24/06/2023
Fazat e Pikëllimit në Procesin e Humbjes
Elizabeth Kübler-Ross, psikiater, ishte pioniere e konceptit të ofrimit të këshillimit psikologjik mbi vdekjen dhe humbjen. Në librin e saj “On Death and Dying” (Vdekja dhe të Vdesësh) ajo përshkroi pesë faza si reagime primare që personat kishin përjetuar në përballje me vdekjen dhe humbjen. Pikëllimi i humbjes, fillon nga mohimi apo refuzimi i situatës, deri në fazën përfundimtare “Pranimin”. Seicili mund të përballojë ndryshe humbjen, ndonjëri mund të qëndrojë gjatë në fazën e mohimit, apo të rikthehet nga njëra fazë në tjetrën , deri sa të procesohet Pranimi.
Prandaj psikoterapia është instrumenti më i fuqishëm, në përpunimin dhe pranimin e situatave të vështira me të cilat përballen shumë individë apo familje, duke gjetur aftësi përballuese dhe shkathtësi vetanake seicili. Humbje është edhe një raport i shkëputur nga një person i rëndësishëm, që aktivizon pikëllimin në reagime të ndryshme.
Mohimi- Kjo smund të më ndodh mua
Personat që përballen me vdekjen apo humbjen mund të refuzojnë të pranojnë faktin që ka ndodhur apo po ndodh një humbje. Ata mund të minimizojnë ose mohojnë plotësisht situatën.
Zemërimi – Pse po më ndodh mua
Kur një individ e kupton se ka ndodhur apo mund të ndodh një humbje, ai mund të zemërohet me veten ose të tjerët. Ata mund të argumentojnë se situata është e padrejtë dhe të përpiqen të gjejne fajtorë pse ka ndodhur dhe si ka ndodhur .
Marreveshjet me vet-vetën
Nga dhimbja, ndonjëherë është e vështirë të pranojmë se nuk mund të bëjmë asgjë për të ndryshuar gjërat. Situatat kur fillojmë të bëjmë marrëveshje me vetën, janë ato momente kur kthehemi dhe analizojmë cka kemi mundur ndoshta të bëjmë ndryshe. Është e zakonshme të gjejmë veten duke shkuar vazhdimisht në gjëra që kanë ndodhur në të kaluarën, dhe duke bërë shumë pyetje 'po sikur të', mund të ktheheshim dhe t'i ndryshonim gjërat, a do të kishte pasur tjetër rezultat.
Depresioni - çfarë kuptimi ka për të vazhduar pas humbjes
Në fazën e depresionit, individi ka arritur të kuptojë se një humbje ka ndodhur ose do të ndodhë. Individi mund të izolohet dhe të kalojë kohë duke qarë dhe ndjerë pikëllimin. Depresioni është një pararendës i pranimit sepse individi ka arritur të njohë humbjen e tij.
Pranimi – Do të behet mirë – kjo tani ka ndodhur
Në fazën e pranimit, individi do të arrijë të pranojë humbjen e tij, duke e kuptuar situatën në mënyrë logjike dhe duke balancuar emocionet me situatën. Ketu vazhdon aktivizimi dhe ri-orientimi i personit pas humbjes, duke iu kthyer jetës, duke gjetur forcë dhe aftesi përballuese .