24/08/2026
A duhet ta vlerësojë një profesionist zhvillimin e fëmijës tim?
Jo çdo shqetësim nënkupton se ka një problem. Por kur disa vështirësi në komunikim, ndërveprim social, lojë, sjellje apo aftësitë e përditshme vazhdojnë të jenë të pranishme, një vlerësim profesional mund të ndihmojë për të kuptuar më qartë rrjedhën e zhvillimit të fëmijës.
Sidomos rreth moshës 2 vjeç, vlerësimi mund të ndihmojë të kuptohet:
• nëse zhvillimi është brenda pritshmërive për moshën,
• cilat fusha kanë nevojë të monitorohen,
• dhe nëse nevojitet një vlerësim apo mbështetje më e detajuar.
Vlerësimi nuk është një test që fëmija duhet ta “kalojë”. Ai realizohet përmes bisedës me prindin, vëzhgimit të fëmijës, lojës, ndërveprimit dhe instrumenteve profesionale të vlerësimit.
Një shenjë e vetme nuk përcakton një diagnozë. Por një shqetësim i vazhdueshëm duhet të adresohet.
Nëse keni paqartësi për zhvillimin e fëmijës, një konsultë me profesionistin mund të jetë hapi i parë drejt të kuptuarit më shumë rreth zhvillimit të fëmijës tënd.
Konsultën me profesionistët tanë të zhvillimit në fëmijëri të hershme mund ta caktosh në:
📞+38349647057
🏢KUTIA-Instituti i Shërbimeve Psikologjike dhe Sociale
📍Rr. Behar Begolli, Prishtina e Re (mbi Hotel International Prishtina)