Klinika "Empatia"

Klinika "Empatia" Klinika “Empatia” ofron shërbime të testimit, vlerësimit, psikoterapisë, këshillimit, psiko

🫂
15/05/2026

🫂

30/04/2026

Çfarë është zëvendësimi i sjelljes?
Zëvendësimi i sjelljes do të thotë të mos fokusohemi vetëm në ndalimin e një sjelljeje të padëshiruar, por në mësimin e një sjelljeje alternative që kryen të njëjtin funksion.

Pse është i rëndësishëm?
Sjelljet problematike kanë një qëllim (p.sh. kërkim vëmendjeje, shmangie detyre, shprehje frustrimi). Nëse ndalohen pa ofruar alternativë, ato shpesh përsëriten.

Fëmija bërtet për të marrë lodrën → mësohet të kërkojë me fjalë. Përforcohet vetëm sjellja e re.

Si zbatohet?

1. Identifiko sjelljen problematike
2. Kupto funksionin e saj
3. Mëso dhe përforco sjelljen alternative

Që ndryshimi të funksionojë, sjellja e re duhet të jetë e kuptueshme, e realizueshme dhe të përforcohet menjëherë dhe në mënyrë të vazhdueshme.

Në terapi, loja nuk përdoret rastësisht, por si një mjet i strukturuar dhe i qëllimshëm për të mbështetur zhvillimin e f...
27/04/2026

Në terapi, loja nuk përdoret rastësisht, por si një mjet i strukturuar dhe i qëllimshëm për të mbështetur zhvillimin e fëmijës. Terapistët (logopedë, psikologë, ergoterapistë) e përshtatin lojën sipas nevojave specifike të çdo fëmije për të nxitur komunikimin, për të zhvilluar aftësitë sociale, për të përmirësuar përqendrimin dhe për të ndihmuar në rregullimin e emocioneve.
Përmes aktiviteteve të zgjedhura me kujdes, fëmija mëson në një mënyrë natyrale dhe pa presion, duke u ndjerë i sigurt dhe i motivuar. Loja krijon një hapësirë ku ndërhyrja terapeutike bëhet më efektive, sepse fëmija angazhohet aktivisht dhe përvetëson aftësi të reja përmes përvojës direkte.

Dita Botërore e Shëndetit Mendor të Foshnjave, Fëmijëve dhe Adoleshentëve
23/04/2026

Dita Botërore e Shëndetit Mendor të Foshnjave, Fëmijëve dhe Adoleshentëve

Ergoterapia ndihmon fëmijët dhe të rriturit të zhvillojnë aftësitë e nevojshme për jetën e përditshme; nga përqendrimi d...
07/04/2026

Ergoterapia ndihmon fëmijët dhe të rriturit të zhvillojnë aftësitë e nevojshme për jetën e përditshme; nga përqendrimi dhe vetëkujdesi, deri te pjesëmarrja në shkollë apo punë.

Muaji prill i dedikohet rritjes së ndërgjegjësimit për rëndësinë e kësaj terapie dhe ndikimin e saj në përmirësimin e cilësisë së jetës.

Për këtë arsye, gjatë këtij muaji ne po ofrojmë konsulta falas për të gjithë të interesuarit.

📩 Na kontaktoni për më shumë informata ose për të rezervuar termin tuaj.
📞 049-132-415

Kaltrina po i bashkohet Klinikes Empatia! 💌Kaltrina Tahiri është psikologe klinike e licensuar dhe terapiste me mbi 5 vi...
06/04/2026

Kaltrina po i bashkohet Klinikes Empatia! 💌

Kaltrina Tahiri është psikologe klinike e licensuar dhe terapiste me mbi 5 vite përvojë në punën me fëmijë, të rinj dhe të rritur me çrregullime të spektrit të autizmit. Ajo ka përfunduar studimet Bachelor në Psikologji në Universitetin e UP dhe Master në Psikologji Klinike në Universitetin e Shkencave Sociale në Tiranë.

Për 3 vite ka mbajtur rolin e koordinatores në Qendrën “Autizmi”, dega në Podujevë. Në vitin 2026, përfundoi programin një vjeçar trajnim profesional në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me fokus në programe rezidenciale dhe shkollore për autizëm.

