07/07/2026
♧ A janë çrregullimet mendore shkaktare të dhunës ?
♧ Shoqëria jonë vazhdon të përballet me vështërsi të theksuara në komunikim, menaxhimin e emocioneve, xhelozinë, impulsivitetin dhe zgjidhjen paqësore të konflikteve. Këto sjellje nuk janë domosdoshmërisht çrregullime mendore, ato ndikohen edhe nga ndërthurja e faktorëve familjarë, edukativë, kulturorë në disa raste edhe biologjikë.
♧ Nuk do të ishte etike të thuhej se çrregullimet mendore janë shkaktare të dhunës në çdo rast. Megjithatë është shumë e rëndësishme që rastet e tilla të identifikohen, vlerësohen dhe trajtohen në mënyrë profesionale.
♧ Pasioni, xhelozia, gjendjet e afektit, disa sëmundje mendore, mund të shoqërohen me konflikete ndërnjerëzore të cilat duhet të vlerësohen nga ekspertët e fushës. Shumica e personave me çrregullime mendore nuk janë të dhunshëm. Dhuna është një fenomen kompleks, ndikuar nga faktorë biologjik, psikologjikë, socialë, dhe mjedisorë. Në disa raste çrregullime të caktuara, të kombinuara me faktorë të tjerë rreziku, mund të rrisin mundësinë e sjelljeve agresive.
♧ Në literaturën psikologjike është argumentar nga David M. Buss dhe Joju D. Danley se agresioni është një tipar që është i trashëgueshëm midis njerëzve dhe që daton që nga kohërat parahistorike. Njerëzit kanë pasur nevojë të konkurrojnë me njëri-tjetrin për burime. Ndonjëherë këto gara do të bëheshin të dhunshme. Si rezultat, njerëzit që mbijetuan zhvilluan grupe paralele aftësish. Njëra që i ndihmoi njerëzit të mbijetonin agresionin dhe një tjetër që i ndihmoi ata të dëmtonin kundërshtarët e tyre. Sipas ushtarëve si nënkoloneli i pensionuar i Ushtrisë Amerikane, Dave Grossman, procesi përfshin katër strategji: brutalizimin, kushtëzimin klasik, kushtëzimin operant dhe modelimin e roleve.
♧ Nuk janë të gjithë vrasësit dhe dhunuesit psikopat, disa prej tyre mund të jenë sociopat, sepse kemi shumë të ngjarë që një psikopat të jetoj brenda familjes, biznesit, komunitetit dhe fshtir të dallosh si psikopat, ndërsa sociopatia përdoret shpesh si sinonim për çrregullimin e personalitetit antisocial, zakonisht pasivo agresivët mund të kenë tendenca për dhunë të ndryshme. Psikopatët mund të jenë individë shumë funksionalë, të kontrolluar, të adaptuar, të organizuar, të llogaritur të një kolektivi (p.sh. mjekë, avokatë, shkencëtarë, politikanë, etj.).Temperamenti i një sociopati në fakt shqetësohet nga përvoja të theksuara shkatërruese në fëmijëri, të cilat rrjedhimisht ndikojnë në zhvillimin neurologjik dhe krijojnë karakteristika të ngjashme me psikopatinë.
♧ Askush nuk është i përkryer.Të gjithë mund të kemi dobësi, paragjykime apo modele sjelljeje që i kemi mësuar apo trashëguar. Por kjo nuk mund të përdoret kurrë si justifikim për dhunën.
♧ Të luash rolin e viktimës, të ushtrosh dhunë apo t’i marrësh jetën e dikujt është e papranueshme !
♧Rregulli i Artë:
Mos u bëj të tjerëve atë që nuk do të doje të ta bënin ty.