19/08/2026
🧠 Në terapinë e afazisë, edhe një aktivitet i thjeshtë ka një qëllim të rëndësishëm.
Kompletimi i shtëpisë me dhomat përkatëse ndihmon në njohjen e ambientit të shtëpisë, emërtimin e dhomave dhe objekteve, kuptimin dhe orientimin. Kjo është veçanërisht e rëndësishme që personi të mund të orientohet dhe të funksionojë sa më pavarësisht në ambientin e tij të përditshëm.
Bashkimi i figurave të njëjta stimulon vëmendjen, përputhjen, njohjen dhe krijon mundësi për emërtim dhe komunikim.
Në rehabilitimin e afazisë, çdo aktivitet përshtatet me nevojat e personit.
Sepse qëllimi nuk është vetëm të rikthejmë fjalët, por të rikthejmë komunikimin dhe pavarësinë në jetën e përditshme.