Mirjeta Pestisha-Psikologe për fëmijë

Mirjeta Pestisha-Psikologe për fëmijë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Mirjeta Pestisha-Psikologe për fëmijë, Psychologist, Rr. Valbona, Pristina.

Psikologe për fëmijë
Terapeute zhvillimi
Certifikuar në ABA terapi
Terapi njohëse dhe analiza e sjelljes
Plane te sjelljes
Terapi individuale ABA
Keshillim
+383 44 347 532

13/09/2026
08/09/2026

S’e di si mund të flini të qetë ju që i keni në dorë sistemin arsimor, institucionet parashkollore dhe politikat për familjen.

Sa dështime duhet t’i numërojmë ende që dikush të marrë përgjegjësi?

Mos na i zbukuroni kurrikulat në letër.
Mos na i mbushni raportet me suksese që fëmijët tanë nuk i përjetojnë në realitet.

Merruni me edukimin që nga lindja e fëmijës. Merruni me prindërit.
Investoni në edukimin dhe fuqizimin e tyre, sepse edukimi i një fëmije nuk fillon ditën kur ai ulet për herë të parë në bankën shkollore.

Ai fillon në shtëpi, që në vitet e para të jetës.

Sepse në fund, çmimin e neglizhencës dhe dështimit të sistemit nuk e paguajnë ata që marrin vendimet.

E paguajnë fëmijët tanë.

06/09/2026
22/08/2026

Melisa, më vjen keq për ty, sepse nuk je rasti i vetëm që po na dëshmon se si po rriten gjeneratat sot dhe sa shumë e kanë humbur rrugën disa prindër, duke mos ditur t’u japin fëmijëve të tyre as bazat më elementare të edukatës.

Çdo reagim ndaj situatave të tilla duket i kotë, sepse problemi nuk fillon te fëmijët fillon shumë më herët, te ne si të rritur. Kemi dështuar atëherë kur kërkojmë edukatë nga fëmijët, ndërkohë që na mungon psikoedukimi, vetëdija dhe përgjegjësia në mënyrën se si i rrisim ata.

Ka një dallim të madh mes prindërimit që e qetëson fëmijën me një ekran dhe atij që e zgjon kureshtjen e tij me jetë rea...
19/08/2026

Ka një dallim të madh mes prindërimit që e qetëson fëmijën me një ekran dhe atij që e zgjon kureshtjen e tij me jetë reale. Fëmijët nuk kanë nevojë vetëm të jenë të zënë kanë nevojë të jenë të përfshirë

Ka njerëz që nuk reshtin së kërkuari rritje dhe zhvillim profesional, ashtu siç ka profesionistë që nuk reshtin së ndarë...
14/08/2026

Ka njerëz që nuk reshtin së kërkuari rritje dhe zhvillim profesional, ashtu siç ka profesionistë që nuk reshtin së ndarë njohuritë, përvojën dhe ekspertizën e tyre me të tjerët.

Ndihem me fat që rrugët tona profesionale u kryqëzuan dhe që kemi arritur të ndërtojmë një bashkëpunim kaq të mirë, të bazuar në profesionalizëm, besim dhe një qëllim të përbashkët të ofrojmë më të mirën për fëmijët dhe familjet e tyre.

Pas 12 javësh intensive dhe 72 orësh mësimi teorik e profesional, e përmbyll këtë trajnim me njohuri të reja, perspektiva të zgjeruara dhe kompetenca që do t’i çojnë shërbimet terapeutike që ofroj në një nivel edhe më të avancuar.

E lumtur dhe mirënjohëse që çdo njohuri dhe përvojë e fituar do të ketë vlerën e saj më të madhe aty ku ka më shumë rëndësi në punën e drejtpërdrejtë me secilin fëmijë dhe në mbështetjen e familjes së tij.

Sepse zhvillimi profesional nuk përfundon me një certifikatë ai merr kuptim kur njohuritë shndërrohen në punë më cilësore, ndërhyrje më profesionale dhe mundësi më të mira për fëmijët që na besohen.

TRAJNIM PROFESIONALBashkohuni në trajnimin “Zhvillimi Neuropsikologjik tek Fëmijët – Identifikimi dhe Mbështetja e Hersh...
06/06/2026

TRAJNIM PROFESIONAL

Bashkohuni në trajnimin “Zhvillimi Neuropsikologjik tek Fëmijët – Identifikimi dhe Mbështetja e Hershme”, ku do të trajtohen zhvillimi i trurit në fëmijërinë e hershme, shenjat e hershme të vështirësive zhvillimore dhe strategjitë praktike për mbështetjen e fëmijëve.

📅 19 Qershor
🕘 09:00 – 16:00
📍 Klan Arena

I dedikuar për prindër, psikologë, edukatorë, mësimdhënës, logopedë, studentë dhe profesionistë që punojnë me fëmijë.

📲 Rezervimet: +383 44 347 532

Vendet janë të limituara.

30/05/2026

Dy ngërçet kryesore të prindërimit në ditët e sotme.

Address

Rr. Valbona
Pristina

Opening Hours

Monday 09:00 - 20:00
Tuesday 09:00 - 20:00
Wednesday 09:00 - 20:00
Thursday 09:00 - 20:00
Friday 09:00 - 20:00
Saturday 09:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Mirjeta Pestisha-Psikologe për fëmijë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category