INFO ZONE

INFO ZONE ...

E gjeni dot?
28/08/2026

E gjeni dot?

🚨 E JASHTËZAKONSHME! Vedat Muriqi protagonist absolut në rikthimin e Fenerbahces në Ligën e Kampionëve! 🇽🇰🔥Pas 18 vitesh...
26/08/2026

🚨 E JASHTËZAKONSHME! Vedat Muriqi protagonist absolut në rikthimin e Fenerbahces në Ligën e Kampionëve! 🇽🇰🔥

Pas 18 vitesh pritje, Fenerbahce rikthehet në skenën më të madhe të futbollit evropian, dhe heroi i kësaj nate është Vedat Muriqi! ⚽️

Sulmuesi kosovar shënoi gol-in e parë dhe të avantazhit ndaj Lyonit, ndërsa golin e dytë e realizoi Archie Brown. 🏆

Familje luftëtarësh. Të lindur për liri. Të gatshëm për sakrificë.🇦🇱🦅
25/08/2026

Familje luftëtarësh. Të lindur për liri. Të gatshëm për sakrificë.🇦🇱🦅

25/08/2026

...Para se të bëhesh mjek, duhet të mësosh të sakrifikosh....

Pothuajse askush nuk të tregon sa shumë duhet të sakrifikosh përpara se të dëgjosh një ditë fjalën:

“Doktor.”

Janë vite të tëra studimi.
Net pa gjumë.
Provime, ankth, lodhje dhe momente kur pyet veten nëse ia vlen.

Sepse të bëhesh doktor nuk kërkon vetëm inteligjencë.
Kërkon disiplinë, durim, sakrificë dhe një zemër që nuk dorëzohet.
Dhe ndoshta një ditë, kur vesh mantelin e bardhë, e kupton se çdo natë pa gjumë, çdo lot, çdo dështim dhe çdo sakrificë…
..ia kanë vlejtur.

Sepse nuk u bëre doktor vetëm për një titull.
U bëre doktor për të qenë aty kur dikush ka më shumë nevojë për ty.....

Të jesh doktor do të thotë të sakrifikosh kohën tënde për dikë që ka nevojë për ty.

Të humbasësh festa, ditëlindje, net me familjen…
sepse diku, në një dhomë spitali, dikush pret një përgjigje.

Do të thotë të punosh kur je i lodhur, të qëndrosh i fortë kur brenda teje ka ankth dhe të buzëqeshësh përballë pacientit, edhe kur dita jote nuk ka qenë e lehtë.

Por sakrifica më e madhe nuk është koha.

Është përgjegjësia e jetës së një njeriu në duart e tua.

Është ajo telefonatë në orët e vona të natës.
Është ai pacient që nuk e harron dot.
Është ajo familje që pret prej teje një fjalë shprese.

Dhe megjithatë…

Kur një pacient shërohet, kur një nënë të falënderon, kur dikush të thotë “Doktor, më shpëtove”, të gjitha sakrificat marrin një kuptim tjetër.

Sepse të jesh doktor nuk është vetëm të kesh një profesion.

Është të zgjedhësh çdo ditë të jesh aty për të tjerët, edhe kur askush nuk e sheh çfarë ke sakrifikuar ti....

Të jesh doktor nuk do të thotë vetëm të dish mjekësinë.
Do të thotë të mbash mbi supe frikën, shpresën dhe besimin e dikujt tjetër.

Do të thotë të shohësh një pacient në sy dhe të kuptosh se, pas analizave, diagnozës dhe simptomave, është një njeri që ka frikë.

Të jesh doktor do të thotë të japësh përgjigje edhe kur vetë ke shumë pyetje.
Të buzëqeshësh për t’i dhënë kurajë dikujt, edhe në ditët kur ti vetë je i lodhur.
Të qëndrosh i qetë kur familja përballë teje është duke u thyer.
Sepse ndonjëherë pacienti nuk ka nevojë vetëm për një recetë.
Ka nevojë për një fjalë.
Për një dorë.
Për dikë që t’i thotë: “Mos u frikëso. Do ta përballojmë bashkë.”

Dhe ndoshta pjesa më e bukur e profesionit nuk është momenti kur vendos një diagnozë…
por momenti kur një pacient kthehet dhe të thotë:

“Doktor, faleminderit. Më dhatë shpresë.”

Atëherë e kupton se të jesh doktor nuk është thjesht profesion.

Është përgjegjësi.
Është sakrificë.
Është humanizëm.
Është të prekësh jetën e dikujt, pa e ditur kurrë se sa shumë do të mbetesh në të.

Dr. Mevludin Beqiri - Endokrinolog

“Posa zgjohet, përshëndet çlirimtarët”: E kaloi gjithë natën nën qiellin e hapur, veterani me aksion simbolik në përkrah...
25/08/2026

“Posa zgjohet, përshëndet çlirimtarët”: E kaloi gjithë natën nën qiellin e hapur, veterani me aksion simbolik në përkrahje të liderëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë

Mire e ka!
20/08/2026

Mire e ka!

"Mora me vete emblemën e UÇK-së.E futa në xhepin ekëmishës,ngjitur me zemrën."  Hashim Thaçi
20/08/2026

"Mora me vete emblemën e UÇK-së.E futa në xhepin e
këmishës,ngjitur me zemrën."

Hashim Thaçi

🔴A është Albin Kurti i vetmi kryeministër që po e kontrollon veriun e Republikës së Kosovës?💬
16/08/2026

🔴A është Albin Kurti i vetmi kryeministër që po e kontrollon veriun e Republikës së Kosovës?💬

16/08/2026
Pas shiut, natyra dhuron pamje të veçanta. Ylberi mbi majat e Bjeshkëve të Nemuna dhe bukuria e Bjeshkës së Madhe krijoj...
16/08/2026

Pas shiut, natyra dhuron pamje të veçanta. Ylberi mbi majat e Bjeshkëve të Nemuna dhe bukuria e Bjeshkës së Madhe krijojnë një peizazh që flet vetë. ⛰️🌲

📍 Bjeshka e Madhe, Deçan

Visit Deçani 📸

Address

Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 20:00
Friday 08:00 - 20:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when INFO ZONE posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share