Oda e Farmacistëve të Kosovës

Oda e Farmacistëve të Kosovës Faqja zyrtare e OFK-së

Konstituohet Këshilli Drejtues i OFK-së; Shefqet Mehmetukaj kryetar, Nita Kelmendi zëvendëskryetareKëshilli Drejtues i O...
04/08/2026

Konstituohet Këshilli Drejtues i OFK-së; Shefqet Mehmetukaj kryetar, Nita Kelmendi zëvendëskryetare

Këshilli Drejtues i Odës së Farmacistëve të Kosovës mbajti sot mbledhjen e tij konstituive, në të cilën u zgjodhën z. Shefqet Mehmetukaj në funksionin e Kryetarit të Këshillit Drejtues dhe znj. Nita Kelmendi në funksionin e Zëvendëskryetares së Këshillit Drejtues, pozita të parapara me ndryshimet e fundit statutore të Odës.

Gjatë mbledhjes, Këshilli Drejtues shqyrtoi ndryshimet e fundit legjislative në sektorin farmaceutik, për të cilat u zhvillua diskutim dhe u nxorën rekomandime për veprimet e mëtejshme institucionale.
Po ashtu, u miratua një kërkesë për solidaritet dhe ndihmë reciproke, si dhe u autorizua fillimi i analizës dhe përgatitjes së ndryshimeve në legjislacionin e brendshëm të Odës.

Me konstituimin e tij, Këshilli Drejtues fillon ushtrimin e përgjegjësive në mandatin e ri, me synim forcimin e rolit institucional të Odës dhe avancimin e interesave të profesionit farmaceutik.

Bashkëpunimi mbarëkombëtar në shërbim të avancimit të profesionit farmaceutikNë kuadër të bashkëpunimit ndërinstituciona...
23/07/2026

Bashkëpunimi mbarëkombëtar në shërbim të avancimit të profesionit farmaceutik

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, z. Kadri Bytyqi, së bashku me zëvendëskryetaret znj. Jehona Hakaj dhe znj. Adelina Surdulli, zhvilluan një vizitë në Shoqatën e Farmacistëve Shqiptarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku u pritën nga kryetarja e Shoqatës, znj. Arijeta Shabani, nënkryetari z. Agim Ameti, z. Ymer Ymeri dhe drejtori i Agjencisë për Barna dhe Pajisje Mjekësore të RMV-së, z. Sabri Aliti.

Vizita u realizua në kuadër të përgatitjeve për Konferencën e III-të Farmaceutike, e cila do të mbahet më 19–20 shtator 2026 në Tetovë.

Gjatë takimit u diskutua për edukimin e vazhdueshëm profesional, proceset e licencimit dhe rilicencimit, zhvillimin institucional të organizatave profesionale, si dhe mundësitë e bashkëpunimit në iniciativa të përbashkëta për avancimin e profesionit farmaceutik.

OFK shprehu gatishmërinë për të ndarë përvojën dhe ekspertizën e saj në mbështetje të zhvillimit të Shoqatës, ndërsa përfaqësuesit e saj falënderuan OFK-në për mbështetjen dhe këshillimin profesional.

Në përfundim të takimit, të dyja palët u dakorduan të thellojnë bashkëpunimin përmes organizimit të aktiviteteve të përbashkëta, shkëmbimit të përvojave dhe koordinimit të iniciativave që kontribuojnë në zhvillimin e profesionit farmaceutik dhe mbrojtjen e interesave të farmacistëve në të dy vendet.

NJOFTIM PËR DËRGIMIN E ABSTRAKTEVE NË KONFERENCËN E III-të FARMACEUTIKE “VIZIONE PËR FARMACEUTIKËN E SË ARDHMES”, e cila...
21/07/2026

NJOFTIM PËR DËRGIMIN E ABSTRAKTEVE NË KONFERENCËN E III-të FARMACEUTIKE “VIZIONE PËR FARMACEUTIKËN E SË ARDHMES”, e cila organizohet nga Shoqata e Farmacistëve Shqiptarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Konferenca do të mbahet me date 19-20 shtator 2026, në ambientet e hotel “Mercur” në Tetovë.

