03/08/2026
Departamenti i Kirurgjisë Pediatrike në International Hospital i bashkohet shënimit të Javës Botërore të Ushqyerjes me Gji, duke theksuar rëndësinë e saj për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjave.
Qumështi i gjirit është ushqimi ideal për muajt e parë të jetës, duke siguruar lëndët ushqyese të nevojshme, mbrojtje ndaj infeksioneve dhe një bazë të fortë për rritje të shëndetshme. Përveç përfitimeve për foshnjën, ushqyerja me gji ndihmon edhe në shëndetin e nënës dhe forcon lidhjen mes saj dhe fëmijës.
Në International Hospital, jemi të përkushtuar të mbështesim çdo nënë me kujdes profesional, këshillim dhe inkurajim në këtë rrugëtim të rëndësishëm.
Së bashku promovojmë një fillim më të shëndetshëm për çdo fëmijë. 💙