26/05/2024
Ndahet nga jeta Prof. Dr. Gjergji Minga,
Prof. Minga përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës me diplomën shkëlqyeshëm dhe emërohet pedagog në lëndën e Biokimisë Mjekësore në Universitetin e Tiranës.
Kontributi I tij ne edukimin e brezave te rinjë ishte edhe ne Kosovë ku që nga vitet 1970-1975, u angazhua si ligjerues për lënden Biokimi Mjekësore në Fakultetin e Mjekësisë dhe në Fakultetin e Shkencave Matematikore Natyrore (dega Biologji) të Universitetit të sapo krijuar të Prishtinës.
Nga viti 1988 vendos për herë të parë, pjesë të programeve mësimore të Fakultetit të Mjekësisë, lëndën e Biokimisë Klinike, dhe konsiderohet si një ndër themeluesit e Biokimisë Klinike në trojet mbarë shqiptare.
Kontributi i tij në shkencat mjekësore shqiptare është shumëdimensional, dhe këtë kontribut nuk u kursye asnjëherë ta ofroje dhe për profesionistët mjekësore e vecanarisht specialistët e Biokimisë Klinike edhe në Kosovë.
Mirënjohës përjetë jetës dhe veprës së Prof. Dr. Gjergji Minga!