29/05/2026
KENI NDËGJU PËR USHQIMET "INFLAMATORE" DHE ANTI - INFLAMATORE
Ushqimet “INFLAMATORE” janë ato që te disa njerëz mund të rrisin inflamacionin kronik në trup, sidomos kur konsumohen shpesh dhe në sasi të mëdha. Inflamacioni kronik lidhet me sëmundje si diabeti tip 2, sëmundjet e zemrës, obeziteti, artriti dhe disa probleme gastrointestinale.
Më të zakonshmet janë:
▪︎ Sheqernat e shtuara:
• pije të gazuara,
• ëmbëlsira industriale,
• çokollata me shumë sheqer,
• lëngje artificiale.
▪︎ Karbohidratet e rafinuara:
• buka e bardhë,
• pasta të bardha,
• petulla, kroasanë industrialë,
• orizi i bardhë në tepricë.
▪︎ Ushqimet ultra të përpunuara:
• snacks të paketuara,
• chipsa,
• fast food,
• sallamra dhe produkte të përpunuara mishi.
▪︎ Yndyrnat trans dhe vajrat e hidrogjenizuara:
• margarina të caktuara,
• ushqime të skuqura shumë herë në të njëjtin vaj,
• produkte pastiçerie industriale.
▪︎ Mishi i përpunuar:
• suxhuk,
• sallam,
• hot-dog,
• proshutë industrial.
▪︎ Pijet alkoolike.
▪︎ Disa vajra me shumë omega-6 kur përdoren tepër:
• vaj misri,
• vaj luledielli,
• vaj soje,
(sidomos kur mungon omega-3 në dietë).
▪︎ Ushqime që japin intolerancë individuale.
Tek disa persona:
• gluteni,
• laktoza.
• Disa konservues/ngjyrues
mund të shkaktojnë inflamacion ose simptoma gastrointestinale.
Nga ana tjetër, ushqime me efekt më ANTI - INFLAMATOR janë:
▪︎ peshku i yndyrshëm,
▪︎ vaj ulliri ekstra i virgjër,
▪︎ perimet jeshile,
▪︎ frutat e pyllit,
▪︎ arrat dhe bajamet,
▪︎ bishtajoret,
▪︎ drithërat integrale.
.