Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare QKMF në Prishtinë është Institucion publik parësor shëndetësor.

QKMF në Prishtinë është Institucion publik parësor shëndetësor, i cili qëllim kryesor ka promovimin, ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të popullatës. Aktivitetin tonë e realizojmë nëpërmes rrjetit të njësive organizative, që përfshinë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), 14-të Qendra të Mjekësisë Familjare (QMF) dhe
15-të Ambulanca të Mjekësisë Familjare (AMF). Shërbimet shëndetësor

e janë të bazuara në konceptin e Mjekësisë Familjare, i cili ka synim që të gjithë banorëve t’u ofrojë shërbime shëndetësore gjithëpërfshirës dhe efikase, të bazuar në të dhëna shkencore, përmes caktimit të mjekut familjar, i cili do të jetë portë hyrëse për të gjithë kërkuesit e shërbimeve në sistemin shëndetësor dhe njëherësh pikë referuese për specialistët, konsultantët.

Java Botërore e Gjidhënies 2026Me rastin e shënimit të Javës Botërore të Gjidhënies, profesionistët shëndetësorë në inst...
07/08/2026

Java Botërore e Gjidhënies 2026

Me rastin e shënimit të Javës Botërore të Gjidhënies, profesionistët shëndetësorë në institucionet e KPSH-së së Komunës së Prishtinës kanë organizuar aktivitete të ndryshme me fokus në promovimin dhe mbështetjen e ushqyerjes me gji.

Përmes ligjëratave edukativo-shëndetësore dhe aktiviteteve të tjera ndërgjegjësuese, profesionistët shëndetësorë kanë ofruar këshillim dhe mbështetje për nënat, gratë shtatzëna dhe lehonat, duke theksuar rëndësinë e gjidhënies për rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të foshnjës, si dhe për mirëqenien fizike dhe emocionale të nënës.

Profesionistët shëndetësorë të KPSH-së, gjatë gjithë vitit, me përkushtim mbështesin nënat dhe familjet, duke i inkurajuar ato ta fillojnë dhe ta vazhdojnë gjidhënien me besim, mbështetje dhe siguri.

Qumështi i gjirit është ushqim shumë i shëndetshëm dhe i sigurt për foshnjën. Gjithashtu, gjatë gjashtë muajve të parë të jetës, rekomandohet ushqyerja ekskluzive me qumësht gjiri e më pas vazhdimi i gjidhënies së bashku me ushqimet plotësuese, sipas rekomandimeve shëndetësore. Përmes gjidhënies, nënat i ofrojnë fëmijës së tyre jo vetëm ushqim, por edhe afërsi, mbrojtje dhe një fillim të shëndetshëm në jetë.

“Gjidhënia është fillimi më i shëndetshëm i jetës, një dhuratë natyrale që ushqen, mbron dhe forcon të ardhmen e çdo fëmije.”

Java Botërore e Gjidhënies 2026Me moton: "Të ushqyerit me qumësht gjiri për një fillim të qëndrueshëm: Fuqizojmë atë që ...
03/08/2026

Java Botërore e Gjidhënies 2026

Me moton: "Të ushqyerit me qumësht gjiri për një fillim të qëndrueshëm: Fuqizojmë atë që funksionon", ka filluar shënimi i Javës Botërore të Ushqyerjes me Qumësht Gjiri. Me këtë rast, profesionistët shëndetësorë të Kujdesit Parësor Shëndetësor në Komunën e Prishtinës kanë filluar organizimin e sesioneve të ndryshme informuese dhe edukative në të gjitha qendrat shëndetësore, me fokus promovimin e ushqyerjes me gji. Përmes ligjëratave, këshillimeve dhe materialeve edukative, nënat, gratë shtatzëna, lehonat do të kenë mundësi të informohen dhe të marrin mbështetje për praktikat më të mira të gjidhënies.