Abstrakti duhet të jetë në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.
Autorët duhet të dërgojnë abstraktin e punimit deri më datë 20.07.2026 në formë elektronike në e-mail adresën e SHFSHMV: [email protected]

Gjithashtu, ju njoftojmë se kanë filluar regjistrimet për pjesëmarrje në Konferencë.

Eventi është në proces akreditimi nga Oda e Farmacistëve në RMV.

Regjistrohuni online në:
https://shfsh.mk/regjistrimi/

NJOFTIM PËR DËRGIMIN E ABSTRAKTEVE NË KONFERENCËN E III-të FARMACEUTIKE “VIZIONE PËR FARMACEUTIKËN E SË ARDHMES”, e cila organizohet nga Shoqata e Farmacistëve Shqiptarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Konferenca do të mbahet me date 19-20 shtator 2026, në ambientet e hotel “Mercur” në Tetovë.

Abstrakti duhet të jetë në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.
Autorët duhet të dërgojnë abstraktin e punimit deri më datë 20.07.2026 në formë elektronike në e-mail adresën e SHFSHMV: [email protected]

Gjithashtu, ju njoftojmë se kanë filluar regjistrimet për pjesëmarrje në Konferencë.

Eventi është në proces akreditimi nga Oda e Farmacistëve në RMV.

Regjistrohuni online në:
https://shfsh.mk/regjistrimi/

• Pjesëmarrja në konferencë - 3000 denarë,
• Për anëtarët pjesëmarrja është pa 1500 denarë
(të jetë bërë pagesa e antarësimit për vitin 2026, 1000 denarë)
• Pjesëmarrja në darkën solemne - 1500 denarë
• Pjesëmarrja në konferencë për studentë të Farmacisë është pa pagesë ndërsa pjesëmarrja në darkën solemne – 1000 denarë
Për informacione të mëtejshme na kontaktoni në:

e-mail: [email protected]
website: www.shfsh.mk

Kuvendi i Odës së Farmacistëve të Kosovës konstituoi organet për mandatin 2026–2030Oda e Farmacistëve të Kosovës mbajti ...
11/07/2026

Kuvendi i Odës së Farmacistëve të Kosovës konstituoi organet për mandatin 2026–2030

Oda e Farmacistëve të Kosovës mbajti Kuvendin e radhës, në të cilin u bë konstituimi i organeve të Odës për mandatin 2026–2030.

Me propozimin e Kryetarit të Odës së Farmacistëve të Kosovës, z. Kadri Bytyqi, Kuvendi zgjodhi znj. Jehona Hakajdhe znj. Adelina Surdulli në funksionin e Zëvendëskryetareve të Odës së Farmacistëve të Kosovës.

Po ashtu, Kuvendi konstituoi edhe organet e tjera të Odës në këtë përbërje:

Këshilli Drejtues
• Drilon Gashi – Anëtar
• Ismail Shurdhaj – Anëtar
• Leart Basha – Anëtar
• Nita Kelmendi – Anëtare
• Shefqet Mehmetukaj – Anëtar

Këshilli Mbikëqyrës
• Hava Redenica – Kryetare
• Astrit Bakiqi – Zëvendëskryetar
• Adem Qabrati – Anëtar
• Arieta Aliu Bllaca – Anëtare
• Ilir Luzha – Anëtar

Këshilli Etik
• Gylshen Dushi – Kryetare
• Gazmend Demiri – Zëvendëskryetar
• Elham Caka – Anëtar
• Ganimete Vokrri – Anëtare

Gjyqi i Nderit
• Durim Surdulli – Kryetar
• Lekë Këpuska – Zëvendëskryetar
• Fitore Fejzullah Kajolli – Anëtare
• Ramadan Ademaj – Anëtar

Prokurori i Odës
• Habib Luma – Prokuror i Odës

Në përmbyllje të punimeve, Kuvendi uroi të gjithë të zgjedhurit për detyrat dhe përgjegjësitë e reja, duke shprehur besimin se funksionet e tyre do t’i ushtrojnë me profesionalizëm, integritet dhe përkushtim, në përputhje me pritjet e komunitetit të farmacistëve dhe në shërbim të avancimit të profesionit farmaceutik në Republikën e Kosovës.

