14/06/2026
Si ndihmojne muzika dhe ritmi ne zhvillimin e komunikimit te femijet
Degjoni kenge me tekste te thjeshta dhe te perseritura
Perseritja dhe struktura e qarte jane shume te rendesishme per femijet qe hasin veshtiresi ne komunikim. Kenget me fjale te thjeshta dhe te njejta qe perseriten i ndihmojne femijet ta kuptojne me lehte gjuhen, ta zgjerojne fjalorin dhe ta permiresojne ritmin e te folurit.
Perfshini ritmin dhe levizjen trupore
Ritmi i kombinuar me levizjen ndihmon femijet ta rregullojne trupin dhe vemendjen. Duartrokitja apo levizjet e thjeshta ne ritem mbeshtesin perqendrimin, koordinimin dhe organizimin e fjaleve ne kohe.
Luani me instrumente muzikore
Muzika ofron nje menyre alternative per shprehje dhe nderveprim, vecanerisht per femijet qe kane veshtiresi ne komunikimin verbal. Instrumentet si daullet apo kambanat i ndihmojne femijet t’i shprehin ndjenjat dhe nevojat e tyre permes tingujve, duke ndertuar gradualisht komunikimin.