Ushqyerja me qumësht gjiri është një nga investimet më të mira dhe më të rëndësishme për shëndetin e foshnjës. Qumështi i gjirit është ushqimi ideal për rritje dhe zhvillim të shëndetshëm, forcon sistemin imunitar dhe krijon një lidhje të veçantë mes nënës dhe foshnjës. Ushqyerja ekskluzive me qumësht gjiri rekomandohet gjatë gjashtë muajve të parë të jetës, duke i dhënë çdo foshnje një fillim të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm.

Andaj, le ta shënojmë këtë javë duke promovuar rëndësinë e ushqyerjes me gji dhe duke mbështetur çdo nënë që zgjedh t'i ofrojë fëmijës së saj fillimin më të mirë në jetë.

Në kuadër  të Programit të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional në muajin korrik është mbajtur ligjerata  me temën "KUJ...
30/07/2026

Në kuadër të Programit të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional në muajin korrik është mbajtur ligjerata me temën "KUJDESI PALIATIV DHE TRAJTIMI I DEKUBITUSIT", ku morën pjesë 205 infermierë, mami dhe profesionistë të tjerë shëndetësor.
Ligjeratat janë mbajtur nga trajneret;
Gjyle Mexhuani
Nexhmije Beshiri,
Teuta Mehmeti.

QKMF Prishtinë mirëpriti delegacione nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i ZiQendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prisht...
23/07/2026

QKMF Prishtinë mirëpriti delegacione nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë pati kënaqësinë të mirëpresë delegacione nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, si dhe përfaqësues nga UNICEF në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Edukimit.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe menaxhmenti i QKMF-së Prishtinë, të cilët prezantuan punën dhe angazhimin institucional në ofrimin e shërbimeve cilësore të kujdesit parësor shëndetësor , me fokus të veçantë në zhvillimin në fëmijërinë e hershme.

Gjatë vizitës, koordinatorja e Programit të Vizitave në Shtëpi për Nënën dhe Fëmijën 0–3 vjeç prezantoi të arriturat e programit, duke theksuar rritjen e vazhdueshme të numrit të vizitave gjatë dy viteve të fundit, krahasuar me vitet 2023 dhe 2024, si dhe ndikimin pozitiv të programit në mbështetjen e nënave, fëmijëve dhe familjeve.

Të pranishme ishin edhe infermieret e Programit të Vizitave në Shtëpi për Nënën dhe Fëmijën 0–3 vjeç, si dhe logopedet, të cilat ndanë përvojat e tyre profesionale nga puna në teren, sfidat dhe praktikat e suksesshme në ofrimin e shërbimeve. Takimi u zhvillua në formën e një diskutimi të hapur, ku pjesëmarrësit shkëmbyen përvoja, ide dhe praktika të mira, duke forcuar bashkëpunimin dhe mësimin e ndërsjellë.

Kjo vizitë ishte një mundësi e mirë për të prezantuar punën dhe rezultatet e QKMF-së Prishtinë, si dhe për të shkëmbyer përvoja me partnerët rajonalë në fushën e kujdesit parësor shëndetësor dhe zhvillimit në fëmijërinë e hershme.

Sot u mbajt takimi i katërt i Grupit Punues për hartimin e dy raporteve me rekomandime: “Administrimi i Imipenemit në Ku...
21/07/2026

Sot u mbajt takimi i katërt i Grupit Punues për hartimin e dy raporteve me rekomandime: “Administrimi i Imipenemit në Kujdesin Parësor Shëndetësor” dhe “Administrimi i terapisë parenterale tek fëmijët dhe adoleshentët në Kujdesin Parësor Shëndetësor”. Gjatë takimit u diskutua rëndësia e këtyre dokumenteve në orientimin e praktikës profesionale, përdorimin racional të terapisë, parandalimin e rreziqeve dhe forcimin e sigurisë së pacientit.

Sot, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kryeqytet, u mbajt mbledhja e Kolegjiumit Profesional me pjesëmarrjen...
08/07/2026

Sot, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kryeqytet, u mbajt mbledhja e Kolegjiumit Profesional me pjesëmarrjen e Drejtorit të Shëndetësisë, Drejtorit të QKMF-së, shefave të njësive dhe infermierëve përgjegjës.

