Syri Med

Syri Med Syri Med klinika me teknologjinë më bashkëkohore ofron shërbimet më cilësore oftamologjike int

SyriMed ofron keto sherbime:

- Vizite okulistike e pergjithshme.

- Percaktimi i dioptris me metode digjitale.

- Matja e tensionit te syrit noncontact-tonometer.

- Vizita okulistike me Ultraze- A & B scan.

- Vizite me Ultratingull Biomikroskopi - UBM

- Fundoskopia (Ekzaminimi i fundusit te syrit).

- Ekzaminimi i syrit te thate-Schirmer test.

- Ekzaminimi Mikrobil

ogjik i konjunktives(Strisho).

- Matja e trashesis se Kornes - Pahimetria.

- Nderhyrje Ambulantore Kirurgjike.

GlaukomaGlaukoma paraqet nje grup te semundjeve te syve ku kemi rritje te shtypjes brenda syrit. Shtypja e larte brenda ...
01/02/2020

Glaukoma

Glaukoma paraqet nje grup te semundjeve te syve ku kemi rritje te shtypjes brenda syrit. Shtypja e larte brenda syve mund te demtoj syte, e posaqerisht nervin optik te syrit.
Rekomandohet qe secili person mbi moshen 40 vjecare te cakton shtypjen e syve.

Ne Syri Med mund te percaktohet shtypja e syve me ane te metodes non-kontakt pneumotonometer, metode kjo e pa dhimbshme, e shpejt, e sakte dhe efikase.

Thjerrzat e kontaktit me ngjyre - Eliminojne nevojen per syze- Te pershtatshme per aktivitete fizike dhe sporte- Nuk e k...
18/01/2020

Thjerrzat e kontaktit me ngjyre

- Eliminojne nevojen per syze
- Te pershtatshme per aktivitete fizike dhe sporte
- Nuk e kufizojne fushen vizive
- Mund te korigjojne shum lloje te dioptrise
- Mbi 150 milion njerez ne bote perdorin thjerrza te kontaktit
- Efekt kosmetik dhe stil

30/12/2019
14/11/2019

Shërbimet që ofron Syri-Med;
1. Përcaktimi dixhital i dioptrisë
2. Përcaktimi i shtypjes së syve
3. Topografia e Kornesë
4. OCT e syrit
5. Vendosja dhe përshtatja me lente
6. Ultrazëri i syrit
7. Ekzaminimi i nervit të syrit
8. Pakimetria
9. Ekzaminimi i fushës periferike

Syri Med - Për një shikim sa më të mirë!

14/11/2019
Topografia korneale është një ekzaminim inovativ, jo invaziv në vlerësimin e shëndetit të segmentit të përparëm të syrit...
26/10/2019

Topografia korneale është një ekzaminim inovativ, jo invaziv në vlerësimin e shëndetit të segmentit të përparëm të syrit.

Topografia korneale ka rol të madh në :
1. Kirurgjinë refraktare
2. Keratokonus
3. Vlersimin e dioptrisë post kirurgjike
4. Planifikimin kirurgjik në rastet me astigmatism
5. Vlersimin e siperfaqes te syrit

Të gjitha këto shërbime të sofistikuara ofrohen në ordinancën specialistike oftalmologjike Syri - Med me anë të teknologjisë me të re nga Zeiss - I profiler Plus...

Syri i ThatëSyri i thatë ndodh atehere kur nuk ka vellim te mjaftueshem te lotit. Është nder çrregullimet me te shpeshta...
06/09/2019

Syri i Thatë

Syri i thatë ndodh atehere kur nuk ka vellim te mjaftueshem te lotit. Është nder çrregullimet me te shpeshta te syrit qe prek nje numer te madh te njerezve.

Simptomat: Tharje, djegie, iritim, skuqje dhe sekretim te syrit.
Ne qofte se nuk trajtohet syri i thate mund te qoj deri tek semundja e xhamit te syrit dhe te jep probleme serioze me shikim.

Trajtimi: 1. Modifikim te dietes dhe ambientit
2. Zevendsimi me lot dhe gel artificial
3. Anti inflamator
4. Mbyllje te kanaleve te lotit (punctal plugs)
5. Thjerrza , dhe trajtime te tjera...

Se pari percaktohet sasia e lotit qe prodhohet me teste adekuate, pastaj vendoset menyra e trajtimit

Per me shum informacione beni vizite tek

Ordinanca Specialistike e Syve "SyriMed".

Katarakta (Pelhura, Perdja e brendshme)Katarakta eshte nje crregullim i shpeshte i syve qe karakterizohet me mjegullim t...
30/07/2019

Katarakta (Pelhura, Perdja e brendshme)
Katarakta eshte nje crregullim i shpeshte i syve qe karakterizohet me mjegullim te thjerrzes (lensit) te syve. Mund te prek njerin apo te dy syte. Eshte nje proces qe zhvillihohet ngadal ne menyre progresive derisa me kalimin e kohes bllokon shikimin.
Shkaktaret kryesor te kataraktes jane mosha, diabeti (semundja e sheqerit), lendimet apo faktoret tjere, mirepo mundet te jete dhe i lindur tek nje numer i vogel i popullates.
Ankesat kryesore qe shfaq katarakta tek pacienti jane: ulje apo humbje te shikimit, mjegullim te shikimit, pengesa ne drita, ngjyrat doken me zbehte, shikim te dyfishte etj.
Diagnoza e kataraktes vendoset nga specialisti Oftalmolog.
Trajtimi i kataraktes behet permes nje procedure kirurgjike qe quhet Phacoemulsifikim. Phacoemulsifikimi pastron thjerrzen natyrale te mjegulluar te syrit dhe e zevendson ate me nje thjerze artificiale transparente.

