Manual Physio

Manual Physio Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Manual Physio, Physical therapist, Sylejman Vuçiterrna, Pristina.

Dhimbja e Qafës (Regjioni Cervikal) – Një Problem i Shpeshtë me Ndikim të Madh FunksionalDhimbja në regjionin cervikal ë...
03/03/2026

Dhimbja e Qafës (Regjioni Cervikal) – Një Problem i Shpeshtë me Ndikim të Madh Funksional

Dhimbja në regjionin cervikal është një nga ankesat më të zakonshme muskuloskeletore, sidomos tek personat që qëndrojnë gjatë në këmbë ose ulur, përdorin kompjuterin për periudha të gjata apo kanë çrregullime posturale.

📌 Simptomat më të shpeshta:
• Dhimbje lokale dhe ndjesi djegieje në qafë
• Ngurtësi dhe kufizim i amplitudës së lëvizjes
• Dhimbje koke cervikogjene
• Dhimbje që referon në shpatulla dhe gjymtyrët e sipërme
• Parestesione (mpirje duarsh ose ndjenja si shpim gjilpërash)
• Dobësi muskulore në raste më të avancuara

⚠️ Komplikimet e mundshme:
• Sindroma radikulare (radikulopati cervikale)
• Hernie diskale cervikale
• Dhimbje kronike dhe disbalancë muskulore
• Ulje e funksionalitetit dhe kapacitetit të punës

🩺 Qasja terapeutike përfshin:
Vlerësim postural, terapi manuale, termoterapi, elektroterapi, mobilizim i qafes, manipulime cervikale, ushtrime terapeutike specifike, edukim ergonomik dhe programe individuale rehabilitimi.

📍 Emshir, rr.Sylejman Vuçiterrna
📞 +383 45 372 588

Crregullimet e nyjës temporomandibulare (TMD) i referohen dhimbjeve dhe çrregullimeve të funksionit të nyjës së nofullës...
03/02/2026

Crregullimet e nyjës temporomandibulare (TMD) i referohen dhimbjeve dhe çrregullimeve të funksionit të nyjës së nofullës, muskujve ose strukturave përreth.
Shkaktarët e çrregullimeve të nofullës : trauma, bruksizmin (shtrëngimin ose kërcitja e dhëmbëve), çrregullimet e shtyllës kurrizore cervikale (qafës), komplikacionet respiratore/rrugët e frymarrjes, qëndrimin e kokës përpara (forward head), sëmundjet sistemike, ndikimet hormonale, keqformimet dentare dhe faktorët psikososialë.
Simptomat e TMD (çrregullimit të nyjës temporomandibulare) përfshijnë:
• dhimbje
• çrregullim të funksionit në nyjën e nofullës dhe muskujve, zakonisht duke u shfaqur si dhimbje në nofull, qafë ose fytyrë,
• tinguj klikimi/kërcitjeje, bllokim dhe dhimbje koke.
Simptomat shpesh përkeqësohen gjatë përtypjes ose kur personi është nën stres. Shenja të tjera përfshijnë zhurmë në vesh (tinnitus), marramendje ose ndryshim në mënyrën se si dhëmbët e sipërm dhe të poshtëm përputhen.
Trajtimi fizioterapeutik
Fizioterapia për çrregullimet e nyjës temporomandibulare (TMJ) përfshin: Mobilizimi i nyjës, manipulimi I nyjës, masazhi i indeve të buta, lirimi i trigger points, dryneedling, ushtrime për përmirsimin e posturës dhe përdorimi i ultrazërit për të reduktuar dhimbjen, tensionin dhe kërcitjet.

📍Lagjia Emshir, rr.Sylejman Vuçiterrna
📞 +383 45 372 588

Address

Sylejman Vuçiterrna
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 10:00 - 18:00
Tuesday 10:00 - 18:00
Wednesday 10:00 - 18:00
Thursday 10:00 - 18:00
Friday 10:00 - 18:00
Saturday 10:00 - 14:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Manual Physio posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Manual Physio:

Share