12/08/2026
Disa dallohen nga ajo që bëjnë, ndërsa disa nga mënyra se si i bëjnë njerëzit të ndihen. I tillë është edhe kolegu ynë Haxhi Kryeziu, fizioterapeut, i cili prej kur është bërë pjesë e WBSMC, është dalluar për qetësinë, profesionalizmin dhe sjelljen shembullore ndaj pacientëve dhe anëtarëve të ekipit.
Me komunikimin e tij të kujdesshëm dhe përkushtimin ndaj profesionit, ai krijon një ambient ku pacientët ndihen të dëgjuar dhe të sigurt në çdo hap të procesit të rehabilitimit.
Jemi të lumtur që Haxhiu është pjesë e rrugëtimit tonë.