16/08/2022
(Nephropathya Diabetica) është sëmundje e veshkave që çdo herë zhvillohet në të dy anët. Ky është një komplikacion i diabetit që zhvillohet ngadalë dhe si i tillë bënë pjesë në komplikimet e vonshme të diabetit, që zakonishtë paraqitet së paku dhjetë vite prej fillimit të sëmundjes së sheqerit. Ajo zakonishtë manifestohet të pacientët të cilët kanë hipertension, që do të thotë që hipertensioni i para prinë zhvillimit të nefropatisë dhe si i tillë fletë për rrezikun e zhvillimit të nefropatisë, dhe zakonishtë nuk është pasojë e saj. Gjithashtu të pacientët me diabet tip 1, zhvillimit të nefropatisë në 99% të rasteve i paraprinë retinopatia. Marrë në përgjithësi mund të thuhet qe nefropatia është komplikim i msheftë i diabetit, dhe në të duhet me përqendru vëmendjen Endokrinologu që mjekon diabetikun, duke e udhëzuar atë pas 5 - 6 viteve te para të zhvillimit te diabetit, në kontrolla të rregullta, se paku një vjeqare te Nefrologu ( njejtë siq udhëzohet te Oftalmologu dhe Neurologu ). Shenja e parë e nefropatisë diabetike është paraqitja e “ funkcionit te shtuar të veshkave “, apo klirensit te shtuar te kreatinines ( mbi 130 – 150 ml/min) ose paraqitja e mikroalbuminurisë. Te dyjat këto bazohen në analiza laboratorike, çka do të thotë se nefropatia diabetike në stadet fillestare mund të zbulohet me një skrining të mirë dhe në këtë fazë me sukses të mjekohet. Me kalimin e kohes, shtypja e lartë e gjakut është çdo herë prezente ndersa proteinat çdo herë të pranishme në urinë. Humbja e sasirave të mëdha të proteinave për mes urines ka për pasojë zhvillimin e edemave ( ënjtjes së trupit ), veqanarishtë në kapaket e syrit dhe regjionin e nëngjurit. Nefropatia diabetike mundet me qu në dëmtim te funksionit të veshkave, rritje te nivelit te materieve azotike ne gjak ( uremi ) dhe ndonjeherë në komë uremike.
Nuk ekzistojnë menyra të veqanta te mjekimit, nëse semundja zbulohet në këtë fazë, pra kur zhvillohet insuficienca e veshkave dhe humbja e madhe e proteinave. Por vlenë të theksohet se sëmundja ka një evoluim te ngadalshëm dhe nëse ajo zbulohet në fazat e hershme siq është faza e mikroalbuminurisë, është e mundshme për mes një rregullimi të mirë të sëmundjes së sheqerit dhe aplikimit të barërave të grupit të inhibitorëve të ACE së ose bllokatorëve të receptorëve të angiotenzines, të arrihet një mjekim stabil i saj, ( këto barëra përdoren në mjekimin e hipertensionit, por në rastin e nefropatisë diabetike mund të ju përshkruhen edhe pacientëve më shtypje normale të gjakut, meqë keto barëra kanë efekt te volitshëm në ngadalësimin dhe pengimin e nefropatisë pamvarësishtë ndikimit të tyre në hipertension).
Është shumë e rëndësishme që sëmundja e sheqerit të rregullohet mirë, dhe vetem ne rast të zhvillimit te infeksioneve urinare ose insuficiences renale, ndermerren masa shtesë të mjekimit.
Është më se e vërtetë që të sëmuarit me nefropati diabetike çdo kund në botë si kunder edhe të ne udhëzohen të Nefrologu shumë vonë, në fazen e uremisë, fazë kjo që karakterizohet me vlera shumë të larta të uresë dhe kreatinines në gjak. Në këtë fazë mënyra e vetme e mjekimit është hemodializa apo transplantimi i veshkes.
Për fund mund të themi se duhet punuar në zbulimin dhe mjekimin e formave të hershme të nefropatisë diabetike, dhe për këtë është e nëvojshme një punë ekipore, në rastin konkret në mes Endokrinologut dhe Nefrologut.
Dr. Agron Spahija, endokrinolog.