Spitali i Përgjithshëm Pejë

Spitali i Përgjithshëm Pejë Kjo është faqja zyrtare e Spitalit Përgjithshëm - Pejë
(2)

Java e re nis me të njëjtin mision: kujdes, përkushtim dhe përgjegjësi ndaj çdo pacienti. Në Spitalin e Përgjithshëm në ...
24/08/2026

Java e re nis me të njëjtin mision: kujdes, përkushtim dhe përgjegjësi ndaj çdo pacienti.

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, çdo ditë është një angazhim i përbashkët i stafit tonë për të qenë pranë qytetarëve dhe për të ofruar shërbime shëndetësore me profesionalizëm dhe humanizëm.

Të gjithë pacientëve u dëshirojmë shërim të shpejtë, ndërsa stafit shëndetësor një javë të mbarë dhe punë të suksesshme.

Shëndeti dhe kujdesi për pacientin mbeten prioriteti ynë çdo ditë.

PËRMBLEDHJA JAVORE E SHËRBIMEVE TË OFRUARAGjatë javës së kaluar, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë ofruar me përku...
24/08/2026

PËRMBLEDHJA JAVORE E SHËRBIMEVE TË OFRUARA

Gjatë javës së kaluar, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë ofruar me përkushtim mijëra shërbime shëndetësore për qytetarët. Më poshtë gjeni disa nga treguesit kryesorë të punës sonë:

33 foshnje kanë lindur, ndërsa sa i përket gjinisë, 14 ishin vajza dhe 19 djem.

Shërbimet tjera të ofruara

3,599 vizita specialistike

273 pranime të reja

155 pacientë të hospitalizuar mesatarisht në ditë

267 lëshime nga spitali

5 vdekje

1,532 pacientë kanë kryer gjithsej 18,017 analiza laboratorike

51 operacione të kryera

293 seanca të dializës

Imazheri dhe diagnostikë

754 rëntgene

355 ultrazëra (EHO)

112 ekzaminime me CT

74 ekzaminime me MRI

29 ekokardiografi

11 ergometri

9 gastroskopi

6 kolonoskopi

4 mamografi

Shërbime fiziatrike

225 shërbime fiziatrike gjithsej, prej tyre:

175 procedura fiziatrike

50 vizita në fizioterapi

Spitali i Përgjithshëm në Pejë vazhdon të jetë në shërbimin tuaj 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, duke ofruar kujdes profesional dhe shërbime cilësore shëndetësore.

Faleminderit për besimin tuaj!

“Kujdesi për shëndetin nuk njeh ditë pushimi ”“Pranë pacientëve tanë, çdo ditë, përfshirë vikendin.”Spitali i Përgjithsh...
21/08/2026

“Kujdesi për shëndetin nuk njeh ditë pushimi ”

“Pranë pacientëve tanë, çdo ditë, përfshirë vikendin.”

Spitali i Përgjithshëm në Pejë

6 foshnja kanë ardhur në jetë gjatë 24 orëve të fundit – 3 djem dhe 3 vajza. Urime të përzemërta familjeve!Shërbimet tje...
21/08/2026

6 foshnja kanë ardhur në jetë gjatë 24 orëve të fundit – 3 djem dhe 3 vajza. Urime të përzemërta familjeve!

Shërbimet tjera të realizuara gjatë 24 orëve të fundit:
• 573 vizita të realizuara në repartet dhe ambulancat specialistike
• 43 pacientë të rinj janë pranuar për trajtim
• 151 pacientë të hospitalizuar
• 253 pacientë kanë kryer analiza laboratorike, me gjithsej 3,027 analiza të realizuara
•8 operime
• 41 seanca të hemodializës janë realizuar për pacientët që kanë nevojë për këtë trajtim jetik

Ekzaminime dhe procedura diagnostike:
• 96 rentgene
• 67 eko
• 23 CT
• 15 MRI
• 2 ehografi
• 2 gastroskopi
• 39 shërbime fiziatrike

Falënderojmë mjekët, infermierët, mamitë, teknikët dhe gjithë stafin mbështetës për profesionalizmin, përkushtimin dhe kujdesin e vazhdueshëm që ofrojnë për çdo pacient.

Spitali i Përgjithshëm Pejë – çdo ditë në shërbim të pacientëve, me profesionalizëm, përkushtim dhe kujdes.

20/08/2026
ANEMIA – SIMPTOMAT MË TË ZAKONSHME DHE RËNDËSIA E KONTROLLITAnemia është një gjendje që shfaqet kur organizmi nuk ka mja...
20/08/2026

ANEMIA – SIMPTOMAT MË TË ZAKONSHME DHE RËNDËSIA E KONTROLLIT

Anemia është një gjendje që shfaqet kur organizmi nuk ka mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut ose hemoglobinë për të transportuar në mënyrë të përshtatshme oksigjenin në inde.

Simptomat më të zakonshme mund të përfshijnë:
🔹 Lodhje dhe dobësi të vazhdueshme
🔹 Zbehje të lëkurës
🔹 Marramendje ose dhimbje koke
🔹 Rrahje të shpejta të zemrës
🔹 Frymëmarrje të vështirësuar gjatë aktivitetit
🔹 Duar dhe këmbë të ftohta
🔹 Vështirësi në përqendrim

Shkaqet e anemisë janë të ndryshme. Mungesa e hekurit është një prej shkaqeve më të shpeshta, por anemia mund të lidhet edhe me mungesën e vitaminave, humbjen e gjakut, sëmundje kronike apo gjendje të tjera shëndetësore.

Pse është i rëndësishëm kontrolli?

