endoCLINIC Prishtina

endoCLINIC Prishtina Poliklinika ENDOCLINIC ofron këto shërbime specialistike: Endokrinologji, Diabet dhe Metabolizëm, Sëmundje infektive, laborator dhe laser!

http://endoclinicks.com/

N'derë t'Spitalit !

“endoCLINIC” është themeluar në gusht të vitit 2017, me seli në Prishtinë si poliklinikë dhe është e organizuar në formë të pese shërbimeve të ndryshme specialistike:
1. Qendra për Endokrinologji, Diabet dhe Metabolizëm në të cilën diagnostikohen dhe trajtohen këto sëmundje:
- Sëmundja e sheqerit- Diabeti,
- Obeziteti, mbipesha dhe nënpesha,
- Çrregul

limet e metabolizmit të yndyrnave,
- Sëmundjet e gjëndrës tiroide-hipertireoza (Morbus Basedow, Adenoma toksike, etj), hipotireoza ( nga tireoditi kronik-Hashimoto, nga mungesa e Jodit, etj) tiroiditet akute dhe subakute si dhe kancerët e tiroides.
- Sëmundjet e gjëndrave paratiroide dhe metabolizmit të kockave ( hiperparatiroidizmi, hipoparatiroidizmi, mungesa e Vitaminës D dhe osteomalacioni, osteoporoza, etj)
- Sëmundjet e organave reproduktive ( çrregullimet menstruale, vezoret policistike, infertiliteti, menopauza, hipogonadizmi, etj)
- Sëmndjet e mbiveshkoreve (Morbus Cushing, Morbus Addison, Morbus Conn, kancerët e mbiveshkoreve, hipertensioni endokrin, etj)
- Hirsutizmi
- Etj. Në “endoCLINIC” bëhen këto ekzaminime dhe shërbime
-Ultrazëri i gjëndrës tiroide, paratiroide dhe i qafës
-Punksioni aspirativ i nodujve në gjëndrën tiroide dhe paratiroide nën udhëheqjen e ultrazërit (FNAB)
- Edukimi diabetik
- Trajtimi i shputës diabetike ( përfshirë edhe debridment të ulçerave diabetike)
- Diagnostifikimi dhe trajtimi i neuropative diabetike
- Elektrokardiografia-EKG

Ne kete sherbim punojne 4 endokrinologe: Dr.Merita Emini Sadiku, Dr.Iliriana Hana Goranci,Dr.Ardiana Perjuci Begolli dhe Nadije Morina Kuqi.

2. Qendra për Sëmundje Infektive në të cilën diagnostikohen dhe trajtohen këto sëmundje:
-Infeksionet e traktit respiratorë
-Infeksionet urinare dhe urogjenitare (seksualisht të transmetueshme)
-Infeksionet e sistemit nervor qendror
-Infeksionet e traktit gastrointestinal
-Infeksionet virale
-Infeksionet ekzentematike febrile
-Parazitozat
-Mykozat
-etj. Ne kete sherbim punon 1 infektolog: Dr.Izet Sadiku

3. Qendra për Sëmundje Neurologjike ne te client pnon dr.Melihate Pushka.

4. Qendra per Seumdje Reumatologjike ne te cilen punon dr.Besim Demolli.

5. Laboratori per analista biokimike, hormonale, hematologjike, imunologjike, etj.

Rreziku real në sëmundjen e këmbës diabetike✅Një studim i madh i vitit 2026, i publikuar në revistën e Shoqatës Amerikan...
17/05/2026

Rreziku real në sëmundjen e këmbës diabetike✅

Një studim i madh i vitit 2026, i publikuar në revistën e Shoqatës Amerikane të Diabetit, Diabetes Care
(133,000+ pacientë), tregon sa i lartë është ky rrezik:

* 14.6% vdiqën brenda 1 viti pas ulçerës së parë diabetike të këmbës
* 3.5% iu nënshtruan amputimit madhor
* Pas amputimit, rreth 29% vdiqën brenda 1 viti

Dhe një sinjal dallues u vu re:

Pacientët e trajtuar me agonistë të receptorit GLP-1 kishin rreth 25% rrezik më të ulët të vdekshmërisë edhe pas amputimit.

Rezultate më të mira u lidhën gjithashtu me:

* Terapinë për uljen e lipideve
* Ndjekjen nga diabetologë, oftalmologë dhe podiatër
* Kujdesin multidisiplinar dhe menaxhimin e vazhdueshëm

Pra, identifikimi vetëm i pranisë së ulçerës nuk është qëllim i vetëm por identifikim më i hershëm i pacientëve me rrezik të lartë dhe menaxhimin e tyre ndryshe.

Sepse kur komplikimet shfaqen, trajektorja e sëmundjes shpesh është tashmë e përcaktuar.

