Elsa Baca- Psikologe

Elsa Baca- Psikologe Instituti për shërbime psikologjike-sociale "Visar Sadiku"

04/07/2026

Disruptive Mood Dysregulation Disorder (DMDD)

Disruptive Mood Dysregulation Disorder është një çrregullim i humorit që zakonisht shfaqet te fëmijët dhe adoleshentët. Ky çrregullim karakterizohet nga një irritim i vazhdueshëm dhe shpërthime të shpeshta dhe të pakontrolluara të zemërimit që janë shumë më të rënda se sa do të pritej për situata të caktuara.

Simptomat e DMDD përfshijnë:
1. Irritim i vazhdueshëm ose humor/ndjenja trishtimi që zgjasin për shumicën e ditës, apo shumë ditë gjatë javës.
2. Shpërthime emocionale të papritura, që ndodhin më shumë se tre herë në javë.
3. Vështirësi për të kontrolluar zemërimin ndaj situatave të zakonshme.
4. Probleme në ambientin shoqëror, shkollor ose familjar për shkak të shpërthimeve emocionale.

Trajtimi për DMDD mund të përfshijë terapi të sjelljes, e cila ndihmon fëmijët të zhvillojnë aftësi më të mira në menaxhimin e emocioneve dhe të përmirësojnë marrëdhëniet sociale.

13/04/2026
10/03/2026

Çrregullimi i Ankthit Social (Social Anxiety Disorder)

Çrregullimi i Ankthit Social (SAD) është një çrregullim emocional që prek shumë fëmijë dhe adoleshentë, duke shkaktuar frikë dhe shqetësim të theksuar në situata sociale. Fëmijët me SAD kanë frikë se do të giykohen ose bëjnë gabime kur janë në grupe, duke e bërë të vështirë për ta ndërveprimin me të tjerët në mjedise sociale.

Simptomat e SAD perfshijnë:

1. Frikë ose ankth intensiv kur janë përpara një publiku, si për shëmbull në shkollë ose gjatë aktiviteteve grupore.

2. Mospëlqimi i situatave sociale dhe shmangia e ftesave per të kaluar kohë me shoqëri.

3. Vështirësi në komunikim me të tjerët, si për shembull në biseda të thjeshta, për shkak të frikës nga gjykimi.

4. Tërheqje dhe izolim nga aktivitetet që përfshijnë interaksion me të tjerët.

5. Simptoma fizike të ankthit, si dridhje, djersitje, ose dhimbje të stomakut kur janë përballë situatave sociale.

6. Frikë nga dështimi ose të folurit para grupeve të medha.

7. Fëmijët me SAD mund të kenë gjithashtu vështirësi në zhvillimin e aftësive sociale dhe mund të duken më të tërhequr ose të mbyllur.

07/03/2026

Çrregullimi i Komunikimit Pragmatik (Pragmatic Communication Disorder)

Çrregullimi i Komunikimit Pragmatik është një çrregullim neurozhvillimor që ndikon në aftësinë e fëmijëve për të përdorur komunikimin në mënyrë efektive dhe të përshtatshme në situata sociale. Fëmijët me këtë çrregullim kanë vështirësi të kuptojnë dhe të përdorin normat shoqërore të komunikimit, siç janë përshëndetjet, komunikimi joverbal, ose pritja e radhës në një bisedë.

Simptomat mund të përfshijnë:

1. Vështirësi në përdorimin e gjuhës për të shprehur nevoja, për të dhënë informacion, për të bërë pyetje ose për të shprehur ndjenja dhe emocione në mënyrën e duhur.

2. Vështirësi me ndryshimin e stilit të komunikimit për situata të ndryshme, dhe në përshtatjen e mënyrës së të folurit në varësi të audiencës ose situatës, siç është duke përdorur një mënyrë më formale në shkollë dhe një tjetër më tërheqëse me miqtë.

3. Probleme me fillimin dhe mbajtjen e bisedave të qarta dhe të kuptueshme (p.sh. të flasin për gjëra që nuk janë të lidhura me temën e bisedës).

4. Vështirësi me përdorimin e shenjave joverbale të komunikimit si gjestet, mimikat e fytyrës ose kontakti me sy në mënyrë të përshtatshme për të mbështetur komunikimin e tyre.