Është e certifikuar në SCIP (Strategjitë për Parandalimin dhe Menaxhimin e Krizave – Revised) nga Zyra e Shtetit të New York-ut për Personat me Aftësi të Kufizuara Zhvillimore dhe Anderson Center for Autism, duke u trajnuar në parandalimin dhe menaxhimin e situatave të krizës përmes teknikave të sigurta dhe të bazuara në evidencë. Gjithashtu, ka përfunduar certifikimin RBT (Registered Behavior Technician) në ABA, për ndërhyrje të strukturuara në zhvillimin e aftësive dhe reduktimin e sjelljeve sfiduese.

Fokusi i saj është ndërhyrja e hershme dhe zhvillimi i aftësive funksionale dhe sociale, me synim përmirësimin e cilësisë së jetës së individëve dhe familjeve të tyre.

💌Çdo fëmijë në spektrin e autizmit është një botë më vete, me ndjeshmëri të veçantë, mënyra unike komunikimi dhe një mën...
02/04/2026

💌Çdo fëmijë në spektrin e autizmit është një botë më vete, me ndjeshmëri të veçantë, mënyra unike komunikimi dhe një mënyrë të bukur për ta përjetuar botën!
Për ju prindër: rrugëtimi juaj është plot sfida, por edhe plot kuptim. Ju mësoni çdo ditë të shihni përtej asaj që duket dhe të vlerësoni përparime që të tjerët mund të mos i vënë re. Dhe kjo është një forcë e jashtëzakonshme.
Karakteristikat e tyre nuk janë kufizime, janë mënyra të ndryshme të të qenit, që kërkojnë mirëkuptim, durim dhe qasje të përshtatur.
Me mbështetjen e duhur, pranimin dhe hapësirën për të qenë vetvetja, çdo fëmijë mund të zhvillojë potencialin e tij në mënyrën e vet💙

💡Cka është bashkë- trajtimi?
01/04/2026

💡Cka është bashkë- trajtimi?

Çfarë ndodh vërtet brenda një dhome psikoterapie?Është një pyetje që shumë prej nesh e kemi bërë të paktën një herë.Si ë...
24/03/2026

Çfarë ndodh vërtet brenda një dhome psikoterapie?
Është një pyetje që shumë prej nesh e kemi bërë të paktën një herë.
Si është të dëgjosh përditë historitë e të tjerëve? Çfarë mbetet me ty në fund të ditës? Si duket në të vërtetë puna në praktikë private?
Këto janë disa nga pyetjet që hapin ciklin “Psychology Talks” nga Instituti Nexus, një seri bashkëbisedimesh që sjellin përvoja dhe perspektiva të ndryshme nga fusha e psikologjisë.
Takimi i parë vjen me Dr. Fitim Ukën, në një bisedë të hapur dhe autentike.
Ai do të ndajë përvojën e tij ndër vite, reflektime nga puna në praktikë private, si dhe momentet që kanë ndikuar në formësimin e tij si profesionist.

📅 E mërkurë, 25.03.2026
🕠 Ora 17:30
📍 Format hibrid (në Institutin Nexus + online)

🔗 Pjesëmarrja bëhet përmes regjistrimit:
https://forms.gle/nVAVHhnpx9FKcxbF8

06/03/2026

Çdo fëmijë ka një zë dhe ai zë meriton të dëgjohet.💌

Albiona Mustafaj, logopede në Klinikën Empatia në intervistë për “Mirëmëmëngjesi Kosovë” ndan me ju detajet për seancat logopedike, vështirësitë, rëndësinë e bashkëpunimit dhe të tjera.

Në Ditën Ndërkombëtare të Logopedisë kujtojmë rëndësinë e zhvillimit të komunikimit tek fëmijët dhe rolin që ka ndërhyrja e hershme në jetën e tyre.

Logopedia nuk është vetëm për të korrigjuar tingujt,
është për të ndërtuar komunikim, besim dhe mundësi.

Address

Teodor Muzaka, Mati 1, Blloku C, Hyrja B, Nr. 04
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 11:00 - 20:00
Tuesday 11:00 - 20:00
Wednesday 11:00 - 20:00
Thursday 11:00 - 20:00
Friday 11:00 - 20:00

Telephone

+38349132415

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klinika "Empatia" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Klinika "Empatia":

Shortcuts

Share

Category