Prof. Dr. Gani Bajraktari

Prof. Dr. Gani Bajraktari Kjo faqe do të jetë një dritare komunikimi me miq, pacientë, studentë dhe kolegë! Prof.

Bajraktari u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1990. Ai ka mbaruar specializimin në Mjekësi Interne – Kardiologji në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (Tiranë, Shqiperi) në vitin 1997. Ka maruar shumë trajnime në Kardiologjinë Klinike dhe Ekokardiografi në Itali (Spitalin Publik në Bassano del Grappa, Spitalin Publik në Magenta dhe “Niguarda CaʹGr

anda Hospital”-Milano), Francë (Spitali Publik i Annemasse) dhe në Zagreb (Qendra Klinike Rebro). Ai gjithashtu ka mbaruar Kursin e Kardiologjisë Intervente në Qendrën Silesiane për Sëmundje të Zemrës në Zabrze, Poloni. Ai ka mbaruar Studimet Pasuniveristare dhe ka mbrojtur Tezën e Magjistraturës (në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Zagrebit, Kroaci), në fushën e stres-ekokardiografisë. Ai ka mbrojtur tri doktoratura në fushën e Kardiologjisë Klinike: në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës (2002), në Semmelweis University në Budapest, Hungari (2006), dhe në Umea University, Umea, Suedi (2014). Aktualisht, ai është Profesor i Rregullt për Mjekësi Interne – Kardiologji në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, Kryetar i Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës, Kryesues i Grupit Punues për Pamjaftueshmëri të Zemrës (Shoqata e Kardiologëve të Kosovës), si dhe kërkues shkencor (post-doc) në Deparatmentin për Shëndetësi Publike dhe Mjekësi Klinike (Umea University, Suedi). Profesor Bajraktari ishte Dekan i Fakultit të Mjekësisë, Universiti i Prishtinës, nga 2009 deri 2011. Ai ishte Drejtor i Klinikës Interne në dy mandate, si dhe Drejtor i Klinikës së Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ai ishte Shef i Katedrës së Mjekësisë Interne, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës nga viti 2012-2017.

Address

Jakov Xoxa
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 15:00 - 19:00
Tuesday 15:00 - 19:00
Wednesday 15:00 - 19:00
Thursday 15:00 - 19:00
Friday 15:00 - 19:00
Saturday 08:00 - 12:00

Telephone

+38344308777

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Prof. Dr. Gani Bajraktari posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Prof. Dr. Gani Bajraktari:

Shortcuts

Share

Category