Dr.Filloreta M.Berisha - Reumatologe

Dr.Filloreta M.Berisha - Reumatologe Reumatologe

🌞 RREZET E DIELLIT DHE SËMUNDJET REUMATIKE⤵️🦴Forcimi i kockave dhe nyjeve: ☀️Vitamina D është esenciale për absorbimin e...
23/06/2026

🌞 RREZET E DIELLIT DHE SËMUNDJET REUMATIKE⤵️

🦴Forcimi i kockave dhe nyjeve:
☀️Vitamina D është esenciale për absorbimin e kalciumit.
🏄🏻‍♀️Te pacientët me osteoartrit, kjo ndihmon në ruajtjen e densitetit kockor dhe parandalimin e osteoporozës dytësore.
🏊🏻‍♂️Sistemit imunitar: Vitamina D vepron si një rregullator natyral i imunitetit. Ajo ndihmon në zvogëlimin e përgjigjes autoimune që shkakton inflamacion kronik në nyje.
Zbutja e dhimbjes dhe ngurtësisë: Ngrohtësia e rrezeve të diellit përmirëson qarkullimin e gjakut, relakson muskujt rreth nyjeve të prekura dhe mund të ndihmojë në pakësimin e ngurtësisë mëngjesore.
😁Përmirësimi i disponimit: Pacientët me sëmundje kronike reumatike shpesh përballen me ankth apo depresion. Dielli stimulon prodhimin e serotoninës (hormonit të lumturisë) dhe melatoninës, duke përmirësuar edhe gjumin.

🏝️Si të Ekspozoheni në Mënyrë të Sigurt?

🏖️Për të marrë maksimumin e përfitimeve pa dëmtuar lëkurën, sugjerohet ndjekja e këtyre hapave:

✅ Ekspozimi në Diell para orës 10:00 dhe pas orës 16:00.
✅ Mbrojtja e lëkurës: përdoreni krem më faktor mbrojtës të( paktën SPF 30+ )

⚠️ Kujdes i veçantë (Sëmundjet autoimune si Lupusi, Artriti dhe Barnat):
Pacientët me Lupus Eritematoz Sistemik (LES) duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm, pasi rrezet e diellit mund të nxisin aktivizimin e sëmundjes.

⚠️Po ashtu, disa barna antireumatike rrisin ndjeshmërinë e lëkurës ndaj diellit (fotosensitiviteti).

👉🏻Konsultimi me mjekun reumatolog është gjithmonë i domosdoshëm para çdo ndryshimi të rutinës.

🆘 Dielli nuk është thjesht dritë, është terapi natyrore për kockat dhe nyjet tuaja.

🩺 Dr.Filloreta Berisha- REUMATOLOGE
📞+383 49 413 252
📧[email protected]

, , , , , , , .

⚠️Dhimbja e shpinës...✍🏼Spondiliti ankilozant (SA) është një formë e artritit kronik që shkakton inflamacion në shtyllën...
10/06/2026

⚠️Dhimbja e shpinës...

✍🏼Spondiliti ankilozant (SA) është një formë e artritit kronik që shkakton inflamacion në shtyllën kurrizore, duke çuar në ngurtësim të nyjave.
Prek më shumë meshkujt dhe shënjat e para shfaqën zakonishtë në rininë e hershme (adoleshencën e vonë ose të njëzetat).

🎯 Shënjat dhe Simptomat:

🔸Dhimbja e mesit
🔸Ngurtësia në mëngjes
🔸Përmirësimi nga lëvizja
🔸Inflamacioni i syrit (Uveit/Irit)
🔸Lodhje kronike

🎯Menaxhimi dhe Trajtimi:

🔸Ushtrimet Fizike dhe Terapia
🔸Medikamentet: Anti-inflamatorët josteroidë (NSAID), barnat biologjike.

🎯Ndryshimet në Stilin e Jetesës:

🔸Menaxhimi i peshës
🔸Ushqyerja
🔸Përdorimi i duhanit

"Spondiliti Ankilozant mund të përkulë trupin, por nuk mund ta përkulë shpirtin tënd. Fuqia jote nuk qëndron të kockat e palëvizshme, por të këmbëngulja për të ecur gjithmonë përpara."

ℹ️Për informacione të detajuara mbi mjekimin dhe fizioterapinë, është mirë të konsultoheni me mjekun tuaj për një diagnostikim dhe trajtim të hershëm.

Dr. Filloreta BERISHA
REUMATOLOGE
📞 Tel: +383 49 413 252
📧 [email protected]

📍 Na vizitoni për një kujdes të specializuar 👉🏻Për të jetuar një jetë pa dhimbje!

, , , , , , , , , , , , , ,

DHIMBJA E GJURIT✍🏼 Dhimbja e gjurit është një nga ankesat më të shpeshta që prek njerëzit e të gjitha moshave. Ajo mund ...
31/05/2026

DHIMBJA E GJURIT

✍🏼 Dhimbja e gjurit është një nga ankesat më të shpeshta që prek njerëzit e të gjitha moshave. Ajo mund të jetë pasojë e një lëndimi, por shpesh buron nga probleme mjekësore si artriti apo sëmundjet reumatizmale.