Gjatë ditës së sotme, Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, z. Kadri Bytyqi, i shoqëruar nga Zëvendëskryetarja e O...
08/07/2026

Gjatë ditës së sotme, Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, z. Kadri Bytyqi, i shoqëruar nga Zëvendëskryetarja e OFK-së, znj. Jehona Hakaj, priti në zyrat e OFK-së Dr. Gerhard Klinger, Drejtor i Genericon Pharma, së bashku me ekipin e tij mbështetës.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet dhe risitë legjislative në Republikën e Kosovës, si dhe për propozimet dhe idetë e njërit prej furnizuesve kryesorë të produkteve farmaceutike lidhur me përmirësimin e sektorit farmaceutik në vend.

Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet institucioneve dhe industrisë farmaceutike për krijimin e një mjedisi më të favorshëm për zhvillimin e tregut farmaceutik.

Në takim u riafirmua angazhimi i Odës së Farmacistëve të Kosovës për të mbështetur iniciativa që kontribuojnë në përmirësimin e legjislacionit, forcimin e sistemit farmaceutik dhe krijimin e kushteve që Republika e Kosovës të jetë një destinacion gjithnjë e më atraktiv për kompanitë e mëdha farmaceutike me cilësi të dëshmuar të produkteve farmaceutike, me qëllim sigurimin e një furnizimi të qëndrueshëm dhe cilësor të tregut me barna, në interes të pacientëve dhe profesionistëve shëndetësorë.

Me këtë rast, Oda e Farmacistëve të Kosovës shprehu mirënjohjen e saj ndaj Genericon Pharma për mbështetjen e dhënë si sponsor kryesor i Konferencës Kombëtare “Politikat Shëndetësore për Farmaci: Nga Standardet Evropiane në Zbatim Kombëtar”, e mbajtur në maj 2026. U vlerësua lart kontributi i kompanisë në mbështetjen e aktiviteteve profesionale dhe shkencore që promovojnë zhvillimin e profesionit farmaceutik dhe avancimin e kujdesit shëndetësor në Republikën e Kosovës.

Të nderuar anëtarë,Ju njoftojmë se ka hyrë në fuqi Udhëzimi Administrativ (Shëndetësi) Nr. 03/2026 për Plotësimin dhe Nd...
02/07/2026

Të nderuar anëtarë,

Ju njoftojmë se ka hyrë në fuqi Udhëzimi Administrativ (Shëndetësi) Nr. 03/2026 për Plotësimin dhe Ndryshimin e Udhëzimit Administrativ (Shëndetësi) Nr. 01/2015 për Autorizimin për Marketing për Produkte Medicinale, i publikuar në Gazetën Zyrtare më 26 qershor 2026.

Oda e Farmacistëve të Kosovës mirëpret miratimin e këtij udhëzimi administrativ dhe shpreh mirenjohjen per Ministrine për përmirësimin e kornizës rregullatore të përcaktuar me këtë udhëzim administrativ.
Ndryshimet e miratuara përfaqësojnë një hap të rëndësishëm drejt liberalizimit të tregut të produkteve medicinale në Republikën e Kosovës.

