• Qimet e kafshëve
• Myku dhe sporet e kërpudhave
• Ndotës të ajrit dhe tymi
🤧 Cilat janë simptomat më të zakonshme?
• Teshtima të shpeshta
• Hundë që rrjedh ose bllokohet
• Kruarje në hundë, sy ose fyt
• Lotim dhe skuqje e syve
• Kollë, fishkëllimë në frymëmarrje
• Vështirësi në frymëmarrje ose shtrëngim në kraharor
Diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi i duhur ndihmojnë shumë në kontrollin e alergjive dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.
Në Unilab Clinic Laboratories ofrohen shërbime nga Alergologu dhe Imunologu Dr. Denis Gorçi:
Dr. Denisi do të jetë në shërbimin tuaj:
E martë: 14:00 - 18:30
E mërkurë: 14:00 - 18:30
E enjte: 14:00 - 18:30
Adresa: Unilab Clinic Laboratories, rruga General Wesley Clark, Rruga e Spitalit, Pejë.
Për termine kontaktoni në: 048 600 885 dhe 049 856 422