Elisa S. Hajrullahu Psikologe Klinike & Këshilluese

Elisa S. Hajrullahu Psikologe Klinike & Këshilluese Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Elisa S. Hajrullahu Psikologe Klinike & Këshilluese, Medical and health, Rruga Sali Nivica, Pristina.

22/07/2026

Mos prit derisa stresi të marrë kontrollin mbi jetën tënde. Bëje hapin e parë drejt një mendjeje më të qetë dhe një jete më të balancuar. 🌿
Rezervo seancën tënde online sot!
📞 +383 45 635 892

Mbështetje profesionale kudo që je 🤍
21/07/2026

Mbështetje profesionale kudo që je 🤍

“Ti meriton paqe. Fillo sot.” 💚
10/07/2026

“Ti meriton paqe. Fillo sot.” 💚

26/06/2026

Psikologe Klinike, Elisa Hajrullahu: ALARM PËR KOSOVËN/ DROGA PO U MERR TË RINJVE TË ARDHMEN

“Nuk mund të heshtim më.

Si Psikologe Klinike, shoh çdo ditë pasojat që substancat narkotike lënë tek të rinjtë dhe familjet e tyre. Varësia nuk lind brenda natës. Ajo fillon me dhimbje, ankth, depresion, presion shoqëror dhe mungesë mbështetjeje.

Çdo i ri që humbet rrugën është një alarm për të gjithë ne.

Prindër, flisni me fëmijët tuaj. Mësues, vëreni ndryshimet. Institucione, veproni para se të jetë vonë.

Lufta kundër drogës nuk fitohet vetëm me ligj. Fitohet me edukim, kujdes, trajtim dhe parandalim.

Heshtja nuk shpëton jetë. Veprimi po.

Elisa S. Hajrullahu
Psikologe Klinike

“Narcizmi në marrëdhënie: kur afërsia emocionale shndërrohet në barrë të padukshme”Kohëve të fundit po flitet shumë për ...
20/05/2026

“Narcizmi në marrëdhënie: kur afërsia emocionale shndërrohet në barrë të padukshme”

Kohëve të fundit po flitet shumë për çrregullimin narcizoid të personalitetit dhe sa e vështirë mund të jetë të jetosh apo të kesh marrëdhënie me një person me këto tipare.

Çrregullimi narcizoid i personalitetit karakterizohet nga ndjenja e tepruar e rëndësisë së vetes, nevoja e vazhdueshme për admirim dhe mungesa e empatisë ndaj të tjerëve. Personat me këtë çrregullim shpesh kanë dëshirë të jenë në qendër të vëmendjes, ndihen superiorë ndaj të tjerëve dhe e kanë të vështirë të pranojnë kritikat apo refuzimin.

Në marrëdhënie, ata mund të duken manipulues, kritikues ose emocionalisht të ftohtë, duke bërë që partneri, familjarët apo miqtë të ndihen të pavlerësuar, të fajësuar vazhdimisht dhe emocionalisht të lodhur. Shpesh, personi tjetër fillon të dyshojë në vetvete, të heshtë për të shmangur konfliktet dhe të mbajë barrë emocionale për një kohë të gjatë.

Megjithatë, është e rëndësishme të kuptojmë se diagnoza nuk vendoset vetëm nga disa sjellje të caktuara, por nga një vlerësim profesional klinik. Ndërgjegjësimi dhe ndihma psikologjike mund të jenë hapa të rëndësishëm drejt ruajtjes së shëndetit emocional dhe marrëdhënieve më të shëndetshme.

Elisa S. Hajrullahu
Psikologe Klinike

🧠🧠
18/05/2026

🧠🧠

13/05/2026

📌 11–17 Maj 2026 – Java e Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor 🧠

🧠 Kur heshtja bëhet barrë… flisni.🤍

Shumë njerëz buzëqeshin çdo ditë, ndërsa brenda tyre zhvillohet një betejë që askush nuk e sheh. Ankthi, depresioni, lodhja emocionale dhe stresi nuk janë dobësi — janë sinjale që zemra dhe mendja kanë nevojë për kujdes.

Shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa shëndeti fizik.
Të kërkosh ndihmë nuk të bën të dobët, por të guximshëm.

🤍 Një bisedë mund të shpëtojë një jetë.
🤍 Një përqafim mund të sjellë shpresë.
🤍 Një fjalë e mirë mund të shërojë plagë që nuk duken.

Mos vuaj në heshtje.
Kujdesu për veten.
Fol. Kërko mbështetje. Jeto.

— Elisa S. Hajrullahu
Psikologe Klinike
📞 +383 45 635 892

😊😊
29/04/2026

😊😊

🧠Terminet e fundit për javën e ardhshme📞 Rezervo orën tënde: +383 45 635 892
24/04/2026

🧠Terminet e fundit për javën e ardhshme
📞 Rezervo orën tënde: +383 45 635 892

Address

Rruga Sali Nivica
Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Elisa S. Hajrullahu Psikologe Klinike & Këshilluese posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share