17/03/2026
Çrregullimi i Procesimit Sensorik (Sensory Processing Disorder - SPD)
Çrregullimi i Procesimit Sensorik (SPD) është një çrregullim që ndikon në mënyrën se si fëmijët përpunojnë informacionin sensorik, si tingujt, dritat, prekja dhe shija. Fëmijët me SPD mund të reagojnë në mënyra të tepruara ose të mbyllura ndaj stimujve qe nuk janë të dukshëm për të tjerët. Kjo ndikon në sjelljen, angazhimin social dhe performancën e përditshme të fëmijës.
Simptomat e individëve me SPD mund të përfshijnë:
1. Reagime të tepruara ndaj stimujve sensorik - Fëmijët me SPD mund të duken të shqetësuar nga dritat e forta, zhurmat e larta, teksturat e ndryshme të ushqimit ose rrobave, ose nga prekje të ndryshme, duke i bërë ata të shmangin ose të ndjenjë ankth nga këta stimuj.
2. Mungesa e ndjeshmërisë ndaj stimujve sensorik - Disa fëmijë me SPD mund të mos ndjenjë dhimbje ose të mos reagojnë ndaj stimujve që të tjerët mund t'i ndjenjë si të tepërta, si për shembull, duke mos u shqetësuar kur janë të ftohtë ose të nxehtë, ose kur janë të lënduar.
3. Vështirësi në përqendrim dhe angazhim - Fëmijët me SPD shpesh kanë vështirësi të perqendrohen për shkak të mundësisë për të u shqetësuar nga stimujt e jashtëm që ndodhin gjatë aktiviteteve të përditshme.
4. Ankth dhe frikë nga situata te caktuara - Ata mund të ndjenjë ankth të tepruar në situata ku ka shumë stimuj, si në ambiente të zhurmshme, të mbushura me nierëz, ose kur duhet të bëjnë aktivitete që kërkojnë kontakt fizik.
5. Probleme në aktivitete motorike - Fëmijët me SPD shpesh kanë vështirësi në zhvillimin e aftësive motorike të koordinuara për shkak të problemeve në perpunimin e informacionit senzorial qe ndihmon në ekzekutimin e lëvizjeve të sakta, si të vrapuarit, të kapurit ose të lëvizurit ngadalë me qëllim.
6. Preferencë per sjellje të përsëritura dhe aktivitetet të njohura - Ata shpesh preferojnë të përsërisin aktivitete që i japin atyre një ndjesi të njohur dhe të sigurt, dhe mund të shmangin ndryshimet ose aktivitetet që ndihen të papritura ose të pasigurta.
7. Vështirësi me ushqimin dhe zakonet e të ngrënit - Fëmijët me SPD shpesh janë shumë të ndjeshëm ndaj shijeve dhe teksturave të ushqimeve, dhe mund të kenë preferenca shumë të ngushta ose të refuzojnë ushqime që janë të reja ose që kanë tekstura të papëlqyeshme për ta.
Trajtimi për SPD përfshin terapinë stimuluese, e cila ndihmon fëmijët të mësojnë mënyra të përshtatshme për t'u përballur me stimujt sensorik dhe të zhvillojnë aftësi për të reaguar në mënyrë adekuate ndaj tyre. Gjithashtu aktivitetet motorike që janë pjesë e terapisë, të cilat kanë për synim përmirësimin e aftësive motorike, janë poashtu pjesë e trajtimit për të përmirësuar funksionimin e fëmijës në aktivitete të përditshme. Me mbështetje të duhur, shumica e fëmijëve mund të përmirësojnë aftësitë e tyre për të përballuar stimujt dhe të angazhohen në aktivitete sociale dhe shkollore në mënyrën më të suksesshme.