Alergjite e SyveAlergjia e syve nenkupton nje reaksion te syve ndaj ekspozimit te ndonje antigjeni specifik te ambientit...
17/07/2019

Alergjite e Syve

Alergjia e syve nenkupton nje reaksion te syve ndaj ekspozimit te ndonje antigjeni specifik te ambientit qe zakonisht eshte Poleni. Zakonisht shfaqet te personat te cilet kalojne kohe jashte ne ambient te hapur sidomos ne pranvere dhe vere. Alergjia e syve manifestohet me lotim, kruarje, skuqje, enjtje te kapakeve me apo pa rrjedhje te hundeve dhe teshtitje.
Trajtimi i alergjise te syve behet me terapi adekuate si shmangia nga alergjeni apo shkaktari dhe terapia me pika si me poshte:
1. Lot artificial
2. Stabilizim te qelizave mastocite (qeliza qe reagojne ne alergji)
3. Antihistaminik
4. Anti-inflamator jo steroid
5. Steroid topikal
6. Antihistaminik oral

Secili pacient qe perjeton keto shenja dhe simptome duhet te bej kontrolle dhe te trajtohet nga specialisti Oftalmolog.

Hallazioni (Chalazion)Hallazioni (Cist Meibomian) apo lipogranuloma eshte nje lezion kronik inflamator i gjendrave te Me...
05/07/2019

Hallazioni (Chalazion)
Hallazioni (Cist Meibomian) apo lipogranuloma eshte nje lezion kronik inflamator i gjendrave te Meibomit. Gjendrat e Meibomit jane gjendra te shumta te cilat gjenden brenda kapakeve te syrit dhe qe prodhojne nje shtrese yndyrore qe merr pjese ne stabilizimin e filmit te lotit te syrit.
Simptomat: formacion i rrumbullaket i padhimbshem qe rritet gradualisht, skuqje te kapakut dhe syrit.
Trajtimi:
1. Antibiotiket lokal dhe oral
2. Konservativ – ne disa raste formacioni terhiqet vetvetiu
3. Kompresa te ngrohta – aplikimi disa here ne dite
4. Kirurgjik – Pas aplikimit te anestezionit lokal per mpirje te vendit te intervenimit, behet nje incision dhe zbrazet permbajtja.

26/06/2019

Llojet e xhamave te cilat mund te gjeni te Syri-Med – Optika Moda

Korniza paraqet nje pjese shum te rendesishme te zgjedhjes ,mirepo xhamat te cilat jane esencial per kornizen paraqesin pjesen kryesore ne mundesimin e shikimit sa me kualitativ
Ekzistojne lloj-llojshmeri te xhamave dhe shtresave te xhamave qe ne i ofrojme:

1. Xhama Asferik: xhamat e rendomt jane sferik, qe dmth kane lakueshmerine e njejte ne te gjithe siperfaqen. Xhamat Asferik kane nje lakueshmeri e cila eshte me komplex ne qender qe mundeson nje shikim me kualitativ. Gjithashtu xhamat asferik jane me te lehte dhe me te holle sesa xhamat e rendomt.
2. Xhama Bifokal: keta xhama kane perparsi pasi qe ofrojm shikim te qarte afer dhe large ne te njejten siperfaqe duke eliminuar nevojen per te mbajtur nje pale syze per afer , nje pale per large.
3. Xhama High Index: keta jane te pershtatshme per dioptri te medha. Jane me te holle dhe me te lehte. Eliminojne pamjen “sikur tegull” tek diptrite e medha.
4. Xhama Fotokrom: keta xhama erresohen ne momentin e eksopozimit ne drite te diellit duke u shndrruar ne syza dielli dhe pastaj ne hapsira te brendshme prap kthejn ngjyren e vet origjinale.
5. Xhama te Polarizuar: eliminojne drita e teperta te ambientit te jashtem duke ofruar nje pamje tejet kualitative.
6. Xhama Polikarbonat: xhama shum te qendrueshemem te pershtatshem per femije dhe persona aktiv.
7. Xhama Progresive: xhama te cilet mundesojne shikimin ne largesi, ne distance te mesme dhe afer , te gjitha ne nje xham dhe nje kornize, me efekt kozmetik pa vijen ndarese sikur bifokalet.

Shtresat mbrojtese te xhamave:
1. ANTIREFLEX: ofron mbrojtje ndaj dritave te teperta te ambientit te jashtem, dritave te vetura , te telefonit, duke mundesuar shikim kualitativ. Mbron xhamin nga gervishjet dhe ndalon grumbullim e pluhurit dhe grimcave te tjera ne xham.
2. BLUE LIGHT REDUCTION: ofron mbrojte nga drita qe emitojne telefonat e menqur, tabletat, kompjuteret, televizoret. Permirson dukshem kualitetin e shikimit dhe mbron syte dhe xhamat.
3. SCRATCH-RESISTANT: kjo shtrese e xhamit pamundeson gervishjet e xhamave duke rritur jetegjatesine e xhamave dhe duke ruajtur kualitetin e shikimit.
4. UV protection: kjo shtrese mbron syte nga rrezet ultraviolete te diellit te cilat mund te jene shum te demshme per shendetin e syve.

Address

Rruga B, Mati 1
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 11:00 - 19:00
Tuesday 11:00 - 19:00
Wednesday 11:00 - 19:00
Thursday 11:00 - 19:00
Friday 11:00 - 19:00
Saturday 12:00 - 14:30

Telephone

049320583

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Syri Med posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category