Agaj-Medical - Shërbime Shëndetësore

Agaj-Medical - Shërbime Shëndetësore Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Agaj-Medical - Shërbime Shëndetësore, Family doctor, Malush Kosova, Agaj Medical, Pristina.
(5)

Faqja Zyrtare në Facebook e Instituctionit Privat Shëndetësor Agaj-Medical (Your family doctor & Policlinic),
Vizita Specialistike,
Transport Mjekësor me Ambulance,
Dhënia e Infuzioneve,
Interpretimi i Analizave,
Ekg,
Shërbime Shëndetësore Shtëpiake etj. 》Historiku:
Ordinanca Mjekësore "Agaj-Medical" është institucion privat shëndetësore i licencuar nga Ministria e Shëndetësisë, qe ofron shërbime

mjekësore shtëpiake dhe ka një staf të kualifikuar më nivel të lartë të shkollimit specialistik, me përvoje pune shumë vjeqare, veprimtarinë e saj e filloi nga data 14.04.2021 me qendrën mjekësore në Prishtinë dhe vazhdon aktivitetin e saj profesional tutje.
》Roli:
• Policlinc, Ordinancë Mjekësore,
• Vizita Specialistike,
• Shërbime shëndetësore shtëpiake,
• Asistenc e përgjithshme shtëpiake dhe spitalore.
》Aktiviteti:
• Prishtinë,
• Gjakovë,
• Deçan.
》Synimi:
- Shtrirja në tërë territorin e Republikës Kosovës.
》Shërbimet:
- Vizita e Doktorit të përgjithshem, - Vizita Onkologjike,
- Vizita e Mjekut familjar,- Vizita Mjekësore shtëpiake,
- Shërbimi Kirurgjik,
- Shërbimi i Urgjencës,
- Monitorimi i pacientit nga stafi shëndetësor "Agaj-Medical" 12/24 ore,
- Infermieri bsc. në shtëpi,
- Kujdesi ndaj plagevë dhe pastrimi i tyre,
- Ndërrim gipsi,
- Qepje plagëve,
- Largimi i penjëve,
- Dhënie të injeksioneve, insulinës, fraxiparinës,
- Dhënie të infuzioneve,
- Punksioni i ascitit,
- Inhalime,
- Vendosja e sondës nasogastrike,
- Lavazha gastrike,
- Vendosja dhe ndërrimi i kateterit urinar,
- Marrja e gjakut dhe urinës për analiza,
- Interpretimi i analizave,
- EKG- me interpretim,
- Klizma pastruese,
- Mikro Klizma,
- Matja e glikemis (sheqerit në gjake),
- Aspirimi i sekreteve nga goja dhe faringu,
- Pastrimi i stomave gastrike, trakeostomës dhe shputës diabetike,
- Trajtimi i dekubitusit,
- Matja e oksigjenit në gjak,
- Transport mjekësor për të sëmuarit brenda dhe jashtë Kosovës,
- Asistencë në shtëpi dhe spitale 12/24 orë.
》Kontakti:
- Tel. +383 49 803 350 (Viber & WhatsApp),
- Email: [email protected],
- Facebook.com/Agaj-Medi

07/08/2026

💉 Çdo pikë infuzioni është një hap drejt trajtimit.

Shëndeti nuk është luks – është prioritet.
Kur organizmi ka nevojë për hidratim, energji ose terapi intravenoze, kujdesi profesional bën dallimin.
Në Agaj-Medical, aplikimi i infuzioneve kryhet me standarde të larta sigurie, nga staf i kualifikuar dhe me përkushtim maksimal ndaj çdo pacienti.

✨ Sepse trajtimi nuk fillon vetëm me terapinë – fillon me besimin.

📍 Kujdes profesional,
🩺 Trajtim i sigurt,
💙 Përkushtim në çdo detaj.

Agaj-Medical – Aty ku kujdesi për shëndetin tuaj është misioni ynë.

Për konsulta dhe termine na kontaktoni në:
📱+383 49 803 350 (Viber & WhatsApp)

02/08/2026

Agaj-Agaj ju uronë një vikend të mbarë! 🌿
Nisni javën me energji dhe kujdes për shëndetin tuaj.

