Dr.Besnik H.Ibishi

Dr.Besnik H.Ibishi Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Dr.Besnik H.Ibishi, Doctor, Pristina.

Kërkesë për ndihmë për Xhevahire Bunjakun nga Kamenica.Mesazhi nga Familja:Të dashur miq,Me zemër të rënduar, por edhe m...
31/07/2026

Kërkesë për ndihmë për Xhevahire Bunjakun nga Kamenica.

Mesazhi nga Familja:
Të dashur miq,

Me zemër të rënduar, por edhe me shumë shpresë, sot po ju drejtohemi juve.

Nëna jonë e dashur, Xhevahire Bunjaku (e lindur në vitin 1970), është një bashkëshorte e dashur, nënë e dy fëmijëve dhe një gjyshe krenare e një mbese dhe një nipi, të cilët i do më shumë se çdo gjë në botë. ❤️

Për më shumë se një vit, ajo po lufton kundër kancerit. Që nga momenti i diagnostikimit, ne si familje kemi bërë gjithçka që kemi mundur për ta ndihmuar. Kemi shpenzuar kursimet tona, kemi bërë shumë sakrifica dhe deri tani i kemi përballuar vetë të gjitha shpenzimet e trajtimeve.

Nëna jonë ka kaluar tashmë nëpër dy operacione në Kosovë. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve dhe sakrificave tona, rruga e saj vazhdon të jetë shumë e vështirë dhe ajo ka nevojë urgjente për trajtime të tjera.

Tani kemi mundësinë që trajtimin e saj ta vazhdojmë në Turqi. Atje shohim një shpresë të re dhe besojmë se ajo mund të ketë një mundësi më të mirë për të vazhduar luftën kundër kësaj sëmundjeje të rëndë. Por shpenzimet për trajtimin, ilaçet, ekzaminimet, operimin dhe qëndrimin janë shumë të larta, dhe ne nuk jemi më në gjendje ta përballojmë këtë barrë të vetëm.

Nëna jonë ka nevojë urgjente për ndihmë për trajtimin e saj. Çdo donacion dhe çdo shpërndarje e kësaj thirrjeje ka një rëndësi të madhe për ne. Ju falënderojmë nga zemra për çdo mbështetje dhe ndihmë që na ofroni.

Të dashur miq, Me zemër të rënduar, por edhe me shumë shpresë, sot po ju drej… Xhevahire Bunjaku needs your support for Help Our Mother Fight Cancer

14/07/2026

Një sistem shëndetësor sado modern që është, nuk mund të funksionojë si duhet pa financim të vazhdueshëm.Për me pasur shërbime më të mira duhet me investu në mjekë, infermierë, pajisje, barna dhe infrastrukturë.

Kosova nuk e ka problemin te mungesa e kuadrove. Përkundrazi, nëse nuk e dini sipas odës së mjekëve ne kemi me qindra mjekë specialistë e mjekë të përgjithshëm të papunë, si dhe mijëra infermierë. Problemi është se nuk ka financim të mjaftueshëm dhe nuk po shfrytëzohet potenciali që e kemi.

Për këtë arsye, funksionalizimi i sigurimeve shëndetësore duhet të jetë një nga prioritetet kryesore. Kjo do të siguronte më shumë mjete për sistemin publik, më shumë vende pune për profesionistët shëndetësorë dhe investime në spitale, klinika e pajisje moderne.

Po ashtu, duhet të ketë mbikëqyrje më të madhe ndaj institucioneve private. Sistemi privat është pjesë e rëndësishme e shëndetësisë, por sistemi publik duhet të mbetet baza dhe të përkrahet vazhdimisht.

Në fund, duhet ta kemi parasysh se edhe vendet perëndimore nuk e kanë një sistem të përkryer. Edhe ato përballen me probleme financiare, por sidomos me mungesë të stafit shëndetësor. Ne në Kosovë e kemi sfidën kryesisht te financimi, por kuadro kemi. Prandaj, duhet t'i vlerësojmë dhe t'i mbajmë profesionistët tanë, të krijojmë kushte që ata të mos largohen jashtë vendit. Nëse arrijmë ta ruajmë stafin që e kemi dhe të investojmë me mençuri në sistem, edhe problemet financiare do të jenë më të lehta për t'u përballuar në të ardhmen.

Shëndetësia nuk është shpenzim, por investim për të ardhmen e një shteti.