5. Vështirësi për të kuptuar kontekstin social të bisedës/komunikimit, si kur është e nevojshme të flasësh më pak ose të bësh pauza gjatë bisedës, ose kur duhet të ndalosh të flasësh për diçka që mund të shqetësojë të tjerët.

6. Përsëritja e frazave të zakonshme ose pa kuptim në mënyrë që nuk janë të përshtatshme për situatën, dhe shpesh mund të kenë vështirësi në krijimin e fjalive të reja për të përshkruar të njëjtin informacion.

05/03/2026

Çrregullimi i Vëmendjes (Attention Deficit Disorder - ADD)

Çrregullimi i vëmendjes (ADD) është një formë e ADHD-së që kryesisht përfshin vështirësi në mbajtjen e vëmendjes dhe përqendrimit, pa shfaqur nivele të larta hiperaktiviteti. Fëmijët me ADD shpesh kanë vështirësi të mbajnë vëmendjen e tyre gjatë detyrave ose aktiviteteve që kërkojnë përqendrim të vazhdueshëm. Ata mund të duken të shpërqendruar, të harrojnë detyrat ose të kenë vështirësi në përfundimin e aktiviteteve.

Simptomat e ADD:
1. Vështirësi për të përqendruar vëmendjen në detyra të zakonshme si mësimi ose detyrat e shtëpisë.
2. Shpesh harrojnë detyrat dhe obligimet, si materiale shkollore ose takime.
3. Vështirësi në përfundimin e aktiviteteve, duke lënë shumë punë të papërfunduara.
4. Shpërqendrohen lehtësisht nga stimuj të jashtëm ose mendime të tjera.
5. Duket se janë gjithmonë “të humbur” në mendime ose shpesh nuk dëgjojnë kur flitet me ta.
Trajtimi i ADD përfshin terapi të sjelljes që ndihmojnë në menaxhimin e vëmendjes dhe përqendrimit në aktivitete të përditshme.

02/03/2026

Belbëzimi (Childhood Onset Fluency Disorder- Stuttering)

Belbëzimi është një çrregullim që ndikon aftësinë e fëmijës për të folur rrjedhshëm. Ky çrregullim karakterizohet nga ndërprerje në rrjedhën e fjalës, të cilat mund të përfshijnë përsëritje të tingujve, ose fjalëve, vazhdimësi të tingujve, ose bllokime (pauza në të folur kur nuk mund të prodhohet asnjë tingull).

Simptomat përfshijnë:
1. Përsëritje të tingujve ose fjalëve:
Përsëritja e tingullit të parë të një fjale (p.sh., “b-b-bleta”).
Përsëritja e fjalëve të plota (p.sh., “Unë- Unë jam….”).

2. Vazhdimi i tingujve:
Mbajtja e një tingulli për një periudhë më të gjatë (p.sh., “sssssshiu”).

3. Bllokimet e fjalës (pauza në të folur):
Një pauzë e zgjatur ku nuk prodhohet asnjë tingull, megjithëse personi përpiqet të flasë (p.sh., përpiqet të thotë “qen” por nuk del asnjë tingull për një periudhë të shkurtër kohe).

4. Sjellje sekondare:
Mund të shfaqen lëvizje ose shtrëngime të fytyrës, mbyllje të syve, ose lëvizje të tjera trupore gjatë përpjekjes për të folur.

20/12/2025

Qendra më e Mirë e Vitit – Podujeva 🏆

Me shumë kënaqësi dhe krenari shpallim Qendrën Podujevë si qendrën më të suksesshme të këtij viti! 🎉

Ky vlerësim vjen si rezultat i punës së palodhshme, përkushtimit, profesionalizmit dhe rezultateve të shkëlqyera që ekipi atje ka arritur gjatë gjithë vitit.
Ju falënderojmë për energjinë, bashkëpunimin dhe shembullin që po jepni për të gjithë rrjetin tonë.

Urime PODUJEVA 🙂

Address

Rruga Skenderbeu 2
Podujevë

Telephone

+38344557729

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Elsa Baca- Psikologe posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share