Përkujdesje në Shtëpi për Nënat dhe Fëmijët 0-3 vjeç

Përkujdesje në Shtëpi për Nënat dhe Fëmijët 0-3 vjeç �Vizita falas ne shtepi per nenat dhe femijet deri ne moshen 3 vjecare

Programi i Vizitave në Shtëpi për Nënën dhe Fëmijën 0–3 vjeç vazhdon të jetë pranë familjeve tona me përkushtim dhe kujd...
20/05/2026

Programi i Vizitave në Shtëpi për Nënën dhe Fëmijën 0–3 vjeç vazhdon të jetë pranë familjeve tona me përkushtim dhe kujdes profesional.

Përmes vizitave në shtëpi, ofrojmë mbështetje për nënat dhe kujdes për mirëqenien, rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve në vitet më të rëndësishme të jetës së tyre.

Çdo vizitë është një mundësi për këshillim, edukim shëndetësor dhe mbështetje të vazhdueshme për familjet tona.

13/05/2026

Infermieret tona janë më shumë se profesioniste – janë përkujdesje, mbështetje dhe siguri në momentet më të rëndësishme të jetës 🤍

Faleminderit për përkushtimin tuaj në çdo vizitë, për kujdesin ndaj çdo nëne dhe çdo fëmije 👶🏻✨

Një falënderim i veçantë edhe për Nënë Agnesa Vitija që ndau këtë përvojë kaq të bukur dhe na lejoi të shohim nga afër vlerën e këtij misioni 💫

Së bashku po ndërtojmë një fillim më të shëndetshëm për çdo familje ❤️

🌸 Gëzuar Ditën e Mamive! 🌸Roli juaj është i pazëvendësueshëm – që nga shtatzënia, lindja e deri në vitet e para të jetës...
05/05/2026

🌸 Gëzuar Ditën e Mamive! 🌸

Roli juaj është i pazëvendësueshëm – që nga shtatzënia, lindja e deri në vitet e para të jetës së fëmijës. Ju jeni mbështetje, siguri dhe udhërrëfyese për çdo nënë në një nga periudhat më të rëndësishme të jetës së saj.

Në kuadër të programit për vizita në shtëpi për gratë shtatzëna dhe nënat me fëmijë 0–3 vjeç, vlerësojmë lart angazhimin tuaj të palodhshëm për të sjellë kujdes cilësor dhe të afërt për çdo familje.

Faleminderit për gjithçka që bëni çdo ditë! 💙

📍 Seancat logopedike në QKMF ofrohen për fëmijë të të gjitha moshave, sipas nevojës. Ndërsa gjatë vizitave në shtëpi rea...
16/04/2026

📍 Seancat logopedike në QKMF ofrohen për fëmijë të të gjitha moshave, sipas nevojës. Ndërsa gjatë vizitave në shtëpi realizohen vetëm këshillime dhe rekomandime për prindërit e fëmijëve të moshës 0–3 vjeç.

📊 Gjatë muajit mars janë realizuar mbi 40 seanca dhe vlerësime logopedike, duke dëshmuar rëndësinë dhe nevojën për këtë shërbim në komunitet.

👶🤱 Investimi në vitet e para të jetës është hapi më i rëndësishëm për një zhvillim të shëndetshëm të fëmijës.

📞 Për informata dhe caktim termini: 044-212-998

29/03/2026

Një hap i rëndësishëm drejt mirëqenies së nënës dhe fëmijës 🤍

Në këtë reportazh, koordinatorja e programit për vizitat në shtëpi prezanton nga afër punën dhe përkushtimin tonë në mbështetje të grave shtatzëna dhe nënave me fëmijë 0–3 vjeç.

Programi ynë synon të ofrojë kujdes, këshillim dhe edukim shëndetësor direkt në familje, duke ndikuar pozitivisht në zhvillimin e hershëm të fëmijëve dhe mirëqenien e nënave.

Jemi krenarë që jemi pjesë e këtij progresi dhe kontribuojmë në një të ardhme më të shëndetshme për gjeneratat e reja.

