07/05/2026
Sot, Klinika Vital në Mitrovicë ka ba një investim shumë të rëndësishëm, duke sjellë për herë të parë në Mitrovicë një MRI moderne të tipit të hapur, krejtësisht të re dhe me cilësi shumë të lartë diagnostike.
Ky është një lajm shumë i mirë për pacientët e Mitrovicës dhe rrethinës, sepse tash nuk kanë nevojë me udhëtu domosdoshmërisht në Prishtinë për këtë shërbim.
MRI e hapur është veçanërisht e përshtatshme për pacientët që kanë klaustrofobi apo nuk e përballojnë mirë hapësirën e mbyllur. Po ashtu është shumë e dobishme për ekzaminimin e nyjeve dhe ekstremiteteve, sepse mundëson imazheri më komode dhe ekzaminime funksionale/dinamike.
Një përparësi tjetër shumë e rëndësishme është te fëmijët, ku prindi mund të qëndrojë pranë tyre gjatë ekzaminimit, duke ua ulur frikën dhe stresin.
Urime Klinikës Vital për këtë investim serioz dhe modern në shëndetësinë e Mitrovicës