20/10/2025
20 Tetori, Dita Botërore e OSTEOPOROZËS
OSTEOPOROZA
✅ Osteoporoza është një sëmundje metabolike qe karakterizohet nga zvogëlimi i masës kockore, çrregullim te mikroarkitekturës kockore, kjo i bënë kockat me lehtë të thehen.
✅Rreth një e treta e grave dhe një e pesta e burrave pësojnë një ose më shumë fraktura(thyerje) osteoporotike gjatë jetës së tyre. Kjo sëmundje prek me shpesh femrat sidomos pas menopauzës
✅ Rëndësia klinike e Osteoporozës qëndron në rritjen e numrit të frakturavet. Lokalizimet më të zakonshme të frakturavet
osteoporotike janë vertebrat, parakrahu, pjesa e siperme e femurit dhe pjesa e siperme e krahut. Njerëzit që kanë përjetuar frakturë osteoporotike të femurit në 50% të rasteve, varen nga ndihma dhe kujdesi i dikujt tjetër, dhe 20% e tyre vdesin brenda vitit të parë pas frakturës si pasoje e komplikimeve: Tromboza(e shkaktuar nga qendrimi shtrire dhe pa levizur per nje kohe te gjate)
✅ Humbja e masës kockore fillon të jetë më e madhe se formimi i saj, në menopauzë dhe moshë më të vjetër, kështu që këta njerëz kanë më shumë të gjasa të vuajnë nga osteoporoza.
✅ Faktorët e rrezikut për fraktura osteoporotike janë: frakturat e mëparshme në moshën madhore, trashëgimia, seksi femër, mosha e madhe, raca, demenca, marrja e ulët e kalciumit, vitaminës D dhe proteinave, pirja e duhanit, konsumimi i tepruar i alkoolit dhe kafesë, pesha trupore e ulët, menopauza e parakohshme, dëmtimi i shikimit, aktiviteti fizik i zvogëluar.
✅ Sëmundjet që nxisin Osteoporozën përfshijnë: sëmundjet e gjëndrave tiroide dhe paratiroide, amenorrea, sindromi Cushing, diabeti i varur nga insulina, artriti reumatoid, funksionimi i dëmtuar i zorrëve dhe mëlçisë, sëmundja kronike e veshkave, transplantimi i organeve, sëmundja kronike obstruktive e mushkërive, inaktiviteti i zgjatur, skleroza sistemike, spondiliti ankilozant etj.
✅ Barnat si pasoje e te cilave vie deri te Osteoporoza janë: Kortikosteroidet, Kimioterapeutikët, Antiepileptikët, Hormonet tiroide në mbidozë, si dhe antikoagulantët.
✅ Standard i artë në Diagnostikimin e Osteoporozës është Osteodensitometria (DEXA), Matja e densitetit kockor, ku doza e rrezatimit është minimale, eshte metode jo e kushtueshme, jo invazive dhe rezultatet merren shume shpejte.
✅ Kush rekomandohet te bëjë DEXA-n?
Të gjitha gratë mbi 65 vjeç pastaj të gjithë burrat mbi 70 vjeç, gratë që kanë menopauzë të hershme, të rriturit mbi moshën 50 vjeç me fraktura, dhe të rriturit që marrin barna për një kohë të gjatë e të cilat qojnë në osteoporozë (kryesishtë kortikosteroide).
✅ Qëllimet e trajtimit të Osteoporozës janë këto:
• parandalimi i frakturave(thyerjeve) te eshtrave
• stabilizimi dhe rritja e densitetit kockor
• heqja e simptomave të frakturës dhe deformimit të kockave
• përmirësimi dhe ruajtja e aftësisë funksionale
✅ Për trajtimin e Osteoporozës perdoren preparate te ndryshme farmaceutike siq janë preparatet hormonale zëvendësuese, bisfosfonatet në doza javore ose mujore, raloxifeni dhe ranelati i strontiumit. Ekzistojnë gjithashtu përgatitjet nënlëkurore: denosumab dy herë në vit dhe teriparatide çdo ditë për 24 muaj.
Rekomandohet gjithashtu një dietë e shëndetshme (dietë me kalori të ulët, produkte të qumështit me pak yndyrë, fruta dhe perime), si dhe aktivitet fizik të rregullt.
✅ Përfundim
Osteoporoza është një sëmundje shumë e përhapur, kështu që është e domosdoshme vetëdijesimi i popullatës për faktorët e rrezikut për zhvillimin e kësaj sëmundje. Meqë shumica e grave pas menopauzës nuk kanë status adekuat të vitaminës D në gjakun e tyre, ato duhet ta bëjnë analizen e vitamines D.
Për termine na kontaktoni në:
Facebook & Instagram
☎️044/765776
Termini i obliguar!