Stafi Profesional Mjekësor në Agaj-Medical, është këtu për ju në çdo hap – me përkushtim, profesionalizëm dhe kujdes maksimal.

📍Gjindemi në rrugën Malush Kosova nr. 12, Prishtinë.

Për konsulta dhe termine na kontaktoni në:
📱+383 (49) 803 350 (Viber & WhatsApp).

Një shëndet i mirë është një javë e suksesshme! 💙

🫁 DITA BOTËRORE E KANCERIT TË MUSHKËRIVESot shënojmë Ditën Botërore të Kancerit të Mushkërive, një ditë e dedikuar rritj...
01/08/2026

🫁 DITA BOTËRORE E KANCERIT TË MUSHKËRIVE

Sot shënojmë Ditën Botërore të Kancerit të Mushkërive, një ditë e dedikuar rritjes së ndërgjegjësimit për një nga sëmundjet më serioze që prek miliona njerëz në mbarë botën.
Qëllimi i kësaj dite është të promovojë parandalimin, diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin në kohë, pasi këto janë faktorët kryesorë që mund të përmirësojnë ndjeshëm mbijetesën dhe cilësinë e jetës së pacientëve.

Kush është më i rrezikuar?
Duhanpirësit aktivë dhe pasivë.
Personat e ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit, azbestit ose substancave të tjera kancerogjene.
Personat me histori familjare të kancerit të mushkërive.
Individët mbi moshën 50 vjeç, veçanërisht ata me histori të gjatë të duhanpirjes.

Shenjat që nuk duhen neglizhuar:
- Kollë që zgjat për më shumë se 3 javë,
- Kollë me gjak,
- Dhimbje në kraharor,
- Vështirësi në frymëmarrje,
- Ngjirje e zërit,
- Humbje e pashpjegueshme në peshë,
- Lodhje e vazhdueshme,
- Infeksione të shpeshta të mushkërive.

Si mund të parandalohet?
✅ Lënia e duhanit është masa më efektive për uljen e rrezikut,
✅ Shmangni ekspozimin ndaj tymit të duhanit dhe ndotësve të tjerë,
✅ Mbani një stil jetese të shëndetshëm me aktivitet fizik dhe ushqim të balancuar,
✅ Kryeni kontrolle të rregullta mjekësore, veçanërisht nëse i përkisni grupeve me rrezik të lartë.

Diagnostikimi i hershëm shpëton jetë!
Kur kanceri i mushkërive zbulohet në fazat e hershme, mundësitë për trajtim të suksesshëm janë dukshëm më të mëdha.
Nëse keni simptoma të vazhdueshme ose faktorë rreziku, mos e shtyni vizitën tek mjeku.

💙 Në këtë Ditë Botërore të Kancerit të Mushkërive, le të kujtojmë se ndërgjegjësimi, parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm mund të shpëtojnë jetë.
Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe inkurajoni edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.

Agaj-Medical
Për konsulta dhe termine na kontaktoni në:
📱+383 49 803 350 (Viber & WhatsApp)

TESTOSTERONI I ULËT – MOS I INJORONI SHENJATTestosteroni është hormoni kryesor mashkullor që luan një rol të rëndësishëm...
29/07/2026

TESTOSTERONI I ULËT – MOS I INJORONI SHENJAT
Testosteroni është hormoni kryesor mashkullor që luan një rol të rëndësishëm në shëndetin fizik, seksual dhe emocional të burrave. Kur niveli i tij bie nën vlerat normale, mund të shfaqen simptoma që ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e jetës.
🔹 Simptomat më të zakonshme përfshijnë:
• Ulje të dëshirës seksuale (libidos),
• Vështirësi në arritjen ose mbajtjen e ereksionit,
• Lodhje dhe mungesë energjie
• Humor të ulët, nervozizëm ose depresion,
• Humbje të masës dhe forcës muskulore,
• Rritje të yndyrës trupore, veçanërisht në zonën e barkut,
• Ulje të fertilitetit (probleme me prodhimin e spermës),
• Dobësim të densitetit të kockave, duke rritur rrezikun për osteoporozë.