Dr. Filloreta BERISHA
REUMATOLOGE
📞 Tel: +383 49 413 252
📧 [email protected]

📍 Na vizitoni për një kujdes të specializuar për shëndetin e kyçeve tuaja!

, , , , , , , , , , , , ,

🦋 Diagnostikimi i hershëm dhe ndjekja e rregullt me mjekun reumatolog janë hapat kyç për të mbajtur sëmundjen nën kontro...
12/05/2026

🦋 Diagnostikimi i hershëm dhe ndjekja e rregullt me mjekun reumatolog janë hapat kyç për të mbajtur sëmundjen nën kontroll dhe për të siguruar një cilësi me të mirë jete.

Dr. Filloreta Berisha
REUMATOLOGE
☎️049/ 413-252
📧 [email protected]

, , , , , , , , , , , , , , , , ,

🔴 Dhimbja e krahut...👉🏻Kërkoni ndihmë mjekësore nëse keni këto simptoma:🔸Ngurtësi në mëngjes: Dhimbje ose ngurtësim i ky...
06/05/2026

🔴 Dhimbja e krahut...

👉🏻Kërkoni ndihmë mjekësore nëse keni këto simptoma:

🔸Ngurtësi në mëngjes: Dhimbje ose ngurtësim i kyçeve (shpatull, bërryl, kyç i dorës) që zgjat më shumë se 30-60 minuta pas zgjimit.
🔸Ënjtje dhe nxehtësi: Artikulacione të ënjtura, të kuqe ose të ngrohta në prekje, që shpesh tregojnë artrit.
🔸Dhimbje që zgjat: Dhimbje kronike që vazhdon për javë ose muaj dhe nuk përmirësohet me pushim.
🔸Dhimbje simetrike: Dhimbje që prek të dy krahët në të njëjtën kohë dhe në të njëjtat nyje.
🔸Kufizim i lëvizjes: Vështirësi në kryerjen e veprimeve të përditshme si krehja, veshja apo ngritja e peshave.
🔸Dhimbje krahut të shoqëruara me temperaturë të pashpjegueshme, lodhje kronike, ose rënie në peshë.
🔸Mpirje ose ndjesi shpimi: Nëse shoqërohet me ndjesi shpimi apo "gjilpëra" në duar.

Dr. Filloreta Berisha
REUMATOLOGE
☎️049/ 413-252
📧 [email protected]

, , , , , , , , , , , , , , , , ,

👉🏻Diagnostikimi i hershëm nga reumatologu, kombinimi i ilaçeve me fizioterapi dhe kujdesi për stilin e jetesës janë çelë...
29/04/2026

👉🏻Diagnostikimi i hershëm nga reumatologu, kombinimi i ilaçeve me fizioterapi dhe kujdesi për stilin e jetesës janë çelës për menaxhimin e sëmundjeve reumatike.
Nëse simptomat vazhdojnë, kërkoni menjëherë vlerësim specialistik për të shmangur komplikimet afatgjat.

Dr.Filloreta Berisha-REUMATOLOGE
+38349413252

, , , , , , ,

Momente që mbeten, bashkë me mësimet që i morëm.KONGRESI BOTËROR PËR OSTEOPOROZËN, OSTEOARTRITIN DHE SËMUNDJET MUSKULOSK...
20/04/2026

Momente që mbeten, bashkë me mësimet që i morëm.

KONGRESI BOTËROR PËR OSTEOPOROZËN, OSTEOARTRITIN DHE SËMUNDJET MUSKULOSKELETALE - PRAGË 🇨🇿

18/04/2026

👉🏼WORLD CONGRESS ON OSTEOPOROSIS, OSTEOARTHRITIS AND MUSCULOSKELETAL DISEASES

Kënaqësia të marrë pjesë në:
Kongresin Botëror i Osteoporozës, Osteoartritit dhe Sëmundjeve Muskuloskeletore (WCO-IOF-ESCEO): Ky është një nga aktivitetet më të mëdha vjetore në botë, i organizuar bashkërisht nga Fondacioni Ndërkombëtar i Osteoporozës (IOF) dhe Shoqëria Evrpoiane për Aspektet Klinike dhe Ekonomike të Osteoporozës dhe Osteoartritit (ESCEO). Ai fokusohet në kërkimet shkencore dhe klinike të avancuara.

Pjesëmarrja në trajnime të këtij niveli dëshmon se problematikat mjekësore reumatologjike trajtohen me metodologjitë e fundit të trajtimit.

20/03/2026

Përhajr Bajrami i Madh!
Paçi shëndet, gëzim dhe dashuri në familjet tuaja.
Uroj nga zemra që agjërimi, lutjet dhe sakrificat tuaja të jenë pranuar.
Zoti ju dhashtë mirësi e begati!

Address

Rr. Rexhep Krasniqi-Prishtinë
Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dr.Filloreta M.Berisha - Reumatologe posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Dr.Filloreta M.Berisha - Reumatologe:

Shortcuts

Share

Category