19/03/2021
Interleukina 6 (IL-6) - vlera klinike dhe diagnostike në rastet me SARS-CoV2
Pak fjalë për citokinat
Citokinat janë një grup substancash, (ku bën pjesë edhe Interleukina 6 - IL-6), me natyrë proteinike ose glikoproteinike, që krahas hormoneve dhe neurotransimiterëve, përbëjnë mënyrën kryesore të komunikimit në mes të qelizave. Për formimin e tyre janë përgjegjëse qelizat e ndryshme me bërthamë, të cilat marrin pjesë në formimin e përgjigjes immune, në inflamacion, hematopoezë dhe në përgjigjen sistemike ndaj dëmtimit të qelizave dhe indeve. Poashtu, karakteristikë e përbashkët e tyre është jetëgjatësia e shkurtër dhe përqëndrimet e ulëta në qarkullim (shprehur në pg/mL).
Aktiviteti biologjik i citokinave është i shumëfishtë, ashtu që shpesh herë ato formohen në reaksione të tipit kaskadë-zinxhiror, kur një citokinë nxit qelizat e saj efektore, të cilat pastaj formojnë citokinat tjera, e kështu me radhë. Me një fjalë, citokinat luajnë rol vital në rregullimin e përgjigjes immune dhe inflamatore në organizëm.
Po Interleukina 6 (IL-6)?
Në mesin e këtyre substancave Interleukina 6 (IL-6) ka rëndësi madhore, në radhë të parë për shkak të efektit të vet pleiotropik (një citokinë aktivizon në reaksion disa tipe të ndryshme të qelizave).
Ekzistojnë dëshmi të shumta bindëse nga studimet e ndryshme klinike se nivelet qarkulluese të IL-6 në gjak qëndrojnë në proporcion të drejtë me shkallën e infeksonit me SARS-Cov2/COVID-19. Nivelet e rritura të IL-6 janë parë paraprakisht tek pacientët me çrregullim të funksionit të mushkërive, duke përfshirë një mekanizëm të përbashkët të dëmtimit të mushkërive përmes aktivizimit të stuhisë së citokinave që shkaktohet nga infeksioni me SARS-CoV2.
Për më tepër, duket se patogjeniteti i infeksionit me SARS-CoV2 është i ndërlidhur me replikimin e shpejtë të virusit dhe tendencën e tij për t’u shpërndarë në rrugët e poshtme të frymëmarrjes, që reflekton me rritje të shumëfishtë të niveleve të IL-6 në qarkullim, si një indikator i distresit të rëndë respirator. Prandaj, matjet e njëpasnjëshme të niveleve qarkulluese të IL-6 mund të jenë të rëndësishme për identifikimin e ecurisë së infeksionit me SARS-CoV2. Kështu, matjet e menjëhershme të IL-6, tek pacientët të infektuar me coronavirus që kanë nevojë për hospitalizim, përbëjnë një mjet të vlefshëm në duar të klinicistëve, për shkak të përparësive potenciale të këtij biomarkeri për vlerësimin e ecurisë klinike të pacientëve të hospitalizuar me COVID-19.
Laboratori KOSLABOR tashmë nga fillimi i pandemisë së coronavirusit e ka futur këtë parametër në grupin e analizave të rregullta që punohen tek ne, sipas kërkesave të mjekëve për përcjelljen e ecurisë të pacientëve të infektuar me SARS-CoV2. Në laboratorin tonë IL-6 punohet në platformën e ROCHE me metodën e ECLIA (Electrochemiluminisence-imunoassay), që siguron një cilësi të lartë dhe të besueshme të rezultateve këtij parametri biokimik, si një nga armët e mjekësisë laboratorike në luftë të pandërprerë për mposhtjen e kësaj të keqeje të madhe për tërë njerëzimin.
Vlerat Referente: