Pulmo Center

Pulmo Center .. ...

🫁 Pastrimi i rrugëve të frymëmarrjes mund të rekomandohet për pacientët që vuajnë nga kolla kronike, grumbullimi i sekre...
17/06/2026

🫁 Pastrimi i rrugëve të frymëmarrjes mund të rekomandohet për pacientët që vuajnë nga kolla kronike, grumbullimi i sekrecioneve, bronkiti kronik, COPD apo vështirësi të vazhdueshme në frymëmarrje.

Me kalimin e kohës, në rrugët e frymëmarrjes mund të grumbullohen sekrecione dhe materiale të dëmshme që pengojnë qarkullimin normal të ajrit dhe ndikojnë në funksionin e mushkërive.

Baloni Resektor është një metodë inovative e bronkoskopisë terapeutike që ndihmon në largimin e këtyre materialeve, duke kontribuar në përmirësimin e frymëmarrjes dhe vlerësimin e shëndetit të bronkeve.

👨‍⚕️ Procedura realizohet nga Prof. Dr. Yalçın Karakoca, pulmonolog intervent.

📅 Terminet e radhës: 26 & 27 Qershor

📞 +383 46 600 114

🏥 Pulmo Center – Medical Park Kosova

⏳ Numri i termineve është i kufizuar. Rezervoni konsultën tuaj në kohë.

🚬 Duhanpirja afatgjatë mund të lërë pasoja serioze në mushkëri, duke shkaktuar grumbullimin e sekrecioneve, qelizave të ...
15/06/2026

🚬 Duhanpirja afatgjatë mund të lërë pasoja serioze në mushkëri, duke shkaktuar grumbullimin e sekrecioneve, qelizave të dëmtuara dhe materialeve që pengojnë frymëmarrjen normale.

🫁 Baloni Resektor është një metodë inovative e bronkoskopisë terapeutike që ndihmon në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe largimin e materialeve të grumbulluara në mushkëri, duke kontribuar në përmirësimin e funksionit respirator.

✅ Frymëmarrje më e lehtë
✅ Përmirësim i oksigjenimit
✅ Ndihmon në menaxhimin e bronkitit kronik dhe COPD-së
✅ Mundëson zbulimin e hershëm të ndryshimeve të dyshimta në bronke
✅ Teknologji e patentuar me përvojë klinike ndërkombëtare

👨‍⚕️ Procedura realizohet nga Prof. Dr. Yalçın Karakoca, pulmonolog intervent dhe zhvillues i teknologjisë Resector Balloon.

📅 Terminet e radhës: 26 & 27 Qershor

📞 +383 46 600 114

🏥 Pulmo Center – Medical Park Kosova

⏳ Numri i termineve është i kufizuar. Caktoni konsultën tuaj në kohë dhe kujdesuni për shëndetin e mushkërive.

🚭 Keni pirë duhan për më shumë se 30 vite?Çdo cigare lë gjurmë në rrugët e frymëmarrjes. Me kalimin e viteve krijohen se...
13/06/2026

🚭 Keni pirë duhan për më shumë se 30 vite?

Çdo cigare lë gjurmë në rrugët e frymëmarrjes. Me kalimin e viteve krijohen sekrecione kronike, qeliza të dëmtuara dhe materiale të grumbulluara që pengojnë kalimin normal të ajrit dhe oksigjenit.

🫁 Mos prisni derisa të jetë vonë!
Bronkoskopia Terapeutike me Resector Balloon ndihmon në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe largimin e materialeve të grumbulluara nga efektet afatgjata të duhanit.

✅ Frymëmarrje më e lirë
✅ Oksigjenim më i mirë
✅ Ndihmon në menaxhimin e bronkitit kronik dhe COPD-së
✅ Zbulim dhe trajtim më i hershëm i ndryshimeve të dyshimta në bronke
✅ Metodë e dëshmuar klinikisht për më shumë se 15 vite

👨‍⚕️ Procedura realizohet nga Prof. Dr. Yalçın Karakoca, pionier i bronkoskopisë terapeutike dhe zhvillues i teknologjisë Resector Balloon.

🏥 Tani në Kosovë – me ÇMIM PROMOCIONAL

🔥 Mos lejoni që dëmet e duhanit të vazhdojnë të ndikojnë në cilësinë e jetës suaj.

⏳ Nxitoni dhe caktoni konsultën tuaj sot!
Numri i termineve është i kufizuar.

📍 Pulmo Center – Medical Park Kosova
Merrni frymë më lirshëm. Jetoni më mirë.

Kemi kënaqësinë të ndajmë përparimin e pacientit tonë, z. Sokol Poga, një figurë e njohur dhe e respektuar në trojet shq...
09/06/2026

Kemi kënaqësinë të ndajmë përparimin e pacientit tonë, z. Sokol Poga, një figurë e njohur dhe e respektuar në trojet shqiptare, i cili iu nënshtrua me sukses një Bronkoskopie Terapeutike me Balon resektor në Pulmo Center – Medical Park Kosova.

Z. Poga vuante nga COPD (Sëmundja Kronike Obstruktive e Mushkërive) – Shkalla IV, një nga format më të avancuara të kësaj sëmundjeje, e cila vështirëson ndjeshëm frymëmarrjen dhe cilësinë e jetës.

Pas ndërhyrjes për pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes me teknologjinë me Balon Resektor, pacienti raporton:
✅ Frymëmarrje më të lehtë
✅ Reduktim të ndjeshëm të sekrecioneve bronkiale
✅ Përmirësim të tolerancës fizike
✅ Ndjenjë më të mirë të energjisë dhe mirëqenies së përgjithshme

Procesi i rikuperimit po vazhdon me sukses dhe gradualisht ai po fiton më shumë forcë dhe kapacitet për aktivitetet e përditshme.

Në Pulmo Center, ne vazhdojmë të sjellim teknologjitë më moderne në trajtimin e pacientëve me COPD, bronkit kronik dhe sëmundje të tjera pulmonare, duke synuar përmirësimin e cilësisë së jetës dhe frymëmarrjes së tyre.

🙏 I urojmë z. Sokol Poga shëndet të plotë dhe rikuperim të vazhdueshëm.

🫁 Astma dhe COPD shpesh ngatërrohen sepse kanë simptoma të ngjashme, si kolla, fishkëllima në frymëmarrje dhe mungesa e ...
08/06/2026

🫁 Astma dhe COPD shpesh ngatërrohen sepse kanë simptoma të ngjashme, si kolla, fishkëllima në frymëmarrje dhe mungesa e frymës. Megjithatë, ato janë dy sëmundje të ndryshme.

Astma zakonisht shfaqet në moshë më të re dhe simptomat mund të ndryshojnë nga dita në ditë ose të përkeqësohen nga alergjitë, aktiviteti fizik apo faktorë të tjerë.

COPD shfaqet më shpesh tek personat mbi 40 vjeç, veçanërisht tek duhanpirësit ose ish-duhanpirësit, dhe karakterizohet nga një përkeqësim gradual dhe i vazhdueshëm i frymëmarrjes.

Përmes konsultës specialistike dhe ekzaminimeve si spirometria, mund të përcaktohet diagnoza e saktë dhe trajtimi i duhur.

👨‍⚕️ Dr. Yalçın Karakoca – Pulmolog Intervent

📞 +383 46 600 114
📍 Medical Park Kosova – Veternik, Prishtinë

04/06/2026

🔷 Pulmologu i nivelit botëror, Prof. Dr. Yalçın Karakoca.

Në datat 12 & 13 Qershor, në Medical Park Kosova, do të keni mundësinë të realizoni konsultë me një nga specialistët më të kërkuar në pulmologjinë intervente.

Nën drejtimin e tij, Pulmo Center ofron diagnostikim dhe trajtim të avancuar për sëmundjet e mushkërive dhe rrugëve të frymëmarrjes, duke përdorur metoda moderne dhe minimale invazive.

🩺 Shërbimet që ofrohen:
• Bronkoskopi diagnostike dhe terapeutike
• Bronkoskopi rigide
• Krioterapi dhe trajtime me balonë resektor
• Vendosje stentesh dhe valvulash endobronkiale

✔️ Vendet janë të limituara
✔️ Rezervo në kohë

📞 Cakto konsultën tani:
+383 46 600 114

📍 Medical Park Kosova – Veternik, Prishtinë

👨‍⚕️ Prof. Dr. Yalçın Karakoca
Pulmolog Intervent

02/06/2026

Në disa raste, simptomat mund të kthehen edhe pas përfundimit të trajtimit, për shkak të një infeksioni të ri bakterial, infeksioneve virale që paraprijnë riinfektimin, trajtimit jo të mjaftueshëm ose dobësimit të imunitetit.

Kur infeksionet përsëriten vazhdimisht, është shumë e rëndësishme të kërkohet shkaku real dhe të bëhet vlerësimi i plotë i gjendjes së pacientit.

Kontrolli dhe trajtimi i duhur ndihmojnë në parandalimin e komplikimeve dhe rikthimeve të shpeshta të infeksioneve.

📞 Caktoni konsultën:
+383 46 600 114
📍 Medical Park Kosova – Veternik, Prishtinë

Infeksionet fungale në mushkëri janë më të zakonshme te personat me sistem imunitar të dobësuar, sëmundje kronike të mus...
30/05/2026

Infeksionet fungale në mushkëri janë më të zakonshme te personat me sistem imunitar të dobësuar, sëmundje kronike të mushkërive apo te pacientët që përdorin terapi afatgjata me kortikosteroide ose antibiotikë.

Simptomat mund të përfshijnë:
• Kollë të vazhdueshme
• Temperaturë
• Vështirësi në frymëmarrje
• Dhimbje gjoksi
• Lodhje dhe dobësi të përgjithshme

Diagnostikimi dhe trajtimi në kohë janë shumë të rëndësishme për shmangien e komplikimeve respiratore.

👨‍⚕️ Dr. Yalçın Karakoca – Pulmolog Intervent

📞 +383 46 600 114
📍 Medical Park Kosova – Veternik, Prishtinë

Hemoptizia, apo nxjerrja e gjakut me kollë, është një simptomë që nuk duhet neglizhuar. Ajo mund të lidhet me infeksione...
28/05/2026

Hemoptizia, apo nxjerrja e gjakut me kollë, është një simptomë që nuk duhet neglizhuar. Ajo mund të lidhet me infeksione të mushkërive, bronkit kronik, pneumoni, zgjerim të bronkeve apo probleme më serioze respiratore.

Nëse vini re gjak gjatë kollës, sidomos nëse shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje, dhimbje gjoksi apo lodhje të vazhdueshme, rekomandohet kontrolli sa më i shpejtë tek pneumologu.

👨‍⚕️ Dr. Yalçın Karakoca – Pulmolog Intervent

📞 +383 46 600 114
📍 Medical Park Kosova – Veternik, Prishtinë

Duhani, v**e, ndotja e ajrit, alergjitë dhe stili i jetesës po ndikojnë gjithnjë e më shumë në shëndetin respirator edhe...
24/05/2026

Duhani, v**e, ndotja e ajrit, alergjitë dhe stili i jetesës po ndikojnë gjithnjë e më shumë në shëndetin respirator edhe tek të rinjtë.

Kolli i shpeshtë, frymëmarrja e rënduar apo lodhja gjatë aktiviteteve fizike nuk duhet të konsiderohen normale.

Kontrolli pneumologjik ndihmon në identifikimin e hershëm të problemeve dhe trajtimin e tyre në kohë.

📞 +383 46 600 114
📍 Medical Park Kosova – Veternik, Prishtinë

**e

Address

Magjistralja Prishtinë – Ferizaj, Kilometri I 4-të Pristina
Pristina
10500

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00

Telephone

+38345500004

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Pulmo Center posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Pulmo Center:

Share

Category