Zonnum

Zonnum Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Zonnum, Rr. Ahmet Krasniqi, V. C1, H1, 1, Arbëri, Prishtinë, Pristina.

Ne jemi njëra nga Kompanitë e Licensuara nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, e cila ofron shërbimet nga fusha e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë dhe Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis.

Vlerësimi i Rriskut në Vendin e Punës, Hartimi i dokumentit dhe trajnimi I punëtorëve për Siguri dhe Shëndet në Punë ju ...
25/09/2020

Vlerësimi i Rriskut në Vendin e Punës, Hartimi i dokumentit dhe trajnimi I punëtorëve për Siguri dhe Shëndet në Punë ju besua Kompanisë tonë ZONNUM nga kompania serioze dhe lidere në tregun e Kosovës SANTEFARM.

Faleminderit SANTEFARM për besimin dhe për bashkëpunimin shumë profesional.



Pjesë nga trajnimi i punëtorëve për Siguri dhe Shëndet në Punë:

Kompania ZONNUM, është përzgjedhur për te hartuar⠀Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor për Hartën Zonale të Komunës...
26/08/2020

Kompania ZONNUM, është përzgjedhur për te hartuar⠀
Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor për Hartën Zonale të Komunës së Drenasit 2020-2028. ⠀

Sic dihet, raporti për Vlerësimit Strategjik Mjedisor është shumë kompleks dhe përmban në vete informata te detajuara dhe shërben si bazë se si duhet të vazhdoj zhvillimi mjedisor në Komunë. Pas një punë intenzive me ekspert të fushës së mjedisit, kemi përfunduar me suksese raportin, dhe me këtë rast u mbajt debati publik për Raportin e VSM. ⠀

Falënderojme Komuna e Drenasit dhe të gjithë zyrtarët për bashëkpunimin e shkëlqyer dhe shumë profesional gjatë gjithë⠀
procesit.

Kompania ZONNUM është e licensuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si Person Juridik për Hartimin e ...
25/08/2020

Kompania ZONNUM është e licensuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si Person Juridik për Hartimin e Raporteve për Vlerësimet Mjedisore si:

• Vlerësim të Ndikimit Mjedisor
• Leje Mjedisore Komunale
• Vlerësim Strategjik Mjedisor
• Leje Ujore
• Programet për Mbrojtje të Mjedisit

INSPEKTIMET NE VENDIN E PUNËSZONNUM është e specializuar per inspektime në fushën e sigurisë dhe mbrojtjës së shëndetit ...
03/08/2020

INSPEKTIMET NE VENDIN E PUNËS

ZONNUM është e specializuar per inspektime në fushën e sigurisë dhe mbrojtjës së shëndetit përmes formave të ndryshme. Së bashku me ju përzgjedhim metodat më të mira të inspektimit që i përshtaten fushëveprimit tuaj.

Disa prej formave që i realizojmë inspektimet janë:

· Vizita inspektuese të përgjithshme të vendeve të punës.
· Marrjen e mostrave të sigurisë – marrja sistematike e mostrave të sigurisë të aktiviteteve posaqerisht të rrezikshme, proceseve apo hapësirave.
· Hulumtime për siguri dhe inspektim përgjithshëm i aktiviteteve të rrezikshme
· Inspektimet e incidenteve – inspektimet pas incidenteve të cilat kanë përfunduar me fatalitet, lëndim ose punëtori është shpëtuar por ka mundur të i ndodhë fatalitet si dhe është raportuar të autoritetet përkatëse.

👉 Në këtë ditë të Pandemisë Covid 19 punonjësit , apo ndërrmarësit në kompani të ndryshme janë më të rrezikuarit të infe...
22/06/2020

👉 Në këtë ditë të Pandemisë Covid 19 punonjësit , apo ndërrmarësit në kompani të ndryshme janë më të rrezikuarit të infektohen nga virusi , ndaj gjithësecili prej nesh duhet të respektohet protokolli I rregullave dhe shenjave për ruajtjen e shëndetit te punonjëseve.

✅Një proces i domosdoshëm për ambiente sa më higjienike!

👉 Pa panik, pa kaos, por me shumë kujdes, të mbrojmë veten dhe njëri-tjetrin, të zbatojmë rregullat dhe masat e veçanta që janë marrë për parandalimin e përhapjes së infektimit, për të përballuar me shëndet e kurajë COVID-19.

15/06/2020

Çka është një RCD ⁉️

• Një RCD (Residual Current Device) është një paisje mbrojtëse e cila bënë shkyçjen e qarkut elektrik, kur ajo zbulon çekuilibrim të rrymës elektrike në përçuesit direkt. Kjo paisje monitoron rrjedhën e enregjisë elektrike kur hyn në objekt përmes tabelës shpërndarëse.

