Dr. Filiz Arslan Clinic

Dr. Filiz Arslan Clinic Op. Dr. Filiz ARSLAN

Gjinekolog - Opstetër - Expert IVF ®️
🇹🇷❤️🇽🇰 🧿 Gjatë kësaj periudhe, Dr. Filiz vazhdoi të punoi me Prof.

Op.Dr. Filiz ARSLAN ;
Kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në “9 Eylul Universiti” në Izmir, Turqi, duke marrë titullin Doktor i Mjekësisë së Përgjithshme. Për ta zhvilluar karrierën e saj postdiplomike, përfundoi specializimin e saj në “Baskent Universiti” të Ankaras, Turqi, në drejtimin Gjinekologji me Obstetrikë, duke punuar në gjitha shërbimet e kësaj fushe dhe duke përfunduar me sukses s

pecializimin. Gjatë specializimit të saj, dr. Filiz punoi si Gjinekologe me Obstetrikë për rreth 5 vite në Baskent Universiti në degën e Adanës, Turqi, duke qenë e përkushtuar në zhvillimin dhe ofrimin e shërbimeve profesionale në fushën e Gjinekologjisë me Obstetrikë. Pas përfundimit të specializimit, u angazhua si Gjinekologe me Obstetrikë në disa spitale në Turqi, respektivisht në Spitalin “Batikent Cerahi Tip Merkezi”, më pas në Spitalin “Özel MedLine Hastanesi” ku punoi rreth katër vite. Pas shumë viteve përvojë në fushën e Gjinekologjisë me Obstetrikë, Dr. Filiz u fokusua të zhvilloj karrierën e saj duke zgjedhur mundësinë e subspecializimit në drejtimin e Infertilitetit pranë Universitetit “Uludag Universiti”, duke punuar nga afër me një nga Profesorët e njohur ndërkombtarisht në fushën e Infertilitet, përkatësisht me Prof.Dr. Gurkan Uncu. Dr. Gurkan, duke u fokusuar në zgjidhjen e problemeve për shumë pacient që kishin rreth Infertilitetit dhe problemeve në shtatzëni. Dr. Filiz Arslan, pas gjithë përvojës së saj dhe bagazhit profesional dhe arsimor,duke ofruar shërbime profesionale në fushën e Gjinekologjisë nëpërmjet metodave të avancuara në teknologji dhe mjekësi, duke sjellur në Kosovë, përvojen e mjekësisë Turke në fushën e Infertilitetit, Kirurgjisë Endoskopike (Laparaskopi dhe Histereskopi), Obstetrikës për të gjithë pacientët e Klinikës. Gjatë përvojës së saj, kishte rastin që të merrte pjesë edhe në shume seminare, trajnime dhe konferenca në fushën e Gjinekologjisë, si dhe ka publikuar disa punime shkencore ndërkombëtare në fushën po të njejtën fushë. Momentalisht Dr. Filiz është pjesë e Shoqatës së Mjekëve të Turqisë.

🥑 A e dini se avokado shpesh krahasohet me formën e mitrës dhe ka një farë të madhe në qendër? 🤰Përtej kësaj ngjashmërie...
10/08/2026

🥑 A e dini se avokado shpesh krahasohet me formën e mitrës dhe ka një farë të madhe në qendër? 🤰

Përtej kësaj ngjashmërie interesante vizuale, avokado është një ushqim shumë i vlefshëm gjatë shtatzënisë. Ajo përmban folat, yndyra të shëndetshme, fibra dhe vitamina, të cilat kontribuojnë në ushqyerjen e balancuar të nënës dhe mbështesin zhvillimin normal të fetusit.