Përmes zgjerimit të mundësive për autorizim për marketing dhe harmonizimit të kritereve me standardet evropiane, ky udhëzim pritet të eliminojë monopolet që kanë ekzistuar gjatë Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2015, të rrisë konkurrueshmërinë në treg, të lehtësojë furnizimin me produkte medicinale dhe të sigurojë qasje më të gjerë të pacientëve në barna cilësore dhe të sigurt

Teksti i plotë i Udhëzimit Administrativ gjendet i bashkëngjitur këtij njoftimihttps://msh.rks-gov.net/Documents/DownloadDocument?fileName=Udh%C3%ABz43360324.8008.pdf

𝐊𝐫𝐲𝐞𝐭𝐚𝐫ë𝐭 𝐞 𝐎𝐝𝐚𝐯𝐞 𝐭ë 𝐏𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐬𝐭ë𝐯𝐞 𝐒𝐡ë𝐧𝐝𝐞𝐭ë𝐬𝐨𝐫ë 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐮𝐚𝐧 𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐧ë 𝐨𝐛𝐣𝐞𝐤𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐬𝐡ë𝐦 𝐭ë 𝐎𝐝𝐚𝐯𝐞.Kryetarët e Odave të ...
25/06/2026

𝐊𝐫𝐲𝐞𝐭𝐚𝐫ë𝐭 𝐞 𝐎𝐝𝐚𝐯𝐞 𝐭ë 𝐏𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐬𝐭ë𝐯𝐞 𝐒𝐡ë𝐧𝐝𝐞𝐭ë𝐬𝐨𝐫ë 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐮𝐚𝐧 𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐧ë 𝐨𝐛𝐣𝐞𝐤𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐬𝐡ë𝐦 𝐭ë 𝐎𝐝𝐚𝐯𝐞.

Kryetarët e Odave të Profesionistëve Shëndetësorë realizuan një vizitë në vendpunishten ku po zhvillohen punimet për ndërtimin e objektit të ri të Odave të Profesionistëve Shëndetësorë.

Gjatë vizitës, ata u pritën dhe u informuan nga inxhinieri mbikëqyrës lidhur me ecurinë e punimeve, i cili bëri të ditur se ndërtimi po zhvillohet sipas planit dinamik, në përputhje me standardet e përcaktuara dhe brenda afateve ligjore e kontraktuale. Sipas tij, përfundimi i objektit pritet të realizohet në afatin e paraparë me kontratë.

Kryetarët e Odave shprehën kënaqësinë për progresin e deritanishëm të punimeve, duke theksuar rëndësinë strategjike që ka ky projekt për sistemin e vetërregullimit të profesioneve shëndetësore në Republikën e Kosovës.

Ndërtimi i këtij objekti përbën një investim me rëndësi të veçantë institucionale, i cili do të krijojë kushte moderne dhe funksionale për ushtrimin e kompetencave ligjore të Odave, do të rrisë efikasitetin institucional dhe do të përmirësojë cilësinë e shërbimeve që u ofrohen anëtarëve të të gjitha Odave të Profesionistëve Shëndetësorë.

Ky objekt do të shërbejë si një qendër e përbashkët institucionale, duke fuqizuar bashkëpunimin ndërmjet odave dhe duke kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të sistemit shëndetësor në vend.

𝐊𝐫𝐲𝐞𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐎𝐅𝐊-𝐬ë 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐨𝐧 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐒𝐩𝐢𝐭𝐚𝐥𝐢𝐭 𝐑𝐚𝐣𝐨𝐧𝐚𝐥 𝐭ë 𝐕𝐮𝐬𝐡𝐭𝐫𝐫𝐢𝐬ëKryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, z. Kadri...
22/06/2026

𝐊𝐫𝐲𝐞𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐎𝐅𝐊-𝐬ë 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐨𝐧 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐒𝐩𝐢𝐭𝐚𝐥𝐢𝐭 𝐑𝐚𝐣𝐨𝐧𝐚𝐥 𝐭ë 𝐕𝐮𝐬𝐡𝐭𝐫𝐫𝐢𝐬ë

Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, z. Kadri Bytyqi, i shoqëruar nga Zëvendëskryetari i OFK-së, z. Astrit Haxhijaha, zhvilluan një vizitë te Drejtori i sapozgjedhur i Spitalit Rajonal të Vushtrrisë, Mr. Ph. Besim Muzaqi.

Me këtë rast, Kryetari Bytyqi e uroi z. Muzaqi për marrjen e detyrës së re, duke vlerësuar lart përvojën e tij profesionale, institucionale dhe kontributin shumëvjeçar në avancimin e profesionit farmaceutik dhe të sistemit shëndetësor në Kosovë.

