17/04/2026
Trajnimi i radhës me vullnetarët për ofrimin e ndihmës së parë psikologjike në chat 💬 është mbajtur në ambientet e Fakultetit Filozofik 🎓
Gjatë këtij sesioni, u trajtua përdorimi i parimeve të Terapisë Kognitivo-Biheviorale 🧠 në bisedat me personat që kërkojnë ndihmë, ku Prof. Aliriza Arënliu prezantoi konstruktet dhe mjetet kryesore të kësaj qasje në komunikimin online 💻
Po ashtu, u prezantuan konceptet e PERMA të Psikologjisë Pozitive 🌱 nga Diona Visoka, duke theksuar rëndësinë e kombinimit të kësaj qasje me terapinë kognitivo-biheviorale në shërbimet e faqes shendetimendor.org 🌐
Së bashku, po fuqizojmë vullnetarët tanë për të ofruar mbështetje më të strukturuar dhe profesionale🤝💙
_____
Ky aktivitet përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia.