Dr. Visar K. Berisha gastroenterolog

Dr. Visar K. Berisha gastroenterolog Kjo faqe përpiqet me dhanë këshilla mjekësore dhe me informue mbi shëndetin e traktit tretës

Qe nje lajm i mire!KAFEJA! Sipas nje studimi te publikuem edhe nga American Gasteroenterological Association - AGA, e i ...
02/07/2026

Qe nje lajm i mire!

KAFEJA! Sipas nje studimi te publikuem edhe nga American Gasteroenterological Association - AGA, e i cili asht realizue me rreth 350.000 njerez, rezulton se:

Kafeja ule rrezikun per paraqitjen e cirrozes se melcise per 32%, kurse per tumorin e melcise deri ne 50%.

Edhe ate, ska rendesi a po flasim per kafe me kafeine apo decaf apo me sheqer apo amelsues per diabetik.

CISTAT NË MËLÇI. Janë fenomene të shpeshta dhe ne shumicen e herave pa simptome.Kryesisht identifikohen rastesisht, me e...
20/05/2026

CISTAT NË MËLÇI. Janë fenomene të shpeshta dhe ne shumicen e herave pa simptome.

Kryesisht identifikohen rastesisht, me eko te barkut dhe rralle e hic japin simptome.

Pak jane prej tyne qe mund te kene rendesi klinike, si cistat e ehinokokut, ta zeme.

Kur diagnoatikohen si cista te thjeshta duhet te percjellen periodikisht, jo pse ato kane potencial tumoral, por pse rritja e tyne i ban ato te japin simptome si dhembja dhe ne rast aksidenti edhe te pelcasin.

Olive Medical

HEMANGIOMA. Do ta hasni jo rralle si emertim pasi te keni ba ultraze te barkut me theks melçine. Hemangiomat jane keqfor...
07/04/2026

HEMANGIOMA. Do ta hasni jo rralle si emertim pasi te keni ba ultraze te barkut me theks melçine. Hemangiomat jane keqformime te eneve te gjakut gjate zhvillimit embrional. Ne vend se te marrin rrugen e pritun, gypore, enet krijojne nje kaverne/rrjete marimangore, e cila ne vete nuk paraqet ndonje problem ne mirefunksionimin e melçise.

Prandaj, nuk duhet t'i merrni me shume ngarkese kur iu komunikohet nga mjeku prania e tyre ne melçi (pasi te jete vertetuar se behet fjale per hemangiome dhe jo dicka tjeter) dhe te vraponi per nje numer te pa fund analizash.

Duhet te percjellen me ultraze se a kane tendece te rritjes, jo se mund te shnderrohen ne dicka shqetesuese, por nese rriten behen te eskpozueshme ndaj lendimeve dhe keshtu mund te gjakderdhin.

20/02/2026

NGUSHTICA E EZOFAGUT. Stenoza. Struktura paraqet vendngushtimin e gypit te ezofagut qe percjelle buken nga goja ne lukth.

Pacientet e pershkruajne si ndjesi e te mbeturit te ushqimit ne fyt, e cila ndjesi i bene ta vjellin shpesh here ushqimin per shkak te pamundesise qe ai te kaloj tutje ne lukth.

Ngushtimi mund te kete natyre tumorale dhe jo tumorale. Kur s'eshte tumorale atehere behet dilatimi-zgjerimi i ngushtices nepermjet nje baloni me ajr apo uje, i cili kur fryhet zgjate fijet fibrotike dhe rrite elasticitetin.

Pacienti ne video ka nje ngushtice ne ezofagun e mesem me natyre jo tumorale, per cka iu be seance e pare e dilatimit me balon.

IDHËZA. Tëmthi. Kolecista. Eshte deponi e acideve biliare, te cilat ndihmojne tretjen e yndyrnave, duke marr pjese ne sa...
12/02/2026

IDHËZA. Tëmthi. Kolecista. Eshte deponi e acideve biliare, te cilat ndihmojne tretjen e yndyrnave, duke marr pjese ne sapunifikimin e tyre.