⚠️ Çfarë mund ta shkaktojë testosteronin e ulët?
• Plakja natyrale,
• Obeziteti,
• Diabeti,
• Çrregullimet e tiroides,
• Sëmundjet e hipofizës ose testikujve,
• Apnea e gjumit,
• Përdorimi i disa barnave (si kortikosteroidet ose opioidët)

🩺 Si vendoset diagnoza? Diagnoza nuk bazohet vetëm në simptoma.
Ajo konfirmohet me:
- Analiza të gjakut (zakonisht në orët e para të mëngjesit),
- Vlerësim specialistik,
- Hetimin e shkakut që ka çuar në uljen e testosteronit.

💙 Trajtimi
Trajtimi varet nga shkaku.
Në shumë raste rekomandohen:
• Humbja e peshës trupore,
• Aktiviteti fizik i rregullt,
• Ushqyerja e shëndetshme,
• Gjumi cilësor,
• Trajtimi i sëmundjeve shoqëruese,
💉Terapia me testosteron duhet të përdoret vetëm me rekomandimin dhe mbikëqyrjen e mjekut, pasi nuk është e përshtatshme për çdo pacient dhe kërkon monitorim të vazhdueshëm.

Agaj-Medical
Për konsulta dhe termine na kontaktoni në:
📱+383 49 803 350 (Viber & WhatsApp)



📌 Mos i neglizhoni simptomat.
Një konsultë në kohë dhe diagnostikimi i hershëm mund të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit, energjisë dhe cilësisë së jetës.

KANCERI I PROSTATËS – ZBULIMI I HERSHËM SHPËTON JETËNKanceri i prostatës është një nga llojet më të shpeshta të kancerit...
18/07/2026

KANCERI I PROSTATËS – ZBULIMI I HERSHËM SHPËTON JETËN

Kanceri i prostatës është një nga llojet më të shpeshta të kancerit tek meshkujt dhe përbën një nga shkaqet kryesore të vdekshmërisë nga kanceri nëse diagnostikohet në faza të avancuara. Megjithatë, kur zbulohet herët, mundësitë për trajtim të suksesshëm dhe shërim janë shumë të larta.
Prostata është një gjëndër e vogël e sistemit riprodhues mashkullor, e vendosur poshtë fshikëzës urinare dhe përreth uretrës, prandaj ndryshimet në të ndikojnë drejtpërdrejt në urinim.
Në fazat e hershme, kanceri i prostatës shpesh nuk shkakton asnjë simptomë. Për këtë arsye, kontrollet parandaluese dhe diagnostikimi i hershëm janë jashtëzakonisht të rëndësishëm, veçanërisht për meshkujt mbi moshën 50 vjeç ose mbi 45 vjeç nëse kanë histori familjare të kësaj sëmundjeje.
Simptomat që mund të shfaqen përfshijnë:
🔹Vështirësi në fillimin e urinimit,
🔹Rrjedhje të dobët ose të ndërprerë të urinës,
🔹Urinim të shpeshtë, sidomos gjatë natës,
🔹Ndjesinë se fshikëza nuk zbrazet plotësisht,
🔹Djegie ose dhimbje gjatë urinimit,
🔹Gjak në urinë ose në spermë,
🔹Dhimbje në legen, ijë ose pjesën e poshtme të shpinës,
🔹Probleme me ereksionin ose ejakulimin.
Në fazat e avancuara, sëmundja mund të përhapet në kocka dhe organe të tjera, duke shkaktuar:
🔸Dhimbje të forta të kockave, veçanërisht në legen, shtyllën kurrizore dhe ijë,
🔸Humbje të pashpjegueshme në peshë,
🔸Lodhje dhe dobësi të vazhdueshme,
🔸Humbje të oreksit dhe rënie të cilësisë së jetës.
Faktorët e rrezikut:
• Mosha mbi 50 vjeç,
• Histori familjare e kancerit të prostatës,
• Predispozita gjenetike,
• Obeziteti dhe mungesa e aktivitetit fizik,
• Ushqyerja e pasur me yndyra shtazore dhe e varfër me fruta e perime.

