20/07/2026
Terapia e shumëfishtë (politerapia) dhe Terapia e shumëllojshme (polifarmacia)
Politerapia është trajtimi i një ose më shumë problematikave shëndetësore të një pacienti me dy ose më shumë barna. 💊💊
Është e kundërta e monoterapisë/përdorimit të një bari të vetëm nga pacienti.
Tek kjo e fundit, përparësi është që efektet anësore përgjatë këtij regjimi terapeutik janë më të rralla dhe më të lehta me rastin e manifestimit të tyre. 💊
Pra, që të dyja llojet e terapisë janë të paramenduara dhe të koordinuara nga stafi medicinal me rastin e përshkrimit të recetave mjekësore në atë formë që efekti terapeutik i barnave të jetë maksimal.
Kurse, përparësitë e politerapisë janë:
🔆Efekti përforcues i barnave (sinergjizmi),
🔆Mbulueshmëria më e gjerë e terapisë kundrejt indikacioneve të shumëfishta,
🔆Efekt më i shpejtë terapeutik, etj.
Polifarmacia - është term përshkrues i përdorimit të më shumë se 5 barnave njëkohësisht nga një pacient. 💊💊💊💊💊
Tek polifarmacia mund të mos ekzistojë një marrëdhënie e dobishme, shkencore ose logjike mes barnave të cilat përdoren njëkohësisht nga i njëjti pacient. Pikërisht ky është edhe shkaku kryesor i rrezikut nga kjo gjendje.🙎🏻♂️
Polifarmacia mund të paraqitet për disa arsye:
➡️Politerapia për shumë indikacione të njëkohësishme tek një pacient 💊💉🩹🛟
➡️Kontrollat e shpeshta tek specialistët e ndryshëm dhe përshkrimi i terapive të ngjashme për të njëjtin pacient 🔁,
➡️Përdorimi i barnave tjera nga idetë vetjake të pacientit 💡,
➡️Barnat e njëjta - brendet e ndryshme, etj.
Dukuria e polifarmacisë mund të jetë e rrezikshme e në disa raste kërcënuese për jetën⚠️.
Pikërisht në këto skenare të papërshtatshme dhe kërcënuese për mirëqenien e pacientit, vie në shprehje roli profesional i farmacistit.👨🏻⚕️
Menaxhimi i rrezikshmërisë së polifarmacisë bëhet me anë të strategjisë së rishikimit të terapisë së pacientit 📑👨🏻💻.
Përgjatë ushtrimit të këtij funksioni, nevojitet bashkëpunim i ngushtë ndërprofesional mes farmacistit dhe stafit tjetër mjekësor (mjek, specialist, fizioterapeut, etj) - me të vetmin qëllim që shëndeti i pacientit të jetë në qendër; çasje kjo bashkëkohore në trajtimin e problematikave shëndetësore 🩺⚕️.
Roli i farmacistit (si hallka e fundit parandaluese e problemeve të lidhura me barnat) është gjithmonë jetik për pacientin.