31/07/2026
Pas më shumë se 20 vitesh besimi, Besa na besoi përsëri kujdesin për shëndetin dhe estetikën e buzëqeshjes së saj. 🦷✨
Me një planifikim të detajuar klinik, teknologji moderne dhe përkushtim profesional, realizuam rehabilitimin e buzëqeshjes së saj me implante dentare të planifikuara me guidë kirurgjikale dhe kurora prej zirkoni, duke rikthyer funksionin, estetikën dhe sigurinë në buzëqeshje.
Faleminderit Besës për besimin e vazhdueshëm ndër vite. Marrëdhëniet afatgjata me pacientët janë dëshmia më e bukur e punës sonë profesionale.
Foto e publikuar me lejen dhe pëlqimin e pacientit.