Ai momenti kur del nga puna pas një kujdestarie 24-orëshe... Një ndjenjë që vetëm mjekët dhe ata që punojnë me turne të ...
06/07/2026

Ai momenti kur del nga puna pas një kujdestarie 24-orëshe... Një ndjenjë që vetëm mjekët dhe ata që punojnë me turne të gjata mund ta kuptojnë. Lodhja është e madhe. Kthehesh në shtëpi, fle, pushon, një kafe... dhe dita kalon pothuajse e tëra në rikuperim.

Nesër është një ditë e re, një fillim i ri.

Zoti na mundësoftë që çdo ditë të jetë e hajrit për secilin prej nesh. 🤲

04/07/2026

"Time is Brain".

Kur sistemi shëndetësor funksionon si duhet...

Një pacient paraqitet në urgjencë me paralizë të plotë të njërës anë të trupit dhe çrregullim të të folurit. Ambulanca e njofton spitalin para mbërritjes.

🔹 Brenda 8 minutash nga mbërritja realizohen ekzaminimi neurologjik nga mjeku, bëhet CT-ja dhe CTA.
🔹 Pra brenda 20 minutash përfundon i gjithë procesi diagnostik: kontrolla e Neurologut, ekzaminimi dhe interpretimi radiologjik, vendoset diagnoza dhe, sipas protokolleve, fillon Lysetherapie (tromboliza).
🔹 Brenda 30 minutash organizohet transporti me helikopter drejt një qendre të specializuar për trombektomi mekanike. Atje posarrin pritet nga mjeku neuroradiologu dhe realizohet trombektomia mekanike.Pacienti vendoset në intensiv sipas protokollit.

Të nesërmen, pacienti flet normalisht dhe dhe nuk ka paralizë.

Çfarë pune, çfarë rezultati për pacientin 👌🏻

Ky nuk është thjesht sukses i një mjeku, por i një sistemi ku neurologët, radiologët, neuroradiologët, ekipi i urgjencës, infermierët dhe shërbimi ajror punojnë në harmoni. Në goditjen në tru, çdo minutë ka vlerë.

Sa keq kur tek ne ende mungon një sistem i tillë funksional dhe pacienti pëson dhe mbetet i paralizuar tërë jetën 🙃

🧠 A e dini se vendi i goditjes në tru varet nga arteria e bllokuar?Jo të gjitha insultet cerebrale janë të njëjta. Simpt...
19/06/2026

🧠 A e dini se vendi i goditjes në tru varet nga arteria e bllokuar?

Jo të gjitha insultet cerebrale janë të njëjta. Simptomat neurologjike varen nga territori vaskular i prekur, sepse çdo arterie furnizon zona të ndryshme të trurit me gjak dhe oksigjen.

🟢 ACA – Arteria Cerebri Anterior

📍 Furnizon pjesën mediale të lobit frontal dhe parietal.
🔹 Dobësi e këmbës kontralaterale > krahut
🔹 Humbje ndjeshmërie në këmbë
🔹 Apati dhe mungesë iniciative 🔹 Ndryshime të sjelljes dhe personalitetit
🔹 Inkontinencë urinare

🔴 MCA – Arteria Cerebri Media
📍 Arteria më shpesh e prekur në insultin cerebral.
🔹 Dobësi e fytyrës dhe krahut kontralateral
🔹 Humbje ndjeshmërie e fytyrës dhe krahut
🔹 Devijim i shikimit drejt lezionit 🔹 Hemianopsi homonime
🔹 Afazi (kur preket hemisfera dominante)
🔹 Neglizhencë hapësinore (kur preket hemisfera jo-dominante)

🟣 PCA – Arteria Cerebri

Posterior 📍 Furnizon lobin oksipital dhe pjesë të lobit temporal.
🔹 Hemianopsi homonime kontralaterale
🔹 Humbje e fushës vizuale
🔹 Halucinacione vizuale
🔹 Probleme me kujtesën
🔹 Alexia pa agrafi

🟡 Arteria Basilaris 📍 Furnizon trungun cerebral.
🔹 Vertigo e rëndë
🔹 Diplopi
🔹 Disartri
🔹 Disfagi
🔹 Tetraparezë
🔹 Çrregullime të vetëdijes
🔹 Locked-in syndrome

🔵 PICA – Posterior Inferior

Cerebellar Artery 📍
Shkakton Sindromën Wallenberg.
🔹 Marramendje
🔹 Nauze dhe të vjella
🔹 Ataksi
🔹 Disfagi
🔹 Disfoni
🔹 Horner ipsilateral

🧠 Mos i injoroni kokëdhimbjet e forta, të papritura dhe të vazhdueshme!Shumica e kokëdhimbjeve janë të padëmshme dhe kal...
15/06/2026

🧠 Mos i injoroni kokëdhimbjet e forta, të papritura dhe të vazhdueshme!