Si vendoset diagnoza?
Diagnostikimi bëhet përmes një kombinimi të vlerësimit klinik dhe ekzaminimeve diagnostike:
✅ Vizita specialistike tek urologu,
✅ Analiza e PSA-së (Prostate Specific Antigen) në gjak,
✅ Ekzaminimi rektal digital (DRE),
✅ Ekografia dhe rezonanca magnetike (MRI), sipas nevojës,
✅ Biopsia e prostatës për konfirmimin përfundimtar të diagnozës.

Trajtimi:
Trajtimi përcaktohet sipas fazës së sëmundjes, moshës dhe gjendjes së përgjithshme të pacientit dhe mund të përfshijë:
- Mbikëqyrje aktive në rastet me rrezik të ulët,
- Kirurgji për heqjen e prostatës,
- Radioterapi,
- Terapi hormonale,
- Kimioterapi ose terapi të avancuara sistemike në rastet e përparuara,
- Trajtim mbështetës për kontrollin e dhimbjes dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

Parandalimi dhe kontrolli:
Edhe pse nuk është gjithmonë e mundur të parandalohet, rreziku mund të ulet duke mbajtur një stil jetese të shëndetshëm, aktivitet fizik të rregullt, peshë normale trupore dhe një dietë të pasur me fruta, perime dhe drithëra integrale. Vizitat periodike tek urologu dhe analiza e PSA-së sipas rekomandimit të mjekut janë mënyra më e mirë për zbulimin e hershëm.

Kujdesuni për shëndetin tuaj – diagnostikimi i hershëm shpëton jetë.

Agaj-Medical
Për konsulta dhe termine na kontaktoni në:
📱+383 49 803 350 (Viber & WhatsApp)

KANCERI I TESTIKUJVE – ZBULIMI I HERSHËM SHPËTON JETËNKanceri i testikujve është një nga format më të shërueshme të kanc...
14/07/2026

KANCERI I TESTIKUJVE – ZBULIMI I HERSHËM SHPËTON JETËN

Kanceri i testikujve është një nga format më të shërueshme të kancerit, veçanërisht kur diagnostikohet në fazat e hershme.
Ai prek më së shpeshti meshkujt e rinj, zakonisht nga mosha 15–40 vjeç, por mund të shfaqet në çdo moshë.
Shenjat kryesore që nuk duhen neglizhuar:
🔹Zmadhim ose masë në një testikul (zakonisht pa dhimbje),
🔹Ndjesi rëndese në skrotum,
🔹Fryrje ose ndryshim në madhësinë e testikulit,
🔹Dhimbje ose parehati në testikul ose në fund të barkut,
🔹Grumbullim i lëngut në skrotum.
Kur sëmundja përhapet, mund të shfaqen:
- Dhimbje mesi ose shpine,
- Kollë ose vështirësi në frymëmarrje (nëse ka përhapje në mushkëri),
- Humbje peshe dhe lodhje e vazhdueshme.

Si vendoset diagnoza?
✅ Ekografia e testikujve është ekzaminimi i parë dhe më i rëndësishëm,
✅ Analizat e markerëve tumoralë në gjak (AFP, β-hCG dhe LDH),
✅ Sipas nevojës, realizohen CT ose ekzaminime të tjera për të vlerësuar përhapjen e sëmundjes.

• Trajtimi:
Trajtimi varet nga lloji dhe faza e kancerit dhe mund të përfshijë:
- Ndërhyrje kirurgjikale,
- Kimioterapi,
- Radioterapi (në raste të caktuara),
- Ndjekje të rregullta mjekësore pas trajtimit.
Mos e neglizhoni vetëkontrollin!
Vetëkontrolli i testikujve një herë në muaj ndihmon në zbulimin e hershëm të çdo ndryshimi.
Nëse vëreni një masë, zmadhim ose ndryshim të pazakontë, konsultohuni menjëherë me mjekun specialist.