• RCD gjithashtu mbronë nga zjarri, i shkaktuar nga defektet në pajisje, aparate dhe instalime elektrike. Nëse këto defekte nuk shihen, ato mund të shkaktojnë zjarr ose lëndime personale. RCD-të ofrojnë një mjet për zbulimin e hershëm të defekteve. Instalimi i të paktën dy ndërprerësve të sigurisë RCD në një ndërtesë lejon që qarqet elektrike të ndahen në mënyrë të barabartë. Kjo siguron dyfish siguri, duke parandaluar djegien si pasojë e elektricitetit dhe duke mundësuar që në rast aksidenti në disa pjesë të objektit të ketë energji dhe drita brenda. RCD-të janë shumë të ndjeshme dhe do të aktivizohen brenda 10 deri në 30 milisekonda duke ndaluar rrjedhën e energjisë elektrike⚡️🚨





Pse është i rëndësishëm ndriçimi i mire në vendin e punës?Ndriçimi në punë është shumë i rëndësishëm për shëndetin dhe s...
08/06/2020

Pse është i rëndësishëm ndriçimi i mire në vendin e punës?

Ndriçimi në punë është shumë i rëndësishëm për shëndetin dhe sigurinë e secilit punonjës në vendin e punës. Sa më i shpejtë dhe më i lehtë të jetë evidentimi i një rreziku, aq më lehtë është që ky rrezik të shmanget. Llojet e rrezikut të pranishëm në punë, përcaktojnë edhe kërkesat e ndriçimit për funksionim të sigurt. Ndriçimi në vendin tuaj të punës duhet të mundësojë punonjësit të shohin me lehtësi se çfarë duhet të bëjnë. Ndriçimi i dobët mund të ndikojë në shëndetin e njerëzve në punë duke shkaktuar simptoma si tendosje e syve, migrenë dhe dhimbje koke, mungesë koncentrimi etj.

Përfitimet e ndriçimit të duhur:

• Lejon punonjësit të shohin me lehtësi se çfarë ata janë duke bërë, pa u lodhur sytë ose
trupat e tyre;
• E bënë punën më të lehtë dhe më produktive;
• Tërheq vëmendjen për punë të rrezikshme dhe punën me paisje të ndryshme të punës;
• Ndihmon në parandalimin e gabimeve dhe aksidenteve të kushtueshme.

Mirëmëngjesi 😊■ Përparësitë e kompanisë mbi ndjekjen e procedurave të sigurisë dhe shëndetit në punë janë⁉️ • Një ekip d...
01/06/2020

Mirëmëngjesi 😊

■ Përparësitë e kompanisë mbi ndjekjen e procedurave të sigurisë dhe shëndetit në punë janë⁉️


• Një ekip dinamik dhe të mbrojtur/ Shëndeti lidhet drejtpërdrejtë me praktikat e sigurisë që ndihmojnë në mbrojtjen e stafit të punës nga lëndimet e ndryshme që mund të ndodhin.

• Reduktimi i pushimit mjekësor/ Ruan biznesit tuaj shpenzimet direkte dhe indirekte gjatë mungesës së punonjësve.

• Punonjës afatgjatë/ Nëse ju reduktoni mungesën e punonjësve për shkak të një aksidenti në punë, ju do të kurseni kohën tuaj si dhe shpenzimet e rekrutimit si dhe trajnimit të punonjësve të rinj në punë.

• Partneriteti / Siguria dhe shëndeti në punë ndikon drejtëpërdrejtë në ndërtimin e besueshmërisë dhe partneritetit me klientët, punonjësit si dhe shoqërinë që do të jetë një tregues bindës që kompania juaj kujdeset për një shëndet të mirë dhe ofron siguri të plotë në vendin ku ti punon apo e viziton.

• Produktiviteti dhe profiti/ Vlerësimi i sigurisë dhe shëndetit për paisjet e punës nënkupton që punëmarrësi juaj do ti kryej punët më lehtë dhe në formë të sigurtë sipas udhëzimeve të punës. Tek punonjësit inkurajon moral, rrit produktivitet gjë që tek kompania ndikon në uljen shpenzimeve shtesë.

• Reduktimi i kostos shtesë si dhe shpenzimeve ligjore/ Kosto e aksidentit ndaj punemarrësit, ndalimi i punëve në prodhim apo në shërbim deri në gjetjen e faktorit të aksidentit, kosto e riparimit të nevojshëm të pajisjeve apo makinerive për shkak të aksidentit, kosto shtesë për shkak të mospërmbushjes ligjore të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Address

Rr. Ahmet Krasniqi, V. C1, H1, 1, Arbëri, Prishtinë
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00
Saturday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zonnum posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Zonnum:

Share