Shumica e kokëdhimbjeve janë të padëmshme dhe kalojnë me pushim ose trajtim të thjeshtë. Megjithatë, një kokëdhimbje që shfaqet papritur, është më e fortë se zakonisht ose vazhdon për ditë të tëra nuk duhet të neglizhohet.

Në disa raste, edhe kur mungojnë simptoma të tjera si të vjellurat, paraliza, çrregullimet e të folurit apo humbja e vetëdijes, një kokëdhimbje e fortë mund të jetë shenjë e një problemi serioz.

⚠️ Kërkoni vlerësim mjekësor nëse:
• Kokëdhimbja është e re dhe e pazakontë për ju.
• Është shumë e fortë ose shfaqet papritur.
• Vazhdon për disa ditë pa përmirësim.
• Përkeqësohet me kalimin e kohës.
• Ju shqetëson më shumë se çdo kokëdhimbje që keni pasur më parë.

⏳ Diagnostikimi i hershëm mund të bëjë diferencën mes një trajtimi të suksesshëm dhe komplikimeve serioze.

Mos e neglizhoni atë që trupi juaj përpiqet t'ju tregojë. Një kokëdhimbje e fortë nuk është gjithmonë "vetëm një kokëdhimbje".

🚨 Këshillat në grupe nuk janë diagnozë mjekësore por shpesh të rrezikshme !Në shumë grupe të rrjeteve sociale shohim kom...
09/06/2026

🚨 Këshillat në grupe nuk janë diagnozë mjekësore por shpesh të rrezikshme !

Në shumë grupe të rrjeteve sociale shohim komente ku personat rekomandojnë barna me recetë bazuar vetëm në përvojën e tyre personale. Një shembull është këshilla për përdorimin e Lexilium (Bromazepam) dhe Diklofenakut për çdo dhimbje koke apo migrenë.

Çfarë është migrena?

Migrena është një sëmundje neurologjike që shkakton kriza të përsëritura të dhimbjes së kokës, shpesh të shoqëruara me nauze, të vjella, ndjeshmëri ndaj dritës dhe zhurmës. Jo çdo dhimbje koke është migrenë dhe jo çdo migrenë trajtohet njësoj.

Pse këto këshilla janë problematike?

Lexilium (Bromazepam) nuk është ilaç për migrenën. Është benzodiazepinë që përdoret për ankth dhe tension psikik. Mund të shkaktojë përgjumje, varësi dhe simptoma tërheqjeje pas përdorimit të zgjatur.Pra mjeku ka raste kur e përshkruan por ajo mund të lidhet me probleme tjera dhe ky bari nuk duhet të ipet pa recetë të mjekut.

Diklofenaku mund të ndihmojë në disa raste të migrenës, por përdorimi i shpeshtë pa kontroll mjekësor rrit rrezikun për dëmtime të stomakut, zorrëve, veshkave dhe sistemit kardiovaskular.

Hahahah
06/06/2026

Hahahah

27/05/2026

Të gjithë besimtarëve myslimanë kudo që jetojnë dhe festojnë urime festa e Bajramit.
Zoti e ruajt Kosovën dhe popullin e saj!

24/05/2026

Flasim për politik të dështuar dhe të korruptuar, por rrallëherë si shoqeri shohim veten në pasqyrë!

Kur dikush shet 1 kg mjaltë 20-30€, një Kurban 300€, produktet e qumështit më shtrenjtë se në shumë vende të Evropës, kur një frizurë kushton më shumë se një kontroll mjekësore, kur abuzohet me çmimet në ndërtim, zanate e deri te firmat e mëdha, atëherë problemi nuk është vetëm te politika por politika është pasqyrë e shoqërisë.
Nëse secili e shfrytëzon mundësinë për të fituar pa masë sa herë që i jepet rasti, atëherë nuk duhet të habitemi për politikën që kemi.
Pra, para se të kërkojmë ndryshim nga të tjerët, duhet të ndryshojmë mënyrën si sillemi vetë si popull karshi rrethanave dhe gjendjes së përgjithshme.

P.s një shtet me mekanizma funksional nese nuk mund të ndikojë drejtpërdrejt sepse sot na qenka treg i lire, sepaku do duhej qe mekanizmat e mbledhjes se tatimeve të funksionojnë.

Address

Pristina

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dr.Besnik H.Ibishi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category