Dorjan Krasniqi-Psikolog

Dorjan Krasniqi-Psikolog D🧠KI
Psikolog i fëmijëve. Mbështetje emocionale, ankth, sjellje & zhvillim.

Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve! ❤️Sot festojmë buzëqeshjen, pafajësinë dhe botën e pasur që çdo fëmijë sjell me v...
01/06/2026

Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve! ❤️

Sot festojmë buzëqeshjen, pafajësinë dhe botën e pasur që çdo fëmijë sjell me vete. Çdo fëmijë meriton dashuri, respekt, mbështetje dhe mundësi të barabarta për t’u rritur e për të lulëzuar.

Fëmijët me nevoja të veçanta nuk kanë nevojë për mëshirë, por për mirëkuptim, pranim dhe trajtim të barabartë. Ata meritojnë të ndihen të përfshirë, të dëgjuar dhe të vlerësuar – ashtu si çdo fëmijë tjetër.

Le të ndërtojmë një shoqëri ku dallimet nuk na ndajnë, por na mësojnë të jemi më njerëzorë. 🤍

Gëzuar Ditën e Fëmijëve – sepse çdo fëmijë është i veçantë dhe i çmuar. 🌟

Inkluzion FemijetJaneEArdhmja

Çdo fëmijë ka ritmin e tij unik të rritjes, aftësive dhe emocioneve.Kur e krahasojmë, ne rrisim presionin dhe ulim vetëb...
25/05/2026

Çdo fëmijë ka ritmin e tij unik të rritjes, aftësive dhe emocioneve.
Kur e krahasojmë, ne rrisim presionin dhe ulim vetëbesimin e tij.

🌱 Në vend të krahasimit, zgjidh:
✔️ Pranimin
✔️ Mbështetjen
✔️ Vëzhgimin e progresit personal
✔️ Inkurajimin e hapave të vegjël

💛 Fëmijët nuk kanë nevojë të jenë “si të tjerët” – ata kanë nevojë të ndihen të kuptuar dhe të vlerësuar për atë që janë.

13/05/2026
Prindërimi nuk ka nevojë për gjëra të mëdha—por për prani, butësi dhe dashuri. 🤍Fëmijët qetësohen kur ndihen të sigurt, ...
28/04/2026

Prindërimi nuk ka nevojë për gjëra të mëdha—por për prani, butësi dhe dashuri. 🤍
Fëmijët qetësohen kur ndihen të sigurt, të dëgjuar dhe të përqafuar.
Mos harro: lidhja me ty është ajo që i jep qetësi shpirtit të tyre.

✨ Një përqafim sot mund të bëjë një ndryshim të madh nesër.

24/04/2026

“Një pjesë nga intervista në Kiks Kosova – Klan Kosova
Rëndësia e takimit të fëmijëve të birësuar me prindërit biologjikë – një proces i ndjeshëm që kërkon kujdes, përgatitje dhe mbështetje emocionale.”

Sezoni i verës po afron dhe me të edhe ardhja e bashkatdhetarëve nga diaspora.Terminet për seanca kanë filluar dhe janë ...
20/04/2026

Sezoni i verës po afron dhe me të edhe ardhja e bashkatdhetarëve nga diaspora.
Terminet për seanca kanë filluar dhe janë drejt mbushjes.
Vendet për seanca stimuluese për fëmijë me vështirësi në zhvillim janë të limituara.
Rezervoni me kohë për të siguruar terminin tuaj.

02/04/2026

“Nuk është një botë tjetër… është e njëjta botë, e përjetuar ndryshe.”

Sot, në Ditën Botërore të Autizmit, nuk po kërkojmë mëshirë. Po kërkojmë kuptim. Autizmi nuk është një sëmundje që pret të shërohet; është një mënyrë neurobiologjike e të qenit, një tru që përpunon informacionin ndryshe nga shumica. Për disa, tingujt janë më të fortë, dritat më të ndritshme dhe fjalët ndonjëherë shumë të shpejta për t’u kapur. Kjo nuk është dobësi, por një sistem nervor që ndjen më thellë, analizon në mënyrë të ndryshme dhe vëren detaje që të tjerët shpesh i humbasin.

Shkenca na tregon se truri autik ka modele unike të lidhjeve neuronale: ndonjëherë më pak lidhje të gjera, por më shumë lidhje të fokusuara. Kjo shpjegon pse disa individë autikë mund të kenë kujtesë të jashtëzakonshme, aftësi të larta analitike apo një mënyrë shumë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë komunikimi. Problemi nuk është autizmi; problemi është një botë që pret që të gjithë të funksionojnë njësoj.

Një fëmijë që nuk të shikon në sy nuk është i ftohtë; ndoshta po përpiqet të mos mbingarkohet nga informacioni përreth. Një fjalë që nuk thuhet nuk është mungesë; është një formë tjetër komunikimi që kërkon durim dhe mirëkuptim. Prandaj, sot nuk duhet t’i kërkojmë një personi autik të përshtatet me botën pa kushte, por të pyesim veten se sa mund të përshtatet bota me të.

Diversiteti neurologjik nuk është një problem për t’u rregulluar, por një realitet për t’u kuptuar dhe përqafuar. Dhe ndoshta, kur të mësojmë të dëgjojmë ndryshe, do të kuptojmë se disa nga mendjet më të bukura nuk bëjnë zhurmë, por ndikojnë dhe ndryshojnë botën në heshtje.

Sot nuk festojmë autizmin; sot mësojmë ta respektojmë atë.

Me shumë mirënjohje dhe respekt dua të falënderoj nga zemra Edon Zhegrovën për përulësinë dhe zemërgjerësinë që tregoi d...
28/03/2026

Me shumë mirënjohje dhe respekt dua të falënderoj nga zemra Edon Zhegrovën për përulësinë dhe zemërgjerësinë që tregoi duke pranuar të takojë fëmijët të cilët unë si psikolog i trajtoj çdo ditë.

Ky gjest i tij ishte shumë më tepër sesa një takim — ishte një motivim i madh, një buzëqeshje e sinqertë dhe një kujtim i paharrueshëm për këta fëmijë që kanë nevojë për përkrahje dhe frymëzim.

Unë, Psikolog Dorjan Krasniqi, nga qendra “Doki”, e vlerësoj jashtëzakonisht këtë akt human dhe shpresoj që shembulli i tij të frymëzojë edhe të tjerë.

Faleminderit Edon për kohën, energjinë dhe dashurinë që ndave me ne! 🙏
Falenderim edhe për Lulzim Zhegrovën(babain e Edon Zhegrovës) për organizimin e këtij takimi!

Address

Rruga Korabi, Prishtinë
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 19:00
Tuesday 08:00 - 19:00
Wednesday 08:00 - 19:00
Thursday 08:00 - 19:00
Friday 08:00 - 19:00
Saturday 09:00 - 13:00

Telephone

+38349656952

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dorjan Krasniqi-Psikolog posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Dorjan Krasniqi-Psikolog:

Shortcuts

Share

Category