Folati është veçanërisht i rëndësishëm në fazat e hershme të shtatzënisë, ndërsa yndyrat e shëndetshme ndihmojnë në plotësimin e nevojave ushqyese të organizmit. 💗

Një zgjedhje e thjeshtë, e shijshme dhe plot vlera për një periudhë kaq të rëndësishme. 🥑✨

Dr. Filiz Arslan Clinic

Rezervoni konsultën tuaj:
📞 +383 49 583 813
📍 Rr. Garibaldi Hyrja II/1 Nr.4, Prishtinë


Benefitet e gjidhënies për nënën dhe bebin 🤱Për bebin:• Forcon sistemin imunitar• Siguron ushqyesit e nevojshëm për zhvi...
06/08/2026

Benefitet e gjidhënies për nënën dhe bebin 🤱

Për bebin:
• Forcon sistemin imunitar
• Siguron ushqyesit e nevojshëm për zhvillim
• Ndihmon në mbrojtjen nga infeksionet
• Krijon ndjenjë sigurie dhe afërsie

Për nënën:
• Ndihmon rikuperimin pas lindjes
• Forcon lidhjen emocionale me bebin
• Mund të sjellë përfitime afatgjata shëndetësore
• Është praktike dhe gjithmonë e gatshme

Dr. Filiz Arslan Clinic

Rezervoni konsultën tuaj:
📞 +383 49 583 813
📍 Rr. Garibaldi Hyrja II/1 Nr.4, Prishtinë


Gjakderdhja në muajin e parë të shtatzënisë – a duhet të shqetësoheni?Gjakderdhja e lehtë mund të shfaqet në javët e par...
01/08/2026

Gjakderdhja në muajin e parë të shtatzënisë – a duhet të shqetësoheni?

Gjakderdhja e lehtë mund të shfaqet në javët e para të shtatzënisë dhe jo gjithmonë nënkupton se ekziston një problem. Megjithatë, çdo gjakderdhje gjatë shtatzënisë duhet të konsultohet me gjinekologun.

Kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore nëse gjakderdhja është e madhe ose shoqërohet me:

• Dhimbje të forta në bark
• Marramendje ose dobësi
• Mpiksje gjaku
• Dhimbje në njërën anë të barkut

Dr. Filiz Arslan Clinic

Rezervoni konsultën tuaj:
📞 +383 49 583 813
📍 Rr. Garibaldi Hyrja II/1 Nr.4, Prishtinë


Nëntë muaj, nëntë etapa të veçanta dhe një udhëtim i mbushur me emocione. Nga muajt e parë, kur foshnja është ende shumë...
28/07/2026

Nëntë muaj, nëntë etapa të veçanta dhe një udhëtim i mbushur me emocione.
Nga muajt e parë, kur foshnja është ende shumë e vogël, deri në muajin e nëntë, zhvillimi i saj kalon nëpër ndryshime të jashtëzakonshme.

Në foto, madhësia e foshnjës krahasohet me fruta të ndryshme për ta kuptuar më lehtë rritjen e saj muaj pas muaji.

Çdo muaj është një hap më afër takimit më të bukur. 🤍

Përmasat në ilustrim janë orientuese dhe mund të ndryshojnë nga një shtatzëni te tjetra.

Dr. Filiz Arslan Clinic

Rezervoni konsultën tuaj:
📞 +383 49 583 813
📍 Rr. Garibaldi Hyrja II/1 Nr.4, Prishtinë


Aborti spontan – Çfarë duhet të dini? Aborti spontan është humbja e shtatzënisë para javës së 20-të dhe është më i shpes...
25/07/2026

Aborti spontan – Çfarë duhet të dini?

Aborti spontan është humbja e shtatzënisë para javës së 20-të dhe është më i shpeshtë sesa mendohet. Në shumicën e rasteve, ai ndodh për arsye që nuk mund të parandalohen.

Ja disa gjëra që duhet të dini:
• Shumica e rasteve nuk shkaktohen nga veprimet e nënës.
• Gjakderdhja dhe dhimbjet gjatë shtatzënisë kërkojnë gjithmonë vlerësim nga gjinekologu.
• Një abort spontan nuk do të thotë se nuk mund të keni një shtatzëni të shëndetshme në të ardhmen.
• Kujdesi mjekësor dhe mbështetja emocionale janë të rëndësishme pas humbjes së shtatzënisë.
• Nëse keni simptoma shqetësuese, kontaktoni menjëherë mjekun tuaj.

