Blerim Myftiu, neurolog

Blerim Myftiu, neurolog Specialist i Neurologjisë, shërbime diagnostikuese/terapeutike për sëmundjet neurologjike, ENMG

Kam diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës në vitin 2007, kurse specializimin në fushën e neurologjisë e kam përfunduar në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Stambollit në vitin 2012. Punoj momentalisht si asistent i rregullt i neurologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, specialist i neurologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Koso

vës dhe specialist i neurologjisë në Spitalin Amerikan 1. Bëj vizita specialistike neurologjike, kryej elektroneuromiografinë dhe punksionin lumbal. Blogu personal në facebook dhe instagram ka për qëllim informimin e publikut me sëmundjet neurologjike dhe problemet shëndetësore, këshillimin e tij me përgjigje ndaj pyetjeve të parashtruara. Aktivitet anësor i profileve sociale është informimi i publikut dhe ndarja e informatave mbi aktualitetin sportiv.

Organizata Botërore e Shëndetësisë / World Health Organization (WHO) rekomandon gjidhënien për aq kohë sa fëmija dhe nën...
07/08/2026

Organizata Botërore e Shëndetësisë / World Health Organization (WHO) rekomandon gjidhënien për aq kohë sa fëmija dhe nëna duan, pa kufizime 1 apo 2-vjeç!

Transplantimi i qelizave të dopaminës të krijuara nga qelizat amë apo staminale duket se është një qasje e realizueshme ...
27/07/2026

Transplantimi i qelizave të dopaminës të krijuara nga qelizat amë apo staminale duket se është një qasje e realizueshme për të zëvendësuar neuronet që prodhojnë dopaminë.

Një studim i fazës së hershme ku morën pjesë tetë pacientë, qelizat paraardhëse të dopaminës të derivuara nga qelizat amë embrionale njerëzore mbijetuan në trurin e disa pacientëve me Parkinson dhe nuk shkaktuan formim tumoresh apo rritje jonormale të indeve.

Shtatë nga tetë pacientët mbetën klinikisht në gjendje të qëndrueshme gjatë 12 muajve të ndjekjes, ndërsa gjashtë prej tyre e ulën ndjeshëm përdorimin e barnave dopaminergjike.

"Zëvendësimi i neuroneve të dopaminës që humben në sëmundjen e Parkinsonit ka qenë prej kohësh një nga objektivat kryesore të kërkimit në këtë fushë," tha Malin Parmar, PhD, profesore e neuroshkencës qelizore në Universitetin e Lundit, Suedi, dhe drejtuese e programit STEM-PD.

Megjithëse këto rezultate janë premtuese, ato vijnë nga një studim shumë i vogël dhe pa grup kontrolli. Prandaj, nevojiten studime më të mëdha dhe afatgjata për të vërtetuar nëse kjo terapi është vërtet efektive dhe e sigurt në afat të gjatë. Nëse rezultatet konfirmohen, transplantimi i qelizave të dopaminës të derivuara nga qelizat amë mund të përfaqësojë një hap të rëndësishëm drejt trajtimit të sëmundjes së Parkinsonit, por ende nuk mund të konsiderohet një metodë trajtimi.

Stem cell-derived dopamine cell transplantation appears to be a feasible approach to replacing dopamine-producing neurons lost in Parkinson’s disease (PD), although its long-term clinical benefit and safety remain uncertain.

In a small phase 1/2 open-label study involving eight patients, transplanted human embryonic stem cell-derived dopamine progenitor cells survived in the brains of some patients with PD and did not lead to tumor formation or abnormal tissue growth. Seven patients remained clinically stable over 12 months, and six substantially reduced their dopaminergic medication.