Në fokus të takimit ishte analiza e raportimit të sëmundjeve ngjitëse në Sistemin Digjital të Mbikëqyrjes së Sëmundjeve Ngjitëse (SMSN) dhe Paralajmërimit të Hershëm, duke ritheksuar rëndësinë e raportimit të saktë, të plotë dhe në kohë për mbikëqyrjen epidemiologjike, zbulimin e hershëm të rasteve dhe ndërmarrjen e masave të shpejta për mbrojtjen e shëndetit publik.

Gjatë mbledhjes u diskutuan edhe tema të tjera me rëndësi për funksionimin e shërbimeve të Kujdesit Parësor Shëndetësor, përfshirë raportimin e sëmundjeve kronike jo ngjitëse, organizimin e stafit, fuqizimin e shërbimeve për nënën dhe fëmijën, si dhe masa të vazhdueshme për përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së kujdesit shëndetësor.

QKMF në Kryeqytet mbetet e përkushtuar në forcimin e sistemit të raportimit, përmirësimin e proceseve të punës dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore, të sigurta dhe të orientuara drejt nevojave të qytetarëve.

Me datë 17 qershor 2026 në kuadër të aktiviteteve të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional, u mbajt prezantimi me temën ...
07/07/2026

Me datë 17 qershor 2026 në kuadër të aktiviteteve të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional, u mbajt prezantimi me temën “Integrimi i shëndetit seksual në Kujdesin Parësor Shëndetësor”, i prezantuar nga Dr. Hajrullah Fejza.

Në këtë aktivitet morën pjesë 39 mjekë familjarë dhe specialistë të lëmive të tjera dhe profesionistë shëndetësorë të angazhuar në Kujdesin Parësor Shëndetësor.

Gjatë prezantimit u trajtua rëndësia e përfshirjes së shëndetit seksual si pjesë e kujdesit të përditshëm në nivelin parësor. U theksua se mjekët familjarë dhe profesionistët e tjerë shëndetësorë kanë rol të rëndësishëm në identifikimin, këshillimin, edukimin dhe referimin adekuat të pacientëve lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me shëndetin seksual.

Në prezantim u diskutua për nevojën që kjo temë të trajtohet në mënyrë profesionale, të ndjeshme dhe pa paragjykime, duke respektuar privatësinë, konfidencialitetin dhe dinjitetin e pacientit. U theksua gjithashtu rëndësia e komunikimit të hapur ndërmjet profesionistit shëndetësor dhe pacientit, sidomos në rastet kur pacientët hezitojnë të flasin për probleme të natyrës seksuale.

Prezantimi i mbajtur nga Dr. Hajrullah Fejza kontribuoi në rritjen e ndërgjegjësimit profesional për rëndësinë e shëndetit seksual në Kujdesin Parësor Shëndetësor dhe nxiti diskutim konstruktiv për mënyrat e integrimit të kësaj fushe në praktikën e përditshme klinike.

U mbajt takimi i tretë i Grupit Punues për hartimin e raportit me rekomandime lidhur me administrimin e antibiotikëve të...
01/07/2026

U mbajt takimi i tretë i Grupit Punues për hartimin e raportit me rekomandime lidhur me administrimin e antibiotikëve të grupit Reserve në Kujdesin Parësor Shëndetësor (KPSh) dhe administrimin e terapisë parenterale te fëmijët. Gjatë takimit u shqyrtua drafti i raportit, u diskutuan rekomandimet profesionale të bazuara në evidencë dhe u dakorduan hapat e mëtejmë për finalizimin e dokumentit.

Në kuadër  të Programit të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional në muajin qershor është mbajtur ligjerata  me titull "L...
30/06/2026

Në kuadër të Programit të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional në muajin qershor është mbajtur ligjerata me titull "LUFTA KUNDER DUHANIT, ALKOOLIT DHE DROGES", ku morën pjesë 210 infermierë, mami dhe profesionistë të tjerë shëndetësor.
Ligjeratat janë mbajtur nga trajneret;
Gjyle Mexhuani
Nexhmije Beshiri,
Teuta Mehmeti.

Address

Rr. Fehmi Agani, Nr. 29
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category