03/08/2026
📢 KONKURS – PSIKOLOG KLINIK
Qendra Diagnostike dhe Terapeutike WeCare shpall konkurs për angazhimin e një Psikologu Klinik, për punë me fëmijë dhe adoleshentë me vonesa zhvillimore, vështirësi në të nxënë, vështirësi emocionale dhe të sjelljes.
Detyrat kryesore:
• Hartimi dhe zbatimi i planeve individuale të ndërhyrjes;
• Ofrimi i ndërhyrjeve psikologjike;
• Bashkëpunimi me prindër, shkolla dhe ekipin multidisiplinar;
• Monitorimi i progresit dhe përgatitja e raporteve;
• Respektimi i standardeve profesionale, etike dhe konfidencialitetit.
Kriteret:
✔ Diplomë në Psikologji;
✔ Master në Psikologji Klinike (ose fushë përkatëse);
✔ Licencë valide si Psikolog Klinik;
✔ Përvojë pune me fëmijë dhe/ose adoleshentë;
✔ Aftësi për punë në ekip dhe komunikim profesional.
Përparësi:
Trajnime dhe/ose përvojë në ADHD, Autizëm, çrregullime neurozhvillimore, vështirësi në të nxënë, CBT për fëmijë dhe punë multidisiplinare.
Dokumentet për aplikim:
• CV
• Diploma (BA & MA)
• Licenca profesionale
• Certifikatat relevante
• Dëshmi të përvojës së punës
📍 Vendi i punës: WeCare, Prishtinë
🗓 Afati: 10 ditë nga publikimi i konkursit
📧 Aplikimet: [email protected]