Idheza ne foto, e vleresuar me ultraze te nje paciente obeze deshmon keqfunksionin e saj: pranine e gurit dhe llymit biliar dhe per pasoje edhe fryerjen e saj - hidriopsin.

Nje gjendje e tille percjellet me dhembje te forta barku dhe mundim, per cka pacientja eshte lajmeruar te ne per diagnostikim.

Zgjidhja e drejt: trajtimi akut i dhembjes, administrimi i antibiotikeve dhe pergatitja per kirurgji.

I -idheza
G- guri


11/02/2026

🟢 Refluksi Gastrik – Kur acidi i stomakut kthehet mbrapa

Refluksi gastrik ndodh kur përmbajtja e stomakut, përfshirë acidin, kthehet mbrapa në ezofag (tubën që lidh gojën me stomakun). Kjo zakonisht ndodh kur muskuli në fund të ezofagut (sfinkteri ezofageal i poshtëm) nuk mbyllet siç duhet. Si pasojë, pacienti mund të ndiejë djegie në kraharor (urth), shije të thartë në gojë, fryrje apo ndjesi rëndimi pas ushqimit.

Simptomat më të shpeshta:
🔹Djegie pas kraharorit, sidomos pas ngrënies
🔹Kthim i ushqimit ose lëngut të thartë në gojë
🔹Kollë e thatë, veçanërisht gjatë natës
🔹Ngjirje zëri ose irritim i fytit
🔹Vështirësi në gëlltitje në raste më të avancuara

Nëse këto simptoma janë të shpeshta ose zgjasin për një kohë të gjatë, është e rëndësishme të mos neglizhohen.

🏥 Në Spitalin Olive, Departamenti i Gastroenterologjisë ofron konsultë specialistike, diagnostikim dhe trajtim të personalizuar për problemet me refluksin gastrik.
Rezervoni vizitën tuaj dhe kujdesuni për shëndetin tuaj në kohë.

📍 Na gjeni në Rr. Ymer Aliu, Lagjja Kalabria – Prishtinë
📞 Për më shumë informata: +383 49 52 00 56 | +383 48 52 00 01
💚 Spitali Olive – Beso në më t'mirët!

POLIPET. Jane zhvillime jo natyrore te mukoze se traktiti te tretjes me rrezikshmeri te transformimit ne tumore.Heqja e ...
03/02/2026

POLIPET. Jane zhvillime jo natyrore te mukoze se traktiti te tretjes me rrezikshmeri te transformimit ne tumore.

Heqja e tyre eshte domosdoshmeri!

Polipi ne fotot eshte identifikuar ne zorren e trashe, ne pjesen e saj sigmodale, i pa simptomatologji, te nje pacient i cili vjen te ne per KOLONOSKOPI rutinore, per shkak se ka arritur moshen mbi 45 vjec.

UJI I LIRË NE BARK. Mos jeni indiferent nese nje ekzaminim i thjeshte me eko u rezulton me prani uji ne bark.Normalisht,...
22/01/2026

UJI I LIRË NE BARK. Mos jeni indiferent nese nje ekzaminim i thjeshte me eko u rezulton me prani uji ne bark.

Normalisht, jo cdo sasi uji eshte alarmante, por cdo sasi uji kerkon qasje teper serioze diagnostikuese.

CIROZA E MELCISE, PAMJAFTUESHMERIA E VESHKAVE DHE ZEMRES, TUMORET E ORGANEVE TE BARKUT dhe disa crregullime tjera te shendetit sjellin deri te grumbullimi i ujit ne bark.

Rasti qe po shihni ne foto eshte ciroze e melcise dhe tumor i vezoreve, me klinike te avansuar, i cili po mirembahet me terapi mbeshtetese dhe parecenteze te here pas hereshme.

23/12/2025

Address

Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dr. Visar K. Berisha gastroenterolog posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Dr. Visar K. Berisha gastroenterolog:

Shortcuts

Share