Nëse simptomat vazhdojnë, konsultimi me mjekun dhe analizat e nevojshme laboratorike ndihmojnë në përcaktimin e shkakut dhe trajtimit të duhur. Mos përdorni preparate të hekurit pa këshillën e profesionistit shëndetësor, pasi jo çdo anemi shkaktohet nga mungesa e hekurit.

Kujdesi për shëndetin fillon me informimin dhe kontrollin në kohë.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë
Edukim shëndetësor për një komunitet më të informuar.

RAPORT DITOR – SPITALI I PËRGJITHSHËM PEJË6 foshnja kanë ardhur në jetë gjatë 24 orëve të fundit – 4 djem dhe 2 vajza . ...
20/08/2026

RAPORT DITOR – SPITALI I PËRGJITHSHËM PEJË

6 foshnja kanë ardhur në jetë gjatë 24 orëve të fundit – 4 djem dhe 2 vajza . Urime të përzemërta familjeve!.

Shërbimet tjera të realizuara gjatë 24 orëve të fundit:
• 598 vizita të realizuara në repartet dhe ambulancat specialistike
• 42 pacientë të rinj janë pranuar për trajtim
• 159 pacientë të hospitalizuar
• 252 pacientë kanë kryer analiza laboratorike, me gjithsej 3,067 analiza të realizuara •8 operime
• 48 seanca të hemodializës janë realizuar për pacientët që kanë nevojë për këtë trajtim jetik

Ekzaminime dhe procedura diagnostike:
• 116 rentgene
• 56 eko
• 22 CT
• 15 MRI
• 11 ehografi
• 6 ergometri
• 4 kolonoskopi
• 45 shërbime fiziatrike

Falënderojmë mjekët, infermierët, mamitë, teknikët dhe gjithë stafin mbështetës për profesionalizmin, përkushtimin dhe kujdesin e vazhdueshëm që ofrojnë për çdo pacient.

Spitali i Përgjithshëm Pejë – çdo ditë në shërbim të pacientëve, me profesionalizëm, përkushtim dhe kujdes.

Rezervoni terminin nga shtëpiaJu rikujtojmë se terminet për vizita specialistike dhe kryerjen e analizave në Spitalin e ...
19/08/2026

Rezervoni terminin nga shtëpia

Ju rikujtojmë se terminet për vizita specialistike dhe kryerjen e analizave në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, mund ti caktoni edhe përmes telefonit, pa pasur nevojë të vini fillimisht në spital për rezervim termini.

Vizita specialistike
Terminet për vizitë specialistike mund ti caktoni duke telefonuar ditëve të punës nga ora 12:00 – 14:00 në numrin:
044 113 104

Analizat laboratorike
Terminet për analiza laboratorike mund ti caktoni duke telefonuar ditëve të punës nga ora 12:00 – 14:00 në numrin: 044 473 570

Kurseni kohë, shmangni pritjet dhe planifikoni vizitën tuaj me vetëm një telefonatë.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë mbetet i përkushtuar për të ofruar shërbime sa më të qasshme dhe efikase për qytetarët.

666 pacientë janë vizituar vetëm dje tek Mjekët tonë specialist. 39 Pacientë nga këta që janë vizituar dje kemi pranuar ...
19/08/2026

666 pacientë janë vizituar vetëm dje tek Mjekët tonë specialist.
39 Pacientë nga këta që janë vizituar dje kemi pranuar për trajtim të mëtutjeshëm. 186 pacientë aktualisht po trajtohen në Spitalin tonë.

Ja edhe disa të dhëna tjera për punë e djeshme:

🧪 292 Pacientë kanë kryer dje 3,747 analiza;
👶 7 lindje, lindën 5 djem dhe 2 vajza;
🏨 12 Operime kemi kryer me sukses;
💉47 dializa
📸 132 Rëntgen • 🩻 82 Ultrazëra • 30 CT •🧲 13 MRI;
🩺 13 Ehokardiografi •🫀⚡3 Ergometri •🩺🔍 2 Gastroskopi ;
🏃‍♂️ 52 Shërbime fiziatrike.

Ne jemi këtu për ju, 24/7/365. Faleminderit për besimin tuaj!

14,494 EKG kemi kryer për 6 muaj!Elektrokardiograma (EKG) është një ekzaminim i shpejtë, i sigurt dhe pa dhimbje që regj...
18/08/2026

14,494 EKG kemi kryer për 6 muaj!

Elektrokardiograma (EKG) është një ekzaminim i shpejtë, i sigurt dhe pa dhimbje që regjistron aktivitetin elektrik të zemrës. Ajo ndihmon në vlerësimin e ritmit të zemrës dhe në zbulimin e çrregullimeve të mundshme kardiake.

EKG-ja kryhet veçanërisht te pacientët me dhimbje në gjoks, rrahje të çrregullta të zemrës, vështirësi në frymëmarrje, marramendje apo dobësi, por edhe gjatë kontrolleve dhe monitorimit të pacientëve me probleme të zemrës.

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, gjatë periudhës janar–qershor 2026, janë kryer gjithsej 14,494 EKG.

Ky numër pasqyron volumin e lartë të shërbimeve diagnostikuese dhe rëndësinë e EKG-së në vlerësimin e shpejtë dhe në kohë të gjendjes së pacientëve.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë mbetet në dispozicion të pacientëve, duke ofruar shërbime shëndetësore profesionale dhe të vazhdueshme.

Address

Nenë Tereza P. N
Pejë
30000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Spitali i Përgjithshëm Pejë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Spitali i Përgjithshëm Pejë:

Shortcuts

Share

Category