12/04/2026
Sëmundjet inflamatore të zorrëve (IBD) janë një grup çrregullimesh kronike që shkaktojnë inflamacion të traktit tretës.
Dy format kryesore janë:
1. Sëmundja e Crohn-it
2. Koliti ulceroz
Çfarë ndodhë tek pacientet me këto sëmundje?
Në këto sëmundje, sistemi imunitar reagon duke luftuar vetëveten, pra sulmon indet e zorrëve, duke shkaktuar inflamacion të vazhdueshëm. Kjo mund të çojë në dëmtime të mukozës së zorrëve dhe probleme me përthithjen e ushqyesve.
Simptomat kryesore?
Simptomat mund të ndryshojnë nga një person te tjetri, por zakonisht përfshijnë:
Dhimbje barku dhe ngërçe
Diarre (shpesh kronike, ndonjëherë me gjak)
Humbje peshe
Lodhje e vazhdueshme
Temperaturë (në raste aktive)
Anemi
Pse është e rëndësishme diagnostikimi i hershëm?
Diagnostikimi dhe trajtimi në kohë janë shumë të rëndësishme sepse:
Parandalojnë komplikime serioze (ngushtime të zorrëve, fistula, etj.)
Përmirësojnë cilësinë e jetës
Ulin rrezikun për ndërhyrje kirurgjikale
Ndihmojnë në kontrollin e inflamacionit afatgjatë
Si diagnostikohet?
Mjeku mund të përdorë disa metoda:
Analiza gjaku dhe feçesh
Kolonoskopia
Imazheri (CT, MRI)
Biopsi e indeve të zorrës
Trajtimi
Edhe pse nuk ka trajtim përfundimtare, trajtimi synon të kontrollojë inflamacionin:
Medikamente anti-inflamatore
Imunosupresorë
Terapi biologjike
Dietë e përshtatur
Në disa raste, kirurgji
Dr.Fatmir Arifi
Spec.Internist/Gastroenterolog