Z. Muzaqi është një emër i njohur për komunitetin farmaceutik dhe për publikun e gjerë, duke qenë për shumë vite i angazhuar në pozita të rëndësishme profesionale dhe publike. Ai ka shërbyer si Kryetar i Shoqatës së Farmacistëve të Kosovës, anëtar i Kuvendit Themelues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, Nënkryetar i Komunës së Vushtrrisë dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Oda e Farmacistëve e Kosovës ndihet veçanërisht krenare që kolegët tanë farmacistë po marrin përgjegjësi udhëheqëse në institucionet më të rëndësishme shëndetësore të vendit. Emërimi i z. Besim Muzaqi në Spitalin Rajonal të Vushtrrisë dhe i z. Hilmi Shala në Spitalin Rajonal të Gjakovës është një dëshmi e profesionalizmit, integritetit dhe kapaciteteve menaxheriale që farmacistët e Kosovës kanë ndërtuar ndër vite.

Jemi të bindur se kolegu jonë, z. Muzaqi ashtu siq ka dëshmuar deri më tani edhe z. Shala, me përvojën e tij të pasur profesionale, njohjen e thellë të sistemit shëndetësor dhe përkushtimin ndaj interesit publik, do të jetë shembull i suksesshëm i udhëheqjes moderne në shëndetësi.

Puna e tij pritet të shërbejë si model dhe frymëzim për profesionistët e tjerë shëndetësorë, duke dëshmuar se farmacistët mund të japin kontribut të jashtëzakonshëm jo vetëm në fushën e tyre profesionale, por edhe në menaxhimin dhe zhvillimin strategjik të institucioneve shëndetësore publike.

Oda e Farmacistëve e Kosovës u uron kolegëve tanë shumë suksese në përmbushjen e misionit të tyre në shërbim të pacientëve dhe të sistemit shëndetësor të Republikës së Kosovës.

𝐌𝐫. 𝐏𝐡. 𝐊𝐚𝐝𝐫𝐢 𝐁𝐲𝐭𝐲𝐪𝐢 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐞𝐭  𝐊𝐫𝐲𝐞𝐭𝐚𝐫 𝐢 𝐎𝐅𝐊-𝐬𝐞 𝐩ë𝐫 𝐦𝐚𝐧𝐝𝐚𝐭𝐢𝐧 𝟐𝟎𝟐𝟔–𝟐𝟎𝟑𝟎Kuvendi i Odës të Farmacistëve të Kosovës (OFK), n...
16/06/2026

𝐌𝐫. 𝐏𝐡. 𝐊𝐚𝐝𝐫𝐢 𝐁𝐲𝐭𝐲𝐪𝐢 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐞𝐭 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐭𝐚𝐫 𝐢 𝐎𝐅𝐊-𝐬𝐞 𝐩ë𝐫 𝐦𝐚𝐧𝐝𝐚𝐭𝐢𝐧 𝟐𝟎𝟐𝟔–𝟐𝟎𝟑𝟎

Kuvendi i Odës të Farmacistëve të Kosovës (OFK), në mbledhjen e mbajtur sot , zgjedhi z. Kadri Bytyqi në detyrën e Kryetarit të OFK-së për mandatin katërvjeçar 2026–2030.

Pas prezantimit të programit dhe vizionit të tij për udhëheqjen e Odës gjatë katër viteve të ardhshme, z. Bytyqi mori mbështetjen e Kuvendit me 53 vota për,3 abstenime dhe 2 kunder.

Gjatë paraqitjes së tij, Kryetari Bytyqi prezantoi 10 shtyllat kryesore të programit, të cilat synon t’i realizojë në përputhje me objektivat dhe prioritetet e strategjisë nacionale për zhvillimin e sektorit farmaceutik.