Në kuadër të Programit të Vizitave në Shtëpi, infermieret tona ofrojnë këshillim të vazhdueshëm për gratë shtatzëna, duk...
17/03/2026

Në kuadër të Programit të Vizitave në Shtëpi, infermieret tona ofrojnë këshillim të vazhdueshëm për gratë shtatzëna, duke i përgatitur ato për procesin e lindjes dhe organizimin e çantës së lindjes.
Gjatë vizitës realizohet edhe matja e shenjave vitale dhe ofrohet mbështetje për një shtatzëni të shëndetshme dhe të sigurt.

🤱 Vizita në shtëpi – kujdes profesional për nënën dhe fëmijën (0–3 vjeç)-Komuna e Prishtinës 👶Programi ynë i vizitave në...
04/03/2026

🤱 Vizita në shtëpi – kujdes profesional për nënën dhe fëmijën (0–3 vjeç)-Komuna e Prishtinës 👶

Programi ynë i vizitave në shtëpi synon të ofrojë mbështetje të vazhdueshme dhe të personalizuar për gruan shtatzënë dhe nënën me fëmijë, duke pasur në fokus të veçantë gjidhënien dhe zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës.

📸 Në foton e parë, infermierja këshillon nënën rreth gjidhënies: pozita e duhur e foshnjës, kapja korrekte e gjirit, komoditeti i nënës dhe përgjigjet për pyetjet më të shpeshta që ndihmojnë në një përvojë të suksesshme dhe të sigurt të gjidhënies.

📸 Në foton e dytë, realizohet monitorimi i rritjes dhe zhvillimit të fëmijës përmes matjes së peshës, gjatësisë dhe perimetrit të kokës, si dhe këshillimi i nënës për ushqyerjen, kujdesin ditor dhe shenjat që duhen vëzhguar.

💙 Përmes këtij programi, ne synojmë:

të forcojmë gjidhënien si baza më e mirë për shëndetin e foshnjës,

të rrisim vetëbesimin e nënave,

të sigurojmë mbështetje profesionale në ambientin më të rehatshëm – në shtëpi.

Sepse një fillim i shëndetshëm është themeli i një të ardhmeje të sigurt. 🌱

Të voglat gjëra bëjnë dallimin e madh 💕Me programin tonë të vizitave në shtëpi, ne jemi pranë grave shtatzëna dhe nënave...
27/01/2026

Të voglat gjëra bëjnë dallimin e madh 💕
Me programin tonë të vizitave në shtëpi, ne jemi pranë grave shtatzëna dhe nënave me fëmijë deri në 3 vjeç, duke ofruar kujdes, këshillim dhe mbështetje profesionale.
🏠 Vizita në shtëpi
👩‍⚕️ Përkujdesje e sigurt dhe e dedikuar
✅ Pa pagesë

13/01/2026

Sot, gjatë vizitës së Kryetarit Perparim Rama tek një familje e prekur nga vërshimet dhe në gjendje të rëndë ekonomike e shtëpiake, ishin të pranishme edhe infermieret e vizitave në shtëpi, duke ofruar kujdes shëndetësor për nënën dhe foshnjën e sapolindur. Kujdesi për shëndetin e nënës dhe fëmijës mbetet prioritet edhe në rrethana të vështira.

Vizitat ne shtepi vazhdojne me perkushtim dhe kujdes maksimal 👩‍⚕️👶Gjate kontrollit te rregullt shendetesor, doktoresha ...
23/12/2025

Vizitat ne shtepi vazhdojne me perkushtim dhe kujdes maksimal 👩‍⚕️👶
Gjate kontrollit te rregullt shendetesor, doktoresha se bashku me infermieret po ofron vleresim te detajuar, keshillim dhe ndjekje profesionale per nenen dhe femijen, direkt ne ambientin e shtepise.

Kujdes i vazhdueshem, mbeshtetje dhe sherbim cilesor aty ku ka me se shumti nevoje.

Address

Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 15:00
Tuesday 08:00 - 15:00
Wednesday 08:00 - 15:00
Thursday 08:00 - 15:00
Friday 08:00 - 15:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Përkujdesje në Shtëpi për Nënat dhe Fëmijët 0-3 vjeç posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share