Agaj-Medical
Për konsulta dhe termine na kontaktoni në:
📱+383 49 803 350 (Viber & WhatsApp)



Diagnostikimi i hershëm rrit ndjeshëm mundësinë e shërimit të plotë.
Shëndeti juaj është prioritet – kontrolli në kohë mund të bëjë diferencën. 💙

🩺 Gurët në Veshka – Njihni simptomat dhe veproni në kohë!Gurët në veshka janë depozitime të forta mineralesh dhe kripëra...
11/07/2026

🩺 Gurët në Veshka – Njihni simptomat dhe veproni në kohë!
Gurët në veshka janë depozitime të forta mineralesh dhe kripërash që formohen brenda veshkave.
Ata mund të jenë shumë të vegjël dhe të kalojnë vetë përmes urinës, por në disa raste mund të shkaktojnë dhimbje të forta dhe të kërkojnë trajtim të specializuar.
Simptomat më të shpeshta përfshijnë:
- Dhimbje të forta në pjesën e poshtme të shpinës ose anash barkut,
- Dhimbje që përhapet drejt ijëve ose organeve gjenitale,
- Gjak në urinë (urina mund të jetë rozë, e kuqe ose kafe),
- Djegie ose dhimbje gjatë urinimit,
- Urinim i shpeshtë ose ndjenjë urgjente për të urinuar,
- Të përziera dhe të vjella,
- Temperaturë ose ethe, veçanërisht nëse është zhvilluar infeksion urinar,
- Pamundësi për të urinuar normalisht në rastet kur guri bllokon rrugët urinare.

Si vendoset diagnoza?
Mjeku mund të rekomandojë:
🔹 Analiza të urinës,
🔹 Analiza të gjakut,
🔹 Ekografi të aparatit urinar,
🔹 Tomografi kompjuterike (CT), kur është e nevojshme.

Trajtimi varet nga madhësia dhe pozicioni i gurit:
💧 Konsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve.
💊 Medikamente për lehtësimin e dhimbjes dhe ndihmën në nxjerrjen e gurit.
🩺 Ndërhyrje të specializuara si litotripsia (thyerja e gurëve me valë goditëse), ureteroskopia ose procedura të tjera, kur guri është i madh ose shkakton bllokim.

Si mund të parandalohen gurët në veshka?
✅ Pini mjaftueshëm ujë çdo ditë.
✅ Kufizoni konsumimin e tepërt të kripës.
✅ Mbani një regjim ushqimor të shëndetshëm dhe të balancuar.
✅ Ndiqni këshillat e mjekut, veçanërisht nëse keni pasur më parë gurë në veshka.

⚠️ Mos i neglizhoni simptomat!
Dhimbja e fortë, gjaku në urinë, temperatura ose pamundësia për të urinuar kërkojnë vlerësim të menjëhershëm mjekësor.

Poliklinika Agaj-Medical ofron Vizita specialistike dhe vlerësim profesional për diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve të sistemit urinar.
Kujdesi në kohë është çelësi për të shmangur komplikimet dhe për të ruajtur shëndetin tuaj.

Për konsulta dhe termine na kontaktoni në:
📱+383 49 803 350 (Viber & WhatsApp)

📍Rruga Malush Kosova nr. 12 Prishtinë (mbrapa Qkuk-së).

08/07/2026

Nese keni nevoje për terapi të sigurt dhe kujdes profesional, ne jemi këtu për ju.

Në Poliklinikën Agaj-Medical ofrojmë:

✅ Aplikim profesional të injeksioneve dhe infuzioneve intravenoze si dhe shërbimeve tjera.

Shërbimet kryhen nga një staf mjekësor i licencuar me përvojë, në një ambient modern dhe me përkushtim maksimal ndaj çdo pacienti.

Për konsulta dhe termine na kontaktoni në:
📱+383 49 803 350 (Viber & WhatsApp)

📍Rruga Malush Kosova nr. 12 Prishtinë (mbrapa Qkuk-së)

Të përkushtuar ndaj shëndetit, të përkushtuar ndaj jush!