“The possibility of replacing dopamine neurons that are lost in Parkinson’s disease has been a long-standing goal in the field,” Malin Parmar, PhD, professor of cellular neuroscience at Lund University in Lund, Sweden and lead of the STEM-PD program, said in a statement. https://mdsc.pe/4xiJChl

RREZIQET, REKOMANDIMET DHE MJETET PËR T’U RRITUR SHËNDETSHËM NË EPOKËN E EKRANEVETelefonat inteligjentë, tabletat, video...
27/07/2026

RREZIQET, REKOMANDIMET DHE MJETET PËR T’U RRITUR SHËNDETSHËM NË EPOKËN E EKRANEVE

Telefonat inteligjentë, tabletat, videolojërat, rrjetet sociale dhe platformat digjitale po hyjnë gjithnjë e më herët në jetën e fëmijëve. Nga njëra anë, teknologjitë ofrojnë mundësi të reja për të mësuar dhe komunikuar, por nga ana tjetër i ekspozojnë fëmijët ndaj rreziqeve që ndikojnë në zhvillimin e tyre njohës, emocional dhe fizik.

Dëshmitë shkencore tregojnë se ekspozimi i hershëm dhe i zgjatur ndaj ekraneve mund të ndikojë në disa aspekte të rritjes dhe zhvillimit. Fëmijët flenë më pak, lëvizin më pak dhe flasin më pak. Ata gjithashtu mund të bëhen më të shqetësuar, më të irrituar dhe më të vetmuar.

Disa studime të fundit tregojnë se:
• 30 minuta shtesë në ditë përdorim i pajisjeve digjitale mund ta dyfishojë rrezikun e vonesës së zhvillimit të gjuhës tek fëmijët nën moshën 2 vjeç.
• Çdo orë shtesë para ekranit ul kohëzgjatjen e gjumit me rreth 15 minuta tek fëmijët 3–5 vjeç.
• Mbi 50 minuta në ditë përdorim i ekraneve shoqërohet me një rritje të rrezikut për hipertension arterial pediatrik.
• Që në moshën 3–6 vjeç rritet rreziku për mbipeshë.

Për këtë arsye, Komisioni për Varësitë Digjitale i Shoqatës Italiane të Pediatrisë (SIP) tërheq vëmendjen për përdorimin e ndërgjegjshëm të teknologjive në moshën e zhvillimit dhe fton familjet, shkollat dhe institucionet të promovojnë një marrëdhënie më të ekuilibruar me botën digjitale.

Çdo vit i fituar pa smartphone është një investim në shëndetin mendor, emocional, njohës dhe social të fëmijëve.

REKOMANDIMET E SHOQATËS ITALIANE TË PEDIATRISË

Për të promovuar një zhvillim të shëndetshëm të fëmijëve, SIP rekomandon një përdorim të përgjegjshëm dhe gradual të teknologjive digjitale.
• Të shmanget qasja e pavarur dhe pa mbikëqyrje në internet para moshës 13 vjeç, për shkak të rrezikut nga ekspozimi ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme.
• Të shtyhet përdorimi i smartphoneit personal të paktën deri në moshën 13 vjeç, për të parandaluar pasojat në zhvillimin njohës, emocional dhe social.
• Të vonohet sa më shumë përdorimi i rrjeteve sociale, edhe kur ato lejohen ligjërisht.
• Të shmanget përdorimi i pajisjeve digjitale gjatë vakteve dhe para gjumit.
• Të inkurajohen aktivitetet në natyrë, sporti, leximi dhe loja krijuese.
• Të ruhet mbikëqyrja, dialogu dhe përdorimi i vazhdueshëm i mjeteve të kontrollit prindëror në të gjitha grupmoshat.

Gjithashtu është e rëndësishme që në shkolla të promovohet edukimi për përdorimin e ndërgjegjshëm të teknologjisë, ndërsa pediatrit duhet të vlerësojnë rregullisht zakonet digjitale të fëmijëve dhe të ofrojnë këshillim parandalues për familjet.

