06/03/2026
Dita Evropiane e Logopedisë!
Në këtë ditë të shënuar vlen t’ia rikujtojmë vetes si profesionistë të logopedisë, se jemi ata të cilëve iu është besuar diçka e shenjtë, të nxisim “zërin” e fëmijëve që ende nuk arrijnë ta përdorin atë, të fëmijëve që “zëri” i tyre ndonjëherë nuk kuptohet qartë, të fëmijëve që “zëri” i tyre ndonjëherë përsëritet apo edhe bllokohet, i atyre personave që e kishin e tashmë e kanë humbur atë, e po ashtu edhe të atyre që u thuhet se nuk do ta kenë më kurrë “zë”.
Për ta dhe familjet e tyre, ne jemi “superheronjtë”, por ne duhet t’ia rikujtojmë vetes se sot, nën dukjen e superheronjve ndihmojmë gjeneratat e tashme dhe të ardhme, të cilet në të ardhmen mund të jenë superheronjtë tanë në shoqëri.
Të vazhdojmë të punojmë “nën hije”, që zëri i secilit të jetë i plotëfuqishëm kudo!