Mos e neglizhoni asnjë shenjë. Një kontroll në kohë është gjithmonë zgjedhja më e mirë. 🤍

Dr. Filiz Arslan Clinic

Rezervoni konsultën tuaj:
📞 +383 49 583 813
📍 Rr. Garibaldi Hyrja II/1 Nr.4, Prishtinë


Kujdesi në plazh gjatë shtatzënisë 🤰🌊Shtatzënë në plazh? Shijoje verën me kujdes!-Qëndro e hidratuar – pi ujë rregullish...
22/07/2026

Kujdesi në plazh gjatë shtatzënisë 🤰🌊

Shtatzënë në plazh? Shijoje verën me kujdes!

-Qëndro e hidratuar – pi ujë rregullisht, sepse shtatzënia rrit ndjeshmërinë ndaj dehidratimit dhe nxehtësisë.
-Shmang diellin e fortë – qëndro në hije dhe mos ekspozohesh gjatë në temperatura të larta.
-Përdor krem mbrojtës SPF 30+, kapelë dhe veshje të lehta.
-Noti i lehtë është zgjedhje e mirë, por mos u lodh dhe dil nga uji nëse ndihesh e dobët apo e marramendur.
-Mos qëndro me rroba të lagura për kohë të gjatë dhe kujdesu për higjienën intime.

Dr. Filiz Arslan Clinic

Rezervoni konsultën tuaj:
📞 +383 49 583 813
📍 Rr. Garibaldi Hyrja II/1 Nr.4, Prishtinë


FLITET SE:“Gjatë shtatzënisë duhet të hash për dy persona – për veten dhe për bebin.”❌ NUK ËSHTË E VËRTETË!Shtatzënia nu...
18/07/2026

FLITET SE:
“Gjatë shtatzënisë duhet të hash për dy persona – për veten dhe për bebin.”

❌ NUK ËSHTË E VËRTETË!

Shtatzënia nuk do të thotë të dyfishoni sasinë e ushqimit. Rëndësi ka të ushqeheni shëndetshëm dhe në mënyrë të balancuar, duke plotësuar nevojat ushqyese të nënës dhe të bebit. 🤰🥗

Dr. Filiz Arslan Clinic

Rezervoni konsultën tuaj:
📞 +383 49 583 813
📍 Rr. Garibaldi Hyrja II/1 Nr.4, Prishtinë


Njihni ndryshimet e trupit tuaj!Perimenopauza mund të fillojë disa vite para menopauzës dhe të shoqërohet me:• Cikël men...
11/07/2026

Njihni ndryshimet e trupit tuaj!

Perimenopauza mund të fillojë disa vite para menopauzës dhe të shoqërohet me:

• Cikël menstrual të parregullt
• Valë të nxehta
• Djersitje gjatë natës
• Vështirësi në gjumë
• Ndryshime të humorit

Menopauza përcaktohet pas 12 muajve radhazi pa menstruacione.

Mos i neglizhoni ndryshimet – konsultohuni me gjinekologun tuaj. 🌸

Dr. Filiz Arslan Clinic

Rezervoni konsultën tuaj:
📞 +383 49 583 813
📍 Rr. Garibaldi Hyrja II/1 Nr.4, Prishtinë


Fruta të Lehta për Ditët e Nxehta 🤍🍉 Shalqiri gjatë shtatzënisë I freskët, i lehtë dhe ideal për ditët e nxehta të verës...
08/07/2026

Fruta të Lehta për Ditët e Nxehta 🤍

🍉 Shalqiri gjatë shtatzënisë I freskët, i lehtë dhe ideal për ditët e nxehta të verës.
Shalqiri ndihmon në hidratim dhe është një zgjedhje e mirë për nënat shtatzëna.

🍑 Pjeshka gjatë shtatzënisë E ëmbël, e lehtë dhe e pasur me vitamina.
Pjeshka është frut veror që mund të jetë pjesë e një ushqimi të balancuar gjatë shtatzënisë.

Dr. Filiz Arslan Clinic
Rezervoni konsultën tuaj:
📞 +383 49 583 813
📍 Rr. Garibaldi Hyrja II/1 Nr.4, Prishtinë


Address

Garibaldi Hyrja II
Pristina

Telephone

+38349583813

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dr. Filiz Arslan Clinic posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share