13/05/2026

𝗦𝗜𝗡𝗗𝗥𝗢𝗠𝗔 𝗣𝗢𝗟𝗜𝗘𝗡𝗗𝗢𝗞𝗥𝗜𝗡𝗘 𝗠𝗘𝗧𝗔𝗕𝗢𝗟𝗜𝗞𝗘 𝗢𝗩𝗔𝗥𝗜𝗔𝗡𝗘 -𝗣𝗠𝗢𝗦

E njohur deri më tani si PCOS!

Çfarë është PMOS?

PMOS është emri i ri për gjendjen që më parë quhej Sindroma e Ovareve Policistike (PCOS). PMOS është kryesisht një çrregullim: 𝗵𝗼𝗿𝗺𝗼𝗻𝗮𝗹 dhe 𝗺𝗲𝘁𝗮𝗯𝗼𝗹𝗶𝗸, dhe jo thjesht një sëmundje e cisteve ovariane✅

Emërtimi i ri pasqyron faktin se çrregullimi:

𝗣𝗼𝗹𝗶𝗲𝗻𝗱𝗼𝗸𝗿𝗶𝗻 → prek shumë sisteme hormonale
𝗠𝗲𝘁𝗮𝗯𝗼𝗹𝗶𝗸 → lidhet ngushtë me rezistencën ndaj insulinës dhe disfunksionin metabolik
𝗢𝘃𝗮𝗿𝗶𝗮𝗻 → ndikon në ovulacion dhe funksion të
vezoreve

Cilat jane karakteristikat e zakonshme klinike?

Cikle menstruale të çrregullta
Anovulacion / infertilitet
Hiperandrogjenizëm → akne, hirsutizëm, alopeci
Rezistencë ndaj insulinës
Shtim në peshë / obezitet
Morfologji policistike ovariane në ultrazë

Sëmundjet që shoqërohen me PMOS:

Diabet mellitus tipi 2
Faktorë rreziku kardiovaskular
Dislipidemi
Hipertension
Sindromë metabolike
Apne obstruktive e gjumit

Pse u ndryshua emri?

Termi “PCOS” konsiderohej çorientues sepse:

Jo të gjitha pacientet kanë ciste ovariane
Çrregullimi përfshin shumë më tepër sesa vetëm vezoret
Anomalitë metabolike dhe endokrine janë thelbësore në patofiziologjinë e sëmundjes

Termi “PMOS” pasqyron më mirë natyrën multisistemike të kësaj gjendjeje.

𝗧𝗵𝗲 𝗟𝗮𝗻𝗰𝗲𝘁 12 maj 2026

TIROIDEA dhe ZORRËTAksi zorrë-tiroide integron rrugë endokrine, imune dhe metabolike që varen shumë nga ekuilibri mikrob...
09/05/2026

TIROIDEA dhe ZORRËT

Aksi zorrë-tiroide integron rrugë endokrine, imune dhe metabolike që varen shumë nga ekuilibri mikrobial.

📌 Komponentët kryesorë të aksit zorrë–tiroide

🔹 Konvertimi i hormoneve tiroide: rreth 20% e T4 joaktive shndërrohet në T3 aktive në traktin tretës. Funksioni i duhur i zorrëve është thelbësor për këtë konvertim, i cili shpesh dëmtohet tek personat me çrregullime digestive.

🔹 Mikrobioma dhe imuniteti: një mikrobiomë e balancuar është thelbësore për homeostazën e sistemit imunitar.

🔹 Disbioza (çekuilibri i baktereve të zorrëve) dhe ulja e diversitetit mikrobial mund të lidhen me sëmundjet autoimune të tiroides.

🔹 Përthithja e nutrientëve: funksioni i shëndetshëm intestinal është i nevojshëm për përthithjen e elementeve ushqyese të rëndësishme për prodhimin e hormoneve tiroide, si jodi, hekuri, seleni dhe zinku.

📌 Ndikimi i dyanshëm

🔹 Ndikimi i zorrëve në tiroide: disbioza intestinale mund të ulë konvertimin e T4 në T3, të pengojë përthithjen e nutrientëve dhe të nxisë inflamacionin.

🔹 Ndikimi i tiroides në zorrë: hormonet tiroide veprojnë në zorrë duke rregulluar integritetin e barrierës intestinale (tight junctions) dhe motilitetin. Nivelet e ulëta të hormoneve tiroide (hipotiroidizmi) shpesh çojnë në ulje të motilitetit, gjë që mund të përkeqësojë disbiozën.

🔹 Roli i dietës: identifikimi i ndjeshmërive ushqimore dhe reduktimi i ushqimeve proinflamatore mund të ndihmojë në menaxhimin e lidhjes zorrë–tiroide.

Infeksionet dhe sëmundja e sheqerit✅
02/05/2026

Infeksionet dhe sëmundja e sheqerit✅

🩸Infeksionet te personat me sëmundje të sheqerit janë shumë më të shpeshta se te njerëzit tjerë.

