02/09/2026
Me kënaqësi ju prezantojmë Luljeta Berisha, Psikologe Klinike, e cila i bashkohet ekipit të Klinikës UNI duke sjellë me vete një formim të pasur akademik dhe profesional, si dhe një përvojë shumëvjeçare në fushën e psikologjisë klinike.
Gjatë rrugëtimit të saj profesional, Luljeta ka punuar me fëmijë, adoleshentë dhe të rritur, duke ofruar vlerësime, testime, këshillim dhe mbështetje të përshtatur ndaj nevojave individuale të secilit klient. Përvoja e saj përfshin gjithashtu punën me fëmijë me aftësi të jashtëzakonshme intelektuale, mbështetjen psikosociale të familjeve dhe individëve të prekur nga trauma, si dhe ndërhyrjet në situata që kërkojnë një qasje të ndjeshme dhe profesionale.
Jemi shumë të lumtur që Luljeta i bashkohet ekipit tonë dhe besojmë se përvoja dhe qasja e saj do të jenë një vlerë e shtuar për klientët tanë. ♥️
Për të rezervuar një takim me Luljetën, na kontaktoni në: 📧 [email protected] |
📞 045-296-880