Dr.Sci. Arbnore Batalli-Këpuska- Pediatër

Dr.Sci. Arbnore Batalli-Këpuska- Pediatër Dr.Sci. Arbnore Batalli-Këpuska është e vetmja pediatër-reumatologe e licencuar në Kosovë.

Titri ASTOMe matjen laboratorike të ASTO testit  tregohet prezenca dhe sasia e antitrupave që organizmi i ka krijuar kun...
27/10/2022

Titri ASTO

Me matjen laboratorike të ASTO testit tregohet prezenca dhe sasia e antitrupave që organizmi i ka krijuar kundër bakteries Streptokoku B hemolitik i grupit A.
Streptokoku B hemolitik i grupit A perhapet me se shpeshti ne sezonen e ftohte te vitit por nuk perjashtohet edhe gjate veres.
Perhapet me se shpeshti permes sperklave dhe ne ambiente te mbyllura si ne kopshte, shkolla etj.

Testi pozitiv nuk tregon se fëmija ka infeksion aktual
Matja e titrit të ASTO nuk ka rëndësi në vërtetimin për ekzistimin e faringitit ose tonsilitit (inflamacion i tonsilëve). ASTO testi pozitiv vërteton infeksionin e kaluar.
Nëse fëmija nuk ka temperature, nuk ka parametra të zmadhuara për infeksion bakterial dhe nëse nuk ka simptome të tjera siç janë dhimbja ose ënjtja në nyjet e medha dhe te vogela ,urtikaria, testi antiseptolizin nuk ka ndonjë rendësi praktike në vendosjen e diagnozës për infeksion aktual me streptokokë piogene ose komplikim nga infeksioni.

ASTO- titri pozitiv është test i dobishëm gjatë vendosjes së diagnozës kur dyshohemi për komplikime të mundshme të streptokokut piogen. Këto komplikime janë ethet reumatike dhe glomerulonefri akut streptokoksik.
Titri antiseptolizin fillon të rritet më së paku një javë pas fillimit të infektonit bakterial, ndërsa vlerën më të madhe e arrin 3-5 javë pas fillimit të infeksionit me streptokokë piogene.

Më se voni gjatë 12 muajsh pas infeksionit vlerat kthehen në nivelin normal.
Nëse infeksionet nuk përsëriten , titri i ASTO për 6-12 muaj duhet të kthehet në vlerën normale.
Vazhdimisht vlerat e rritura të ASTO tregojnë se fëmija ka qenë në kontakt me streptokokun B hemolitik te grupit A.
Nëse në periudhë nga 6-12 muaj titri i ASTO rritet, dhe nëse shkaku më i shpeshtë për këtë janë inflamacionet e përsëritura të bajameve pa simptoma tipike, si opsion për zgjidhjen e gjendjes rekomandohet tonsilektomia (heqja e bajameve).

Sa duhet marr seriozisht infeksionetrespiratore?Infeksionet e rrugeve te siperme respiratore jane infeksionet me te shpe...
05/10/2022

Sa duhet marr seriozisht infeksionet
respiratore?

Infeksionet e rrugeve te siperme respiratore jane infeksionet me te shpeshta te femijet. Shkaktaret me te shpeshte jane viruset siç jane: virusi i influences, rhinoviruset etj.

Vërejtje:
1)Tek bebet e vogëla nën 3 muaj është gjithmonë e këshillueshme konsulta me pediatrin!
2) Te fëmijet mbi 3 muaj konsulltoheni me pediatrin kur:
-Femiu ka kollitje;
-Kur është i pergjumur;
-Kur ka temperature mbi 38.5C;
-Kur frymëmarrja shpejtohet ose krijohet përshtypje që fëmiu nuk mbushet me ajer;
-Kur ka dhembje fyti dhe dhembje veshi!

Manifestimet Klinike: Dhembje ose djegie fyti, kollë që nganjëherë mund të zgjas deri në 14 ditë, rrjedhje hundësh, temperaturë deri në 39C.

REKOMANDIME:

Mos qendroni ne ambiente te mbyllura dhe mos i dergoni fëmijët e sëmurë në kopshte apo shkolla.

Address

Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dr.Sci. Arbnore Batalli-Këpuska- Pediatër posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Dr.Sci. Arbnore Batalli-Këpuska- Pediatër:

Shortcuts

Share

Category