Konfirmohen edhe rekomandimet e publikuara në vitin 2018:
• Asnjë pajisje digjitale për fëmijët nën 2 vjeç.
• Përdorimi të kufizohet në më pak se 1 orë në ditë për fëmijët 2–5 vjeç.
• Përdorimi të kufizohet në më pak se 2 orë në ditë pas moshës 5 vjeç, gjithmonë nën mbikëqyrjen e një të rrituri.

RREZIQET E MEDIAVE DIGJITALE NË MOSHËN E ZHVILLIMIT

Literatura shkencore evidenton disa fusha në të cilat përdorimi i tepërt ose i hershëm i teknologjive digjitale mund të ndikojë në shëndetin e fëmijëve dhe adoleshentëve.

Ndër rreziqet kryesore janë:
• shëndeti fizik dhe obeziteti;
• zhvillimi njohës dhe gjuha;
• cilësia dhe kohëzgjatja e gjumit;
• shëndeti mendor dhe mirëqenia emocionale;
• rreziku për varësi nga teknologjia digjitale;
• shëndeti i syve dhe lodhja vizuale;
• bullizmi kibernetik dhe siguria në internet;
• ekspozimi i hershëm ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme.

24/07/2026

Collateral circulation that determines infarct progression in large vessel occlusion (LVO) is implicitly regarded as stationary. We investigated collateral circulation changes during interfacility transfer for endovascular thrombectomy (EVT) and its association with functional outcome in anterior ci...

22/07/2026
Në një studim multicentrik ndërkombëtar, trajtimi me bllokatorin e receptorit të interleukinës 6 - tocilizumab kryesisht...
16/07/2026

Në një studim multicentrik ndërkombëtar, trajtimi me bllokatorin e receptorit të interleukinës 6 - tocilizumab kryesisht - është shoqëruar me pakësimin e numrit të sulmeve apo relapseve të pacientëve që vuajnë nga sëmundja demielinizuese me prani të antitripave ndaj MOG-ut - .

Suksesi terapeutik ka qenë i barabartë me të trajtuar me imunoglobulina intravenoze ( ). Efekti kryesor anësor ka qenë infeksioni i lehtë.

https://ja.ma/4bFuHoJ

In this multicenter, international observational cohort study, treatment with interleukin 6 receptor blockers (IL-6RB), predominantly tocilizumab, was associated with substantially lower relapse rates in patients with myelin oligodendrocyte glycoprotein antibody–associated disease ( ).

Compared with a historical cohort treated with intravenous immunoglobulin ( ), IL-6RB therapy resulted in a lower hazard for relapse than IVIG at doses

Një meta-analizë me përfshirje të 17 studimeve dhe 20 mijë pacientëve me demencë të shkallës së lehtë të Alzheimerit ka ...
12/07/2026

Një meta-analizë me përfshirje të 17 studimeve dhe 20 mijë pacientëve me demencë të shkallës së lehtë të Alzheimerit ka ardhur në përfundim se antitrupat monoklonalë (barnat më të reja për trajtimin e Alzheimerit) ndihmojnë në pastrimin e trurit nga beta-amiloidi, mirëpo prodhojnë pak efekt në manifestimin e problemeve kognitive dhe të simptomave të demencës.

Të dhënat shtojnë dyshimin për ndikimin real të Lecanemabit dhe Donanemabit në zbutjen e njërës prej problemeve më endemike të neurologjisë - Alzheimerit.

https://mdsc.pe/44kHhpE

04/07/2026
02/07/2026
We are focusing on neuromuscular joint disorders and myopathies in the next session of International Symposium on Multid...
20/06/2026

We are focusing on neuromuscular joint disorders and myopathies in the next session of International Symposium on Multidisciplinary Insights into Neurological Disorders

Address

Spitali Amerikan 1, Kosovë, Rruga Shkupi
Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Blerim Myftiu, neurolog posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Blerim Myftiu, neurolog:

Shortcuts

Share

Category