Në fjalën e tij përmbyllëse, Kryetari Bytyqi theksoi se do të mbetet “njëri nga ju”, por me përgjegjësinë për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e mbi 1,700 anëtarëve të komunitetit farmaceutik. Ai u zotua se frymëzimi dhe udhërrëfyesi kryesor i udhëheqjes së tij do të jetë interesi i komunitetit farmaceutik dhe avancimi i profesionit të farmacistit në Kosovë.

KQZ certifikon përbërjen e Kuvendit dhe shpall hapjen e afatit per kandidim për Kryetar të OFK-sëKQZ, në mbledhjen e mba...
06/06/2026

KQZ certifikon përbërjen e Kuvendit dhe shpall hapjen e afatit per kandidim për Kryetar të OFK-së

KQZ, në mbledhjen e mbajtur gjatë ditës së sotme, ka certifikuar Listën Përfundimtare të Anëtarëve të Kuvendit të OFK-së për mandatin 2026–2030, e cila përbëhet nga 59 anëtarë.

Pas certifikimit të Listës Përfundimtare të Kuvendit, KQZ ka hapur edhe garën për Kryetar të OFK-së.

Kandidatët për Kryetar të OFK-së duhet të plotësojnë këto kushte:
1. Të jenë në listën e certifikuar të anëtarëve të Kuvendit të OFK-së për mandatin 2026–2030;
2. Të kenë mbështetjen e të paktën dhjetë (10) anëtarëve të Kuvendit të OFK-së. Një anëtar i Kuvendit mund të mbështesë vetëm një kandidat, ndërsa kandidati për Kryetar nuk mund të japë nënshkrim mbështetës për veten;
3. Të kenë së paku pesë (5) vjet përvojë pune në fushën e farmacisë;
4. Të mos jenë të dënuar për shkelje të Kodit të Etikës dhe për vepër penale;
5. Të mos jenë persona të zgjedhur apo të emëruar në funksione tjera publike dhe politike, përveç funksioneve profesionale mjekësore dhe në mësimdhënie.

Kandidatura për Kryetar duhet të përmbajë këtë dokumentacion:
a. Aplikacionin e përcaktuar nga KQZ;
b. CV-në dhe programin e kandidatit për Kryetar;
c. Kopjen e licencës së punës;
d. Vërtetimin e Kodit Etik;
e. Certifikata mbi dënimin penal nga gjykata nuk kërkohet, pasi kandidatët e kanë dorëzuar të njëjtën me rastin e aplikimit për anëtar të Kuvendit;
f. Deklaratën mbi konfliktin e interesit dhe deklaratën nën betim se kandidati nuk është person i zgjedhur apo i emëruar në funksione tjera publike dhe politike, përveç funksioneve profesionale mjekësore dhe në mësimdhënie.

Kandidatura dorëzohet fizikisht në zyrat e OFK-së, nga data 06.06.2026 deri më 11.06.2026, nga ora 08:30 deri në ora 15:30.

Aplikacioni i kandidimit, deklarata mbi konfliktin e interesit, deklarata nën betim, si dhe rregullat e sjelljes të miratuara nga KQZ, shkarkohen nga web faqja e OFK-së.

Vendimi se bashku me formularin e aplikimit per Kryetar dhe Deklaratat nen betim shkarkohet ketuhttps://ofk-rks.net/wp-content/uploads/2026/06/V-aplikacioni-dhe-deklarata-per-kryetar.pdf

Vendimi per certifikimin e anetareve te Kuvendit shkarkohet ketuhttps://ofk-rks.net/wp-content/uploads/2026/06/Vendimi-per-certifikimin-e-anetareve-te-Kuvendit.pdf

VENDIM për miratimin e rregullave për sjelljen zgjedhore gjatë procesit të kandidimit dhe zgjedhjes së Kryetarit/es të Odës së Farmacistëve të Kosovës shkarkohet ketuhttps://ofk-rks.net/wp-content/uploads/2026/06/Rregullat-e-sjelljes-ne-fushate-per-kryetar.pdf

Address

Qamil Bala
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Oda e Farmacistëve të Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Oda e Farmacistëve të Kosovës:

Shortcuts

Share