03/08/2026
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 6 serbëve për vendosjen e barrikadave në veri gjatë dhjetorit të 2022-tës, dhe ka pezulluar përkohësisht hetimet ndaj Millan Radoiçiqit dhe 10 personave të tjerë, të cilët për momentin janë të paqasshëm nga drejtësia.
Radoiçiq akuzohet njëherësh edhe si organizatori kryesor i sulmit terrorist në Banjskë në shtator të 2023-tës.
Kjo temë goxha me interes për publikon u diskutua edhe në emisionin Kosova Today.
Sipas Aheron Bobajt, kjo nuk nënkupton automatikisht pafajësinë ose përfundimin e çështjes.
“Do të thoja ndoshta do ta quaja si ‘masë procedurale’ kur të dyshuarit nuk janë të qasshëm për organet e drejtësisë, atëherë mund të riaktivizohen sapo të krijohen kushtet për një ndjekje penale”, u shpreh Bobaj.
Ai theksoi se liria e këtyre personave mund të paraqet sfida për institucionet e sigurisë.
Detajet në videon më poshtë:
Bobaj: Pezullimi i hetimeve ndaj Radoiçiqit është masë procedurale, jo mbyllje e rastit (VIDEO) NULL NULL 11.06.2026 14:29 11.06.2026 14:29 Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 6 serbëve për vendosjen e barrikadave në veri gjatë dhjetorit të 2022-tës, dhe ka pezulluar përkohësis...