🦶 Ulçera Diabetike – Një komplikim serioz që kërkon trajtim të menjëhershëm.Ulçera diabetike është një plagë e hapur që ...
30/06/2026

🦶 Ulçera Diabetike – Një komplikim serioz që kërkon trajtim të menjëhershëm.
Ulçera diabetike është një plagë e hapur që shfaqet më së shpeshti në shputën ose gishtat e këmbës tek personat me diabet.
Ajo zhvillohet si pasojë e dëmtimit të nervave (neuropatisë diabetike), qarkullimit të dobët të gjakut dhe shërimit të ngadalësuar të plagëve. Nëse nuk diagnostikohet dhe trajtohet në kohë, mund të çojë në infeksione të rënda, dëmtim të indeve, gangrenë, madje edhe në amputim të gjymtyrës.
⚠️ Shenjat që nuk duhet të neglizhohen:
• Plagë ose ulçerë që nuk shërohet për javë të tëra,
• Sekrecione (qelb) ose rrjedhje nga plaga,
• Erë e pakëndshme nga plaga,
• Skuqje, ënjtje dhe rritje e temperaturës lokale,
• Mpirje ose humbje e ndjeshmërisë në këmbë,
• Dhimbje ose, në disa raste, mungesë e dhimbjes për shkak të dëmtimit të nervave,
• Nxirje e lëkurës ose indeve (nekrozë), që tregon mungesë të furnizimit me gjak,
• Përhapje e infeksionit, temperaturë trupore dhe gjendje e rënduar.

👣 Kush është më i rrezikuar?
Personat me diabet të pakontrolluar.
Pacientët me neuropati diabetike.
Ata me qarkullim të dobët të gjakut.
Personat që kanë pasur më parë ulçera ose amputime.
Pacientët që përdorin këpucë të papërshtatshme ose nuk kujdesen rregullisht për këmbët.

🩺 Si trajtohet ulçera diabetike?
Trajtimi përfshin:
🔹 Pastrimin profesional të plagës (debridimin),
🔹 Trajtimin e infeksionit sipas nevojës,
🔹 Ndërrimin e rregullt të fashave dhe kujdesin modern për plagën,
🔹 Lehtësimin e presionit mbi zonën e dëmtuar me këpucë ose pajisje të posaçme,
🔹 Kontrollin rigoroz të nivelit të sheqerit në gjak,
🔹 Vlerësimin e qarkullimit të gjakut dhe, kur është e nevojshme, ndërhyrje për përmirësimin e tij etj.

✅ Si mund të parandalohet?
• Kontrolloni këmbët çdo ditë,
• Mbani sheqerin në gjak nën kontroll,
• Vishni këpucë të përshtatshme dhe çorape të pastra,
• Mos ecni zbathur,
• Kujdesuni për higjienën dhe hidratimin e lëkurës,
• Kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë sapo të vini re një plagë ose ndryshim në këmbë etj.

Në Poliklinikën Agaj Medical, ofrojmë vlerësim profesional, pastrim dhe trajtim të plagëve diabetike, ndjekje të vazhdueshme dhe këshilla për kujdesin e këmbës diabetike, me qëllim parandalimin e komplikimeve dhe përshpejtimin e shërimit.

📍 Agaj Medical – Prishtinë

Për konsulta dhe termine na kontaktoni në:
📱+383 49 803 350 (Viber & WhatsApp)

Mos e neglizhoni një plagë në këmbë! Diagnostikimi dhe trajtimi i hershëm mund të shpëtojnë gjymtyrën dhe të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e jetës.

Shëndeti juaj meriton vetëm siguri, korrektësi dhe profesionalizëm.              Agaj-Medical, me një staf të kualifikua...
28/06/2026

Shëndeti juaj meriton vetëm siguri, korrektësi dhe profesionalizëm.
Agaj-Medical, me një staf të kualifikuar, aty ku siguria, cilësia dhe kujdesi për pacientin janë gjithmonë prioritet.

Për vizita dhe termine na kontaktoni në:
📱+383 49 803 350 (Viber dhe WhasApp)

Address

Malush Kosova, Agaj Medical
Pristina

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agaj-Medical - Shërbime Shëndetësore posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Agaj-Medical - Shërbime Shëndetësore:

Shortcuts

Share