🔼Shkaktari kryesor i kësaj gjendje janë krizat hiperglikemike(rritja e nivelit të sheqerit në gjak) te personat me diabet.

📉Këtë kriza e zvogëlojnë tolerance e glukozës. Personat me tolerancë të zvogëluar gjatë infeksioneve mund të kenë rritje të hiperglikemisë, ndërsa pacientët të cilët marrin terapi në formë tabletare gjatë infeksioneve mund të kenë nevojë për marrje e terapisë me insulin.

❔Ka shumë arsye pse personat me diabt janë më të prirurt për infeskione, disa arsye ende nuk janë sqaruar deri në fund, por dihet që hiperglikemia ka efekt negative në sistemin imunitar.

🦠Infeskionet specifike të personave me diabet janë zakonisht infeksionet e traktit urinar, sistemit respirator, infeksionet e sistemit gastrointestinal, infeksionet e indeve të buta, infeksionet e sistemit ashtëror dhe infeskionet virale.

👉🏻Për një rikuperim të sigurtë dhe të plotë konsultoni Dr.Sci.Izet Sadikun infektologun tonë në endOCLINIC!

24 Prill-Dita Botërore e Hormoneve✅Gjëndra endokrine e HIPOFIZËS!Shpesh e quajtur “gjëndra kryesore”, hipofiza punon ngu...
24/04/2026

24 Prill-Dita Botërore e Hormoneve✅

Gjëndra endokrine e HIPOFIZËS!

Shpesh e quajtur “gjëndra kryesore”, hipofiza punon ngushtë me hipotalamusin për të kontrolluar kur lirohen hormonet në të gjithë trupin.

Hipofiza luan rol kyç në rritje, riprodhim, stres dhe balancën e energjisë. Ajo ndikon në elemente si etja, humori, puberteti, rritja, dëshira seksuale, laktacioni dhe madje edhe në aspekte të sjelljes sociale.

Nëse sinjalizimi hormonal çrregullohet, simptomat mund të përfshijnë ndryshime të humorit, pubertet të hershëm ose të vonshëm, lodhje, cikël menstrual të parregullt, ulje të dëshirës seksuale dhe ndryshime në peshë dhe oreks, ndër të tjera.

Jini të vëmendshëm ndaj shenjave dhe simptomave të hershme të sëmundjeve endokrine! Flisni me mjekun tuaj nëse po përjetoni ndonjë nga këto simptoma.

Për të mësuar më shumë për shëndetin tuaj hormonal ndiqni faqen më poshtë⬇️

https://www.ese-hormones.org/what-we-do/outreach/world-hormone-day/world-hormone-day-patients-and-public/

Information about how to use the World Hormone ay Public Outreach Toolkit and link to the materials.

05/04/2026
12/02/2026

Ramazani dhe Diabeti✅

Kur duhet ta matin sheqerin në gjak pacientët me diabet që marrin insulinë dhe tableta gjatë agjërimit?

📌 Nëse jeni pacient me diabet dhe përdorni insulinë bazale së bashku me tableta të grupit sulfonilurea (SU), është shumë e rëndësishme që sheqeri në gjak të matet më shpesh, sepse rreziku për ulje të sheqerit është më i lartë.

🕙 Matjet e rekomanduara gjatë ditës janë:
• rreth orës 10:00 paradite
• pasdite
• para iftarit
• pas ushqimit (pas vaktit)

✅ Këto m***e ndihmojnë në parandalimin e hipoglikemisë dhe në rregullimin e sigurt të terapisë.

⚠️ Kujdes:
Matja e sheqerit në gjak nuk e prish agjërimin dhe është thelbësore për shëndetin tuaj gjatë Ramazanit.

📞 Nëse vlerat janë shumë të ulëta ose shumë të larta, kontaktoni mjekun tuaj.

12/02/2026

Ramazani🌙 dhe Diabeti

Cila ëdhtë matja më e rëndësishme e sheqerin në gjak te pacientët me diabet gjatë agjërimit?

📌Para iftarit

Kjo m***e ndihmon mjekun që të vendosë dozën e insulinës ose rregullimin e dozës së tabletave për ditën tjetër dhe të shmangen uljet apo rritjet e rrezikshme të sheqerit.

✅ Për personat që agjërojnë, vlera e sheqerit në gjak në mëngjes (esëll) zakonisht konsiderohet e pranueshme kur është:
5,5 deri 7,7 mmol/L

⚠️ Mos harroni:
Matja e sheqerit NUK e prish agjërimin dhe është shumë e rëndësishme për shëndetin tuaj.

📞 Për çdo paqartësi, këshillohuni me mjekun tuaj.

Address

Holger Petersen
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 19:00
Tuesday 08:00 - 19:00
Wednesday 08:00 - 19:00
Thursday 08:00 - 19:00
Friday 08:00 - 19:00

Telephone

+38344660900

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when endoCLINIC Prishtina posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to endoCLINIC